LIVE UPDATES
Politike

'Shqetësime mbi transparencën e biznesit të Tony dhe Cherie Blair'/ 'BIRN': Morën mbi 1 milionë euro nga Qeveria shqiptare e serbe

Kompania ligjore e Cherie Blair ka marrë qindramijëra euro duke përfaqësuar qeveritë në Shqipëri dhe Serbi, vende që gjithashtu janë këshilluar nga Tony Blair.

30 Janar 2023, 14:53 Nga A.B

'Shqetësime mbi transparencën e biznesit të Tony dhe Cherie

Nga Besar Likmeta Birn

Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka një të shkuar të errët si vendi ku ish-kryeministri komunist shqiptar Mehmet Shehu – përballur me rrezikun e arrestimit dhe burgosjes – vrau veten. Sot, si rikujtesë, në oborrin e vilës nën pronësi të qeverisë gjenden statujat e Leninit dhe Stalinit si dhe një Zis 69, një automjet që ishte i parapëlqyeri i policisë sekrete të kohës së Komunizmit “Sigurimi” për arrestimet në mes të natës.

Gjithkush sot mund të vrasë mendjen se çfarë mendoi Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kur pa këtë dekor ndërsa u mikprit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më 19 prill të vitit të kaluar. Pak gjë u komunikua në publik mbi takimin. Gjithsesi, dy muaj më vonë, Instituti Tony Blair për Ndryshim Global, TBI, publikoi një ofertë pune për këshillar në Tiranë, në mbështetje të përmirësimit të shërbimeve të qeverisë shqiptare përmes aplikimit të teknologjisë dhe novacionit.

Tre muaj më vonë, në shtator 2022, TBI shpalli një vend tjetër të lirë pune – për një këshilltar të lartë për kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që Blair, i cili la zyrën në vitin 2007, ka punuar me Ramën. Kur socialistët erdhën në pushtet më 2013, Blair u punësua si këshilltar.

Se çfarë nënkupton një punë e tillë, kjo është e paqartë, për shkak se kontratat nuk janë të disponueshme për publikun. Por, si qeveria shqiptare ashtu edhe Blair thonë se shërbimi vjen falas.

Gjithsesi, ish-kryeministri britanik nuk është i vetmi Blair që punoi për qeverinë shqiptare. Përgjatë të njëjtës periudhë, një kompani ligjore e drejtuar nga bashkëshortja e tij Cherie, mori qindramijëra euro nga qeveria për shërbime të dhëna. Një përkim i tillë vërehet se ka ndodhur edhe në Serbi.

Ekspertë vendës thonë se kjo, dhe mungesa e transparencës në lidhje me kontratat me TBI, duhet të bëjnë që të bien këmbanat e alarmit.

Në rastin e Shqipërisë “kjo e vë z. Rama dhe z. Blair në një marrëdhënie klienteliste,” thotë Rigels Xhemollari, një aktivist anti-korrupsion dhe drejtor ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, një organizatë me bazë në Tiranë.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë kërkimore në Tiranë, i tha BIRN: “Në një praktikë normale të shtetit të së drejtës i gjithë ky proces do të duhej hetuar.”

Deklarata e vetme e qeverisë, se konsulenti nuk ka përfituar financiarisht nga shteti shqiptar është e pamjaftueshme, spekullative dhe krijon edhe më shumë dyshime mbi përmbajtjen e kontratës dhe llojin e angazhimit.”

TBI dhe Omnia Strategy, kompania e Cherie Blair, e cila ofron shërbime të specializuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe arbitrim, mohuan të kenë konflikt interesi.

“Kompania ligjore e zonjës Blair ka përfaqësuar Qeverinë e Shqipërisë shumë herë dhe i ka të gjitha të drejtat ta bëjë këtë,” tha TBI për BIRN. “Kjo është një praktikë ligjore që nuk ka të bëjë fare me punën e TBI.”

Omnia Strategy tha: “Puna e Omnias, në Shqipëri ose gjetkë, nuk ka të bëjë me punën e TBI.”

Qeveria e Shqipërisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Punët fitimprirëse të arbitrazhit të Omnias

Blair themeloi TBI më 2016, duke ofruar shërbime konsulence për qeveritë në mënyrë që të “ndihmojë udhëheqësit politikë që të ndërtojnë shoqëri të hapura, gjithëpërfshirëse dhe me mirëqenie në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur,” sipas faqes së saj të internetit. Në vitin 2021, ajo kishte 437 të punësuar, zyra qendrore në Londër dhe tre qendra ndërkombëtare në Akra, Singapor dhe San Francisko.

Një ogranizatë jofitimprurëse, instituti realizoi një xhiro prej 81 milionë paundësh më 2021. Shumica e punës financohet nga fondacione private, të cilat, deri prillin e kaluar, përfshinin Këshillin Evropian për Tolerancë dhe Ripajtim, ECTR, themeluar nga miliarderi rus Moshe Kantor. TBI i ndërpreu marrëdhëniet me ECRT, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, kur Kantor u vendos nën sanksione në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të lidhjeve të tij me Kremlinin.

Më herët, më 2020, Blair u përfol si një ndërmjetës potencial mes Serbisë dhe Kosovës për një marrëveshje të braktisur për shkëmbime territoresh dhe sqarim marrëdhëniesh mes tyre.

John Bolton, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare për ish-presidentin Donald Trump, i tha BIRN në një intervistë se Blair, i cili ishte në pushtet më 1999 kur Britania mori pjesë në bombardimet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë së mbetur gjatë luftës në Kosovë – kishte ofruar të shërbente si “ndërmjetës informal” mes të dy palëve. Rama u raportua në atë kohë të ishte mbështetës në marrëveshjen për shkëmbim territoresh, një pretendim që ai e mohoi me forcë.

Puna e fundit e Blair në Shqipëri përkoi edhe me atë të bashkëshortes: të dhënat e Thesarit të Shqipërisë, të para nga BIRN, tregojnë se ministria e financave e vendit bëri tre pagesa te Omnia Strategy mes 13 dhe 19 shtatorit 2022, për një total prej 418 mijë eurosh.

Të dhënat nuk specifikojnë se për çfarë u bënë këto pagesa ndërsa Omnia Strategy konfirmoi se i ka marrë paratë, pa dhënë shpjegime se për çfarë. Kompania ligjore me bazë në Londër ka përfaqësuar më herët Shqipërinë në një numër çështjesh arbitrazhi para gjykatave ndërkombëtare.

E para, më 2012, pa Omnia Strategy duke përfaqësuar Shqipërinë në një mosmarrëveshje me një kompani me bazë në Amerikë, me një faturë shërbimesh ligjore me vlerë 300 mijë euro.

Më 2015, kompania mori 645,000 euro nga Qeveria e Shqipërisë për këshillime ligjore mbi një mosmarrëveshje konteaktuale me një konsorcium të përbërë nga kompania amerikane Rapiscan Systems dhe kompania vendëse S2. Pastaj më 2018, Omnia Strategy u punësua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë për një mosmarrëveshje investimi me kompaninë italiane Valeria Italia S.r.l, për të cilën u pagua 200 mijë euro.

“Omnia u punësua nga Shqipëria me meritë, të veprojë në çështje të referuara pas një procesi prokurues konkurrues dhe më pas dorëzoi rezultate pozitive në të treja çështjet,” tha për BIRN Omnia Strategy në një përgjigje me shkrim për këtë lajm.

Si TBI ashtu edhe Omnia Strategy kanë punuar edhe për Serbinë: TBI u angazhua më 2015 për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve digjitale të ofruara nga qeveria, ndërsa Omnia Strategy u listua më 2021 si avokati përgjegjës në një çështje të ngritur nga tre kompani telekomunikacioni kundër Serbisë.

Zëdhënësi i TBI konformoi se organizata vijon të punojë me qeverinë e Serbisë, falas.

As Tony Blair dhe as instituti nuk marrin para nga qeveria e Shqipërisë apo ajo e Serbisë për këtë punë.”

Puna e konsulencës ka tërhequr më herët kritika nga aktivistë të të drejtave të njeriut.

Më 2013, Hugh Williamson, drejtor për Divizionin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Human Rights Watch, tërhoqi vëmendjen te një kontratë dyvjeçare me vlerë 16 milionë paundë në Kazakistan dhe kritikoi Blair për mosshprehjen e shqetësimeve në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi autokratik i presidentit të atëhershëm të vendit Nursultan Nazarbayev.

Të dhëna gjyqësore tregojnë se Omnia Strategy ka përfaqësuar më herët edhe qeverinë e Malit të Zi në një mosmarrëveshje me Addiko Bank AG mbi një ligj ppër konvertimin e kredive të dhëna në franga zvicerane.

Kompania ka përfaqësuar gjithashtu edhe kompaninë ukrainase Sardich, e cila ngriti padi duke kërkuar 350 milionë euro kompensim nga Maqedonia e Veriut pasi humbi një kontratë koncesionare minerare më 2019.

MARRE NGA BIRN

tony blair

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit