LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Altin Dumani ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, ai njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Berisha ka deklaruar se kanë kaluar mbi 3 javë dhe Dumani nuk ka dhënë përgjigje për njoftimin që i është bërë kartelit më të rrezikshëm në Europë, që të arratiseshin. 

13 Qershor 2025, 12:18 Nga I.A
Berisha: Altin Dumani ishte në këtë fushatë thjesht një
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin si ushtar i botës së krimit. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Berisha ka deklaruar se kanë kaluar mbi 3 javë dhe Dumani nuk ka dhënë përgjigje për njoftimin që i është bërë kartelit më të rrezikshëm në Europë, që të arratiseshin. Berisha më tej ka deklaruar se klani Troplini është i lidhur kryekëput me qeverinë dhe se ndihet i mbrojtur. 

"Kaluan mbi tre javë dhe Altin Troplini nuk ka dhënë asnjë përgjigje për njoftimin që u bë klanit apo kartelit më të rrezikshëm në Europë, njoftim i cili u siguroi atyre lirinë dhe largimin. Altin Troplini mbajti për rreth 3 javë në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të bosëve të kartelit të vetëm në Europë që disponon port dhe e ekzekutoi atë ditë pasi bosët e kartelit ishin njoftuar dhe kaluan në fshehtësi, në arrati. Çdo ditë që kalon fakton se Altin Troplini është një bashkëpunëtor në krim me kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë. Gjer sot, shqiptarët nuk kanë asnjë shpjegim.

U përpoq të implikojë Antimafian Italiane, DEA-n amerikane, por një gjë kanë të qartë shqiptarët, se kurrë as Antimafia Italiane, as DEA amerikane nuk kanë njoftuar bosët e kartelit më të rrezikshëm të Europës, Troplinët për t’u larguar nga Shqipëria. Gjer sot ka vetëm mashtrimet dhe trillimet e tij, përpjekjet e tij për t’u fshehur pas DEA-s dhe Antimafies, në një kohë kur njoftimi është direkt vepër e atij që mbante në xhep mandat-arrestin dhe nuk e ekzekutonte gjersa ata të përfundonin në vendin e fshehur dhe të sigurt. Sigurisht duke qenë një klan i lidhur kryekëput me qeverinë, Troplini në prokurori ndjehet i mbrojtur.

Por e garantoj se ky problem do të bëhet sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar. Dhe nuk do mund ta kapërcejnë me dëshmitarë të rremë si Alfred Shehu, siç bëri para medias që e thirri shpejt e shpejt në ndihmë dhe u detyrua të ndërrojë ato që kishte thënë dy minuta më parë. Njoftimi i kreut të kartelit më të fuqishëm të drogës në Shqipëri dhe largimi i tij, pasi ai drejtoi fushatën elektorale të partisë së krimit në Durrës, dëshmon se Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, i karteleve të drogës dhe Edi Ramës," tha Berisha.

sali berisha altin dumani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet