LIVE UPDATES
Politike

“Transporti falas, 50 mijë lek në muaj kursim për familjet”, Këlliçi me banorët e Kodrës së Priftit: Prona është e shenjtë

Edhe në këtë zonë, Belind Këlliçi shpjegoi angazhimin e tij për transport publik falas, nga i cili përfitojnë shtresat në nevojë në kryeqytet.

6 Prill 2023, 19:34 Nga F.M
“Transporti falas, 50 mijë lek në muaj kursim për
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar të shpalosë programin për drejtimin e kryeqytetit pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Me banorët e Njësisë Nr.3, konkretisht në zonën e “Kodrës së Priftit”, Belind Këlliçi i ka dhënë përgjigje shqetësimit të qytetarëve për nismen e qeverisë, që parashikon shembjen e pallateve mbi 50-vjeçare në Tiranë. Për këtë çështje, Belind Këlliçi u angazhua para qytetarëve se asnjë objekt më i vjetër se 50 vjet nuk do të shembet dhe se prona apo shtëpia e çdo qytetari, nuk do të preket.

“Për banesat mbi 50-vjeçare, u jap premtim konkret, asnjë banesë, shtëpia e askujt nuk do të preket dhe nuk do t`i vidhet prona askujt që banon, jo në godinë 50-vjeçare, po dhe 60, po 70 dhe më të vjetër. Do të ketë, do të ketë nëse do të jetë e nevojshme padiskutim një audit, që do të bëhet në prezencë të banorëve, të qytetarëve për pjesën që i takon bashkisë Tiranë, ama shtëpia nuk do t`i prishet asnjë qytetari, prona nuk do t`i vidhet asnjë qytetari, dhe garanci jam unë, fjala ime, kjo video që kam sot para jush, emri im” -u shpreh Belind Këlliçi.

Zona e “Kodrës së Priftit” preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit, ku dhjetra banesa pritet të shemben nga ky projekt, ndërsa pronarët e tyre kanë protestuar vazhdimisht për shkak se nuk janë të kënaqur me dëmshpërblimet për pronën që preket nga ndërtimi i rrugës. Belind Këlliçi u shpreh se në të ardhmen, çdo pronë e qytetarëve që do të preket nga veprat publike, do të dëmshpërblet me çmim tregu, ndërsa ajo nuk do të merret pa pasur dakordësinë e pronarit të saj. “Unë u jap një premtim publik, në radhë të parë përsëris premtimin që kam dhënë te “5 Maji”: çdo qytetari që mund t`i preket shtëpia apo prona për shkak të një projekti shtetëror, do të dëmshpërblehet me vlerën e tregut dhe asnjë lloj ndërhyrje nuk do të bëhet pa u dakordësuar me qytetarin”-tha Këlliçi.

Para banorëve të zonës së “Kodrës së Priftit” dhe gjithë Njësisë Nr.3, Belind Këlliçi tregoi edhe planin për zgjidhjen e problemit të parkingjeve në kryeqytet, ku pritet që 30 % e parkingjeve publike me pagesë, të bëhen pa pagesë për qytetarët. “Ndërkohë, një nga gangrenat më të mëdha që e keni dhe ju dhe e ka e gjithë Tirana, është çështja e parkimit. Çdo lagje ka një problem sot, që ka mungesa të hapësirave për parkim. Padiskutim minimalisht do t`i dedikojë 30% më shumë të zonave që janë me pagesë, do t`ia kaloj pa pagesë qytetarëve dhe komunitetit. Dhe padiskutim do të kemi një rikualifikim të lagjeve në brendësi për të krijuar mundësinë që edhe vendet e parkimit t`i kemi të sakta, të vijëzuar, të rregullta, po edhe lagjet të kenë një pamje normale”-deklaroi kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Për zonën e “Kodrës së Priftit”, Belind Këlliçi premtoi ndërtimin e të paktën tre institucioneve arsimore gjatë mandatit të parë. “Në zonën e “Kodrës së Priftit” një nga mangësitë më të mëdha është mungesa e shkollave, çerdheve, kopshteve. Padiskutim do të ndërhymë patjetër për të ndërtuar të paktën një shkollë, një kopësht, një çerdhe në mandatin e parë në zonën e “Kodrës së Priftit”. është një zonë e cila është lënë totalisht në harresë nga administrata aktuale e bashkisë Tiranë” -u shpreh Këlliçi.

Edhe në këtë zonë, Belind Këlliçi shpjegoi angazhimin e tij për transport publik falas, nga i cili përfitojnë shtresat në nevojë në kryeqytet.

“6.8% e buxhetit për t`i shërbyer një qyteti të tërë. Për të lehtësuar minimalisht me 50 mijë lekë në muaj xhepat e familjeve në nevojë. Ky premtim nuk është për të pasurit, ky premtim nuk është për biznesmenët, nuk është për oligarkët, ky premtim është për qytetarët në nevojë. është për pensionistët, për ata që jetojnë me minimum jetik, është për ata që janë në vështirësi ekonomike, është për ato familje që janë me ndihmë ekonomike, dhe është mbi të gjitha për studentët”-tha Belind Këlliçi.

Dhjetra qytetarë treguan problemet që i shqetësojnë dhe nuk marrin zgjidhje prej vitesh, ndërsa shprehën besimin te fitorja e Belind Këlliçit në 14 maj.

“Në qoftë se do të vazhdojë kjo ikje e nxënësve, në shkolla do të mbetemi vetëm ne mësuesit, dhe unë do ta shikojë shkollën bosh. Tre herë kam shkuar në zyrën e pensionist, dhe s`kam marrë pension, kam datën sot, hajde nesër ta marrësh. Kjo është skandal. Dalin pensionistat, mundësisht mund të bëni dhe ca tualete publike, se ka shumë persona që vijnë në Tiranë. Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, por veçanërisht ata që jetojnë në Tiranë, nuk kanë asnjëlloj kushti, asnjë mundësi për të jetuar më. Të gjitha ato që ke në program, të gjitha janë të realizueshme. Dhe janë të realizueshme se kanë një pikë që sulmojnë korrupsionin dhe po sulmove korrupsionin i ke të gjitha. Belind unë ju njoh prej vitesh dhe kam shumë besim te ju. Ju njihni terrenin, njihni garën dhe duke njohur terrenin, ju keni prekur hallet e qytetarit. Më bëhet qejfi, që kemi kandidatin, djalin më të mirë që ka PD-ja deri më tani. Sot Tirana ka shansin më të mirë që ka dy djemë Tirane që do të udhëheqin Tiranën, Z.Këlliçi dhe Z.Alimehmeti”-u shprehën disa nga qytetarët e Tiranës në njësinë Nr.3.

Në takim merrnin pjesë edhe kreu i listës për anëtar të këshillit bashkiak, Dr.Ilir Alimehmeti, Silva Caka apo dhe kandidatë të tjerë, të cilët u bën thirrje qytetarëve të mbështesin opozitën e bashkuar dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit, për të bërë realitet angazhimet e Belind Këlliçit për qytetarët e Tiranës.

belind kellici zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet