LIVE UPDATES
Politike

Boçi: Ne do t’i ofrojmë shqiptarëve shpresë dhe besim! Do vazhdojmë luftën tonë në një përballje pa kthim

Gjatë fjalës së tij Boçi u shpreh se viti që lamë pas ishte një nga më dramataiket për familjet shqiptare duke vënë theksin tek ekonomia, shëndetesia dhe drejtësia.

4 Janar 2024, 12:56 Nga N.F
Boçi: Ne do t’i ofrojmë shqiptarëve shpresë dhe
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e parë për këtë vit para e mediave. Gjatë fjalës së tij Boçi u shpreh se viti që lamë pas ishte një nga më dramataiket për familjet shqiptare duke vënë theksin tek ekonomia, shëndetesia dhe drejtësia.

Nënkryetari i PD-së gjithashtu preku edhe vështirësitë me te cilat u përball Partia Demokratike duke theksuar se ata nuk u gjunjëzuan por po vazhdojnë luftën e tyre. Ndërsa në lidhje me mosbindjen civile, Boçi u shpreh se opozita do të vazhdojë luftën në përballje pa kthim ndaj qeverisë.

Fjala e plotë:

Viti 2023 që u mbyll ishte një nga vitet më dramatike për familjet shqiptare për sa i takon ekonomisë, arsimit e shëndetësisë e drejtësisë dhe një nga vitet më të tensionuara për sa i përket klimës politike për shkak të sulmit të paprecedentë të ndërmarrë nga kjo mazhorancë ndaj opozitës dhe kreut të saj me qëllim eliminimin e saj dhe zhdukjen e pluralizmit.

Për shkak të keqqeverisjes së këtij BASTIONI TË KONTRABANDËS DHE DROGËS, për shkak të korrupsionit kapilar në të gjitha sektorët dhe e goditur nga aferat e skandalet që përfshijnë inceneratorët, sterilizimin, por dhe të tjera që priten të dalin në sipërfaqe, Shqipëria ngadalësoi rritjen e saj ekonomike.Mirëqenia e qytetarëve, vijueshmëria dhe qëndrueshmëria e bizneseve dhe tërheqja e investimeve të huaja në përgjithësi u goditën, duke treguar për një zhvillim të paqëndrueshëm dhe problematik.

Të dhëna të tjera të EUROSTAT së fundmi tregojnë se familjet dhe individët shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta të disponueshme në rajon, përfshirë sidomos të rinjtë. Gjithashtu po sipas EUROSTAT, gati 30% e të ardhurave të tyre shkojnë vetëm për ushqim duke shënuar përqindjen më të lartë të shpenzimeve për këtë zë në rajon, kur një evropian shpenzon vetëm 5% e një qytetar serb vetëm 15% të ardhurave. Ndërkohë çmimet për shqiptarët janë 87% përqind më të larta se mesatarja e vendeve evropiane.

Inflacioni i komanduar dhe çmimet e rritura të energjisë, sidomos ato të naftës në nivele rekord në krahasim me rajonin si dhe produkteve të tjera, ndikuan dukshëm në uljen e eksporteve dhe falimentimin e detyruara të bizneseve të shumta dhe vështirësuan jetën e çdo qytetari. Njëherazi Shqipëria vazhdoi të humbasë më ritme galopante, për shkak të politikave genocidiste të qeverisë, pasurinë e saj më të madhe që janë burimet e saj njerëzore, sidomos pjesën e të rinjve, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në shumë aspekte ekonomike dhe sociale.

Arsimi shqiptar vazhdoi rënien e tij të lirë drejt një fundosje të pashmangshme për shkak të mosfinancimit, politikave të gabuara dhe rrënimit infrastrukturor, cilësisë skandaloze të mësimdhënies dhe mungesës së përshtatjes me zhvillimet e reja teknologjike. Arsimi i lartë lëngon, ndërsa kërkimi shkencor pothuaj nuk ekziston. Braktisja e shkollës, rrënimi i saj si dhe diskriminimi arsimor, vazhduan të gërryejnë ëndrrat e fëmijëve e të rinjve për profesion, karrierë e diplomim.

Testi PISA e dëshmoi Shqipërinë si një nga vendet më të prapambetura të globit për sa i përket cilësisë së arsimit, megjithëse inteligjenca natyrale e shqiptarëve është cilësuar me koeficentë nga më të lartat. Shëndetësia shqiptare mbeti peng i korrupsionit të aferave dhe skandaleve të lidhura me koncesionet e dhëna pa kriter dhe në forma e mënyra abuzive. Siguria shëndetësore e shqiptarëve nuk njohu përmirësim dhe madje shënoi rënie.

Drejtësia me kursin e ndjekur, u përshfaq si një detashment politik i së majtës dhe si kobure politike për të goditur në mënyra agresive opozitën dhe drejtimin e saj. Aferat e mëdha si ajo e inceneratoreve dhe e sterilizimit u minimizuan me dënime pa lidhje esenciale me këto skandale, në nivele të zyrtarëve të dorës së dytë, ose me akuza sipërfaqësore, duke fshehur qartazi veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Edvin Rama dhe po shoqërohen me hetime gjysmake që kërkojnë me çdo kusht të amnistojnë kokat e veprave kriminale korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Përkundër kësaj sulmet politike ndaj kreut të partisë Demokratike Sali Berisha dhe opozitës në tërësi ishin absurde, arbitrare, antikushtetuese dhe në kapërcim të ligjeve. Vendimet e SPAK dhe GJKKO për të arrestuar kreun e opozitës me hetime, urdhra e vendime politike, prapa të cilave qëndron Edi Rama, rikthyen dhe njëherë metodat famëkeqe të përdorura në diktaturë nga sigurimi i shtetit dhe drejtësia e ashtuquajtur popullore.

I gjithë procesi nda Sali Berishës është një proces politik me objektiva e synime të qarta politike, për të heshtur dhe goditur jo vetëm in persona Sali Berishën, por për të heshtur dhe goditur en group e në themel Partinë demokratike, shoqërinë shqiptare, për të shuar të vërtetat denoncuese të dala prej saj dhe për ti shtruar rrugën këtij pushteti të korruptuar që ai të vendosë sundimin e tij.

Në sinkron me qëllimet politike të këtij procesi, ishte dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili mban pezull e tërheq zvarrë pa asnjë arsyetim ligjor statusin juridik të Partisë Demokratike duke mos konsideruar vullnetin e Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit dhe statutin e Partisë Demokratike. Arena politike u dominua nga sulmet e dirigjuara të mazhorancës e cila hodhi në veprim kundër opozitës çdo aset kriminal, çdo antiligj, çdo para korrupsioni e çdo vendim parlamentar të korruptuar, për ta eliminuar, për ta përçarë e për t’i ngushtuar asaj hapësirën jetësore në parlament dhe përtej tij.

Zgjedhjet lokale të 2023 u dëshmuan si zgjedhjet më kriminale të zhvilluara ndonjëherë, të cilat varrosën përfundimisht procesin zgjedhor dhe votën e lirë të qytetarëve. Shantazhi, dhuna, agresioni ndaj votës e shitblerja e saj, u shtri në mënyrë kapilare në çdo qelizë të jetës së votuesit. Administrata e kriminalizuar në veprimtarinë e saj, skalionet e krimit në shumë bashki dhe përfaqësuesit politik të së majtës u bënë një me qëllim goditjen zgjedhore me cdo kusht të opozitës.

Rama përdori çdo institucion e aset kriminal të mundshëm për të penguar përfaqësimin politik të Partisë demokratike dhe për ta përjashtuar atë nga çdo normalitet zgjedhor. Vetë ai drejtoi sulmet politike dhe jopolitike ndaj kandidatëve të PD dhe po vetë ai shpërndau para nga buxheti i shtetit duke konsumuar haptazi në sy të gjithë botës krim elektoral, për të blerë vota dhe për të joshur shtresat e caktuara të shoqërisë. Parlamenti nuk mungoi dhe ai të realizonte sulmin politik ndaj opozitës. Vendimet absurde për mosngritjen e komisioneve hetimore, ndryshimi më pas i ligjit për këto komisione dhe ndryshimi i rregullores për të dënuar deputetët e opozitës dhe fjalën e tyre të lirë shënuan një tjetër rekord kriminal në luftën që i ka shpallur mazhoranca, opozitës.

Përkundër kësaj, ne nuk u ndalëm dhe nuk ndalemi, nuk u gjunjëzuam, por vazhdojmë luftën tonë. Ne e shpëtuam opozitën dhe jemi në një përballje pa kthim për të mbrojtur pluralizmin e demokracinë dhe për t’i dhënë shqiptarëve një të ardhme të mirë e të plotë siç e meritojnë. Ne jemi Partia Demokratike. Dhe ne do t’i ofrojmë në 2024 e në vazhdim shqiptarëve shpresë dhe besim, duke dëshmuar para tyre jo vetëm aksionin tonë pa kthim, por dhe duke shpalosur para tyre alternativën tonë për një Shqipëri më të mirë e të zhvilluar, me ekonomi të fortë, me arsim cilësor, e shëndetësi shërbyese. Një vend që konsideron të rinjtë, forcën aktive për punë, pensionistët, shtresat në nevojë, pronarët, bizneset, mësuesit, mjekët, kërkuesit shkencorë, që konsideron çdo shqiptar pavarësisht se ku jeton ai. Ne nuk i falim të tjerëve kauzën tonë dhe idealet tona, liderin tonë: Motoja jonë është e qartë: O SOT O KURRË!

pd luciano boci edi rama

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më