LIVE UPDATES
Politike

Blushi thirrje Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor!

Sipas tij këto akte përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore.

6 Korrik 2025, 11:52 Nga N.F
Blushi thirrje Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi në një konferencë për shtyp dënoi ndërhyrjet e e kryeministrit Edi Rama në punët e brendshme të bashkive duke i cilësuar si ndërhyrje të përsëritura dhe të paprecedenta. Ai përmendi rastet e ndodhura së fundmi në Bashkinë e Tiranës dhe në Bashkinë e Vlorës.

Sipas tij këto akte përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore. Blushi u bëri thirrje shoqërisë civile, Këshillit të Europës dhe institucioneve të Bashkimit Europian që monitorojnë ecurinë e reformave demokratike dhe të reagojnë me vendosmëri ndaj ndërhyrjeve që sipas tij minojnë demokracinë lokale dhe rendin kushtetues të vendit.

"Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe ndërhyrjet e përsëritura dhe të paprecedenta të Kryeministrit Edi Rama në punët e brendshme të bashkive, veçanërisht rastet flagrante të ndodhura në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi në Bashkinë e Vlorës.

Këto akte përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, të cilat janë themele të një shteti funksional dhe demokratik. Për më tepër, ato janë një atentat i drejtpërdrejtë ndaj reformës territoriale dhe decentralizimit, të cilat u ndërtuan mbi parimin që vendimmarrja lokale duhet t’u përkasë institucioneve vendore të zgjedhura me votë të lirë nga qytetarët.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 108, pika 4, përcakton qartë: “Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese.” Ndërsa Karta Evropiane për Autonominë Vendore, në nenin 3, thekson:

“Me autonomi lokale kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të rregulluar dhe për të drejtuar, brenda ligjit dhe nën përgjegjësinë e tyre, një pjesë të konsiderueshme të çështjeve publike, në interes të popullsisë përkatëse.”

Për rrjedhojë, çdo përpjekje e Kryeministrit për të diktuar vendimmarrje administrative në bashki, për të emëruar apo shkarkuar drejtorë, apo për të urdhëruar ndryshime në drejtimin lokal, përbën një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Këto veprime nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe janë dëshmi e qartë e përpjekjes së Kryeministrit për të vendosur kontroll absolut mbi të gjitha pushtetet, duke e trajtuar shtetin si një strukturë nën varësinë e tij personale dhe politike.

Partia e Lirisë paralajmëron se, nëse këto ndërhyrje nuk ndalohen menjëherë, pushteti vendor rrezikon të degradojë në një zgjatim të thjeshtë të Qeverisë qendrore, duke humbur rolin e tij përfaqësues dhe funksionin si garant i interesit publik të qytetarëve.

Partia e Lirisë kërkon: 1. Të ndalet menjëherë çdo formë ndërhyrjeje politike në punët e brendshme të bashkive; 2. Të respektohet me rigorozitet autonomia kushtetuese dhe ligjore e pushtetit vendor; 3. Të ndërhyjnë institucionet përkatëse, brenda dhe jashtë vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e autonomisë vendore; 4. Të merren masa ligjore dhe institucionale ndaj çdo akti që cenon ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e organeve vendore të zgjedhura nga qytetarët;

5. Të gjitha shoqatat që përfaqësojnë bashkitë, pa dallim bindjesh politike, të mbajnë qëndrime të qarta për mbrojtjen e autonomisë vendore dhe të ftohet zyrtarisht për të monitoruar situatën Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në Strasburg, si dhe institucionet përgjegjëse të Komisionit Evropian. 

Partia e Lirisë u bën thirrje shoqërisë civile, Këshillit të Europës dhe institucioneve të Bashkimit Europian që monitorojnë ecurinë e reformave demokratike, të reagojnë me vendosmëri ndaj këtij precedentit të rrezikshëm që minon demokracinë lokale dhe rendin kushtetues të vendit.

Shqipëria nuk mund të drejtohet me dorë të hekurt nga një njeri që kërkon të kthejë pushtetin në pronë personale. Demokracia nuk mund të funksionojë pa ndarje pushtetesh dhe pushteti vendor nuk është dekor ceremonial, por themel i një shteti demokratik, funksional dhe pranë qytetarit," tha ai.

blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj