LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës/ DW: Votimi i fshehtë apo i hapur?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori më 26.06 vendim që "deputetët e Kuvendit janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët”, por nuk e specifikoi çështjen e votimit të fshehtë apo të hapur.

5 Korrik 2025, 13:25 Nga E. D
Ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës/ DW: Votimi i
foto ilustruese

KOSOVË-Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), iu drejtuan me kërkesa të veçanta Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që të specifikojë çështjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, sepse sipas tyre kryesuesi i seancës, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po respekton Rregulloren e Kuvendit. Ata aludojnë se kryesuesi po bën shkelje të Kushtetutës duke ndërruar mënyrën e votimit të nisur si votim i hapur duke kërkuar më pas votim të fshehtë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori më 26.06 vendim që "deputetët e Kuvendit janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët”, por nuk e specifikoi çështjen e votimit të fshehtë apo të hapur.

Votimi i fshehtë apo i hapur?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka kontestuar në parashtrimin e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese "kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë, hedhjen në votim të këtij komisioni, vetë votimin e komisionit dhe ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit”.

Sipas PDK-së, të gjitha këto veprime janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit. PDK-ja kërkon nga Gjykata Kushtetuese që ta shpallë antikushtetues votimin e komisionit të fshehtë, vendimin për ndërprerjen e seancës dhe të urdhërojë Kuvendin që të vazhdojë seancën deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit me votim të hapur.

"Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysjen e rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vërë veten mbi Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në kërkesën e saj për Gjykatën Kushtetuese, thotë se kryesuesi i përkohshëm i seancës, i cili është deputeti më i moshuar i Vetëvendosjes, Avni Dehari, po vazhdon shkeljet kushtetuese, që sipas LDK-së, janë të "instruktuara nga partia e tij”.

"Ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, LDK-ja ka marrë pjesë në votim dhe ka votuar sa herë që grupi më i madh parlamentar e ka nxjerrë në votim kandidaten për Kryetare të Kuvendit. Kështu që ne e kemi respektuar obligimin tonë kushtetues për të marrë pjesë në votim”, thotë Avdullah Hoti nga LDK.

Sipas tij, LDK-ja "nuk mund të pranojë që forma e votimit të ndërrohet në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikën parlamentare të deritanishme që lidhet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”.

"Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e sqaron këtë çështje në pjesën e arsyetimit të aktgjykimit, megjithëse nuk është e kuptueshme, përse kjo nuk është përfshirë në dispozitivin e aktgjykimit, duke qenë se parashtruesit e kërkesës kishin kërkuar që kjo çështje të gjykohej”.

Osmani mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Pikërisht për shkak të disa "paqartësive” në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26.06.25, se cilat janë pasojat nëse brenda 30 ditëve nuk konstituohet Kuvendi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e lë të hapur mundësinë që, nëse nuk do të arrihet konsensus ndërmjet partive politike, t'i drejtohet edhe ajo Gjykatës Kushtetuese.

"Konstatimi i ekipit tim ligjor, me të cilin unë pajtohem, është që në qoftë se lexohet në tërësi aktgjykimi, votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, duhet të merret një vendim në seancë para se të shkohet te një mënyrë e tillë”, tha Osmani.

Ajo tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese do të ketë pasoja juridike

"Ne nuk mund të presim që gjykata të thotë pas 30 ditësh ‘mirë, vazhdoni njësoj, takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë'. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë planifikoj që në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt, t'i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim në lidhje me atë se çfarë ndodh pas 30 ditësh. Duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit pas 30 ditësh, se duhet të ketë pasoja”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmai zhvilloi gjatë javës takime me të gjitha subjektet politike parlamentare, por nuk arriti me ta konsensus për të dalë nga ngërçi politik i krijuar që nga 15 prilli.

Vetëvendosja këmbëngul për votim të fshehtë

Lëvizja Vetëvendosje, që doli partia e parë në zgjedhjeme 48 mandate, vazhdon të këmbëngulëpër votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Deri tani deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur plot 41 herë pa mundur që të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, që do t'i hapte rrugë pastaj zgjedhjes së qeverisë së re.

Edhe shoqëria civile kërkon përfundimin e bllokadës në Kuvend duke ngritur shqetësimin se "institucionet nuk mund të mbeten peng i interesave partiake”.

Shoqëria civile bën thirrje për kompromis politik dhe rikthim të funksionalitetit të Kuvendit, duke u kërkuar të gjitha partive të marrin përgjegjësitë e tyre demokratike në mënyrë që të mundësohet miratimi i ligjeve dhe emërimi i institucioneve të reja.

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për mosformimin e institucioneve të reja, ku si pasojë Kosova aktualisht nuk mund të përfitojë nga Plani i Rritjes, i dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor./DW

kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj