LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Socialistët injorojnë KQZ-në dhe shfrytëzojnë burimet publike për fushatë

Disa drejtues politikë të Partisë Socialiste dhe kandidatët e tyre për kryebashkiakë shkelin vendimet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për aktivitetet e ndaluara me qëllim përdorimin e burimeve publike në prag të fushatës, ndërsa penalizimet minimale shkojnë për zyrtarë të dorës së dytë.

6 Prill 2023, 20:38 Nga DOSJA
BIRN: Socialistët injorojnë KQZ-në dhe shfrytëzojnë
Damian Gjiknuri

TIRANË- Më 30 mars, gati një muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve lokale, një grup banorësh në fshatin Shalës të Cërrikut u mblodhën në një rrugë ende të paasfaltuar për të pritur deputetin socialist, Damian Gjiknuri dhe kryetarin e bashkisë, Andis Salla.

Sipas një videoje të publikuar në Facebook, Gjiknuri dhe Salla folën për suksesin e shtrimit të rrugës dhe premtuan projekte të reja të qeverisë në funksion të banorëve të zonës.

“Mua më vjen mirë që Andi ka hap një sërë kantieresh këto kohë, po bën punë të mira. Jo se dua t’i bëj qejfin, por nuk është rastësi pse ne e rizgjodhëm kandidat për të drejtu bashkinë e Cërrikut..,” tha Gjiknuri gjatë takimit me banorët.

Por ajo që ndoshta nuk dinin banorët është fakti se Gjiknuri dhe kandidati socialist për Bashkinë e Cërrikut e zhvilluan këtë aktivitet në shkelje të një vendimi të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që e kishte klasifikuar atë si “të ndaluar”.

Më 28 mars, Celibashi vendosi të ndalojë katër aktivitete publike të raportuara nga Bashkia e Cërrikut me folës kryesorë Gjiknurin dhe Sallën, pasi vlerësoi se këto aktivitete binin ndesh me Kodin Zgjedhor dhe mund të përbënin “keqpërdorim të burimeve shtetërore”.

BIRN verifikoi se të paktën njëri prej aktiviteteve ishte zhvilluar, pavarësisht ndalimit të KQZ-së.

Ky nuk është rasti i vetëm kur funksionarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet dhe kandidatët e tyre për kryebashkiakë injorojnë detyrimet e Kodit Zgjedhor dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndaluar përdorimin e fondeve publike për qëllime elektorale.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se nga 18 aktivitete publike të ndaluara deri tani nga KQZ, tetë prej tyre ose gati gjysma janë zhvilluar gjithsesi dhe janë publikuar në faqet e zyrtarëve socialistë në rrjetet sociale.

Aktivitetet e ndaluara përfshijnë bashkitë e Lushnjes, Korçës, Gjirokastrës, Cërrikut, Memaliajt dhe Kavajës. Përveç Cërrikut, BIRN verifikoi përmes rrjeteve sociale se aktivitetet janë zhvilluar edhe në bashkitë e Gjirokastrës, Korçës, Kavajës me pjesmarrjen e zyrtarëve të lartë socialistë.

Gjiknuri nuk iu përgjigj një kërkese për koment për shkeljen e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për takimin në fshatin Shalës, ndërsa kryebashkiaku Andis Salla nuk ishte i arritshëm për koment.

‘Ndaluar nga KQZ’

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një komunikimi me gazetarët. Foto: LSA,
Kodi Zgjedhor, i miratuar me konsensus politik, detyron çdo institucion publik, vendor dhe qendror, që 4 muaj para zgjedhjeve të raportojë aktivitetet publike me qëllim parandalimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime politike dhe elektorale.

Në funksion të monitorimit të aktiviteteve, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet ka miratuar edhe një udhëzim, përmes së cilit detajohen edhe më tej aktivitetet e ndaluara.

Në një dalje për mediat, Celibashi sqaroi se udhëzimi ka si synim qartësimin e institucioneve publike se çfarë është një veprimtari publike institucionale dhe çfarë është veprimtari politike elektorale.

“Nëse një kryetar bashkie bën një inspektim, nuk duhet të marrë deputetë e as funksionarë të tjerë politikë të partisë, duhet të kenë enturazh vetëm nëpunësit e administratës,” sqaroi Celibashi.

“Kjo paqartësi ekziston, edhe pse në shumicën e rasteve ata e kuptojnë shumë mirë, por përpiqen të gjejnë mënyrat që të kënaqin interesin e tyre politik,” shtoi ai.

Mes 18 aktiviteteve të ndaluara deri më tani nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 11 janë argumentuar me pjesmarrjen e figurave të larta politike në aktivitetet institucionale dhe 7 të tjerat për shkeljen e afatit 5 ditor të raportimit të aktivitetit në KQZ.

Bashkia e Gjirokastër rezulton se ka zhvilluar disa aktivitete publike me praninë e përfaqësueses politike, Mirela Kumbaro, ndërkohë që ato rezultojnë si “ të ndaluara” në ndërfaqen e raportimit të veprimtarive publike.

Kryebashkiaku Flamur Golemi i tha BIRN se arsyeja e ndalimit kishte qenë mosrespektimi i afatit në raportim dhe se për këtë arsye, aktivitetet ishin shtyrë në kohë.

“Ishte parashikuar një inspektim investimesh në fshatin Zhulat, që nuk është bërë, është shtyrë,” tha Golemi, ndonëse në faqen e tij në Facebook është publikuar një foto e takimit me banorët e këtij fshati në krah të ministres Kumbaro.

Megjithatë, Golemi tha se si individ nuk e kishte të ndaluar të kryente aktivitete politike pas orarit zyrtar të punës.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo mori pjesë më datë 1 prill në aktivitetin “takim prezantues me asamblenë e zgjeruar”, i raportuar në KQZ nga bashkia Korçë si një aktivitet publik.

Urdhëri i Celibashit për ndalimin e këtij aktiviteti argumentohej me pjesëmarrjen e personave politikë, mes të cilëve i deleguari socialist për qarkun, Niko Peleshi dhe deputetë të zonës.

Kryebashkiaku Filo nuk iu përgjigj një kërkese për koment, ndërsa një zëdhënës i Peleshit i tha BIRN se aktiviteti ishte tërësisht politik dhe ishte raportuar gabimisht nga bashkia si veprimtari publike.

“Pranë KQZ-së janë dërguar sqarimet për rastin,” tha zëdhënësi.

Në shumë raste në publikimet në rrjetet sociale të zyrtarëve vendorë, aktivitetet përshkruhen me përmbajtje të ndryshme nga titulli i raportimit të tyre në KQZ, edhe pse duket se bëhet fjalë për të njëjtat aktivitete.

Bashkia e Lushnjes ka pesë aktivitete të ndaluara nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, një pjesë e të cilave janë argumentuar me pjesmarrjen e të deleguarit politik për qarkun, Taulant Balla.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa shfaqet shpesh në Facebook në krah të Ballës ndërsa kryen inspektime investimesh, por pa specifikuar detaje të aktivitetit. Ndonëse aktivitetet kanë natyrë të njëjtë, BIRN nuk mundi të verifikonte nëse bëhej fjalë specifikisht për ato që ishin ndaluar ose jo nga KQZ.

Një tjetër aktivitet i ndaluar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që parashikonte “inspektim në Spitalin Qendror në QSUT-organizim i punës së urgjencës” është publikuar në faqen në Facebook të ministres Ogerta Manastirliu.

Por Ministria e Shëndetësisë i tha BIRN përmes një zëdhënëseje se rasti në fjalë kishte lidhje me afatet e raportimit dhe se ky institucion “i respekton me përpikmëri rregullat dhe afatet e vendosura në Kodin Zgjedhor”.

“Aktiviteti për organizimin e punës në urgjencë… nuk është zhvilluar ditën e hënë me datë 27 mars, por është zhvilluar ditën e martë me datë 28 mars, pasi u plotësua afati 5-ditor, në rakordim të plotë me KQZ,” tha Ministria e Shëndetësisë.

Ndëshkime minimale

Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë është një nga sëmundjet e hershme të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Por pavarësisht ndalimeve me ligj, partia në pushtet është kritikuar vazhdimisht në raportet e vëzhguesve ndërkombëtare se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës partiake.

Edhe në prag të zgjedhjeve të 14 majit, përdorimi i investimeve publike për llogari të fushatës elektorale është i gjithëpërhapur përmes faqeve në rrjetet sociale të përfaqësuesve politikë dhe kandidatëve bashkiakë.

Megjithatë, vetëm pak prej këtyre rasteve diktohen nga KQZ, dhe aq më pak ndëshkohen.

Pas shkeljes së vendimit për të ndaluar aktivitetet e 30 marsit në bashkinë e Cërrikut, Komisioneri Celibashi i propozoi të mërkurën Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve një masë administrative.

Por gjoba e propozuar është në masën e 5 mijë lekëve dhe nuk i drejtohet dy organizatorëve të aktivitetit, Gjiknuri dhe Salla, por personit përgjegjës në bashkinë e Cërrikut për raportimin e aktiviteteve në KQZ.

Sipas organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procesin zgjedhor, masa të tilla janë të pamjaftueshme dhe nuk parandalojnë shkeljen e ligjit në vijim.

“Problemi është që amnistohen titullarët e lartë dhe drejtuesit e institucioneve dhe gjobat shkojnë për zyrtarë të dorës së dytë dhe në bashki të vogla,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”.

“Kjo sjellje e KQZ-së tregon se ka presion dhe influencë nga ministrat dhe drejtuesit e lartë për të shmangur gjobat dhe ndëshkimet, sidomos përpara fushate dhe përpara vëzhgimit të ndërkombëtarëve,” përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj