LIVE UPDATES
Politike

"Fytyra e narkoshtetit doli në pah me arrestimin e Metës", Berisha: Rama u tall me pensionistët, kishte në krah hajdutin që konsumon biftekun 1 mijë euro

Kryedemokrati komentoi edhe skemën e pensioneve të prezantuar nga qeveria, ku tha se Rama u tall me pensionistët.

25 Tetor 2024, 13:38 Nga r.ll
"Fytyra e narkoshtetit doli në pah me arrestimin e Metës",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku e nisi fjalën e tij me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Metës.  Berisha tha se fytyra e "narkoshtetit" doli në pah me mënyrën e arrestimit të Metës.

Kryedemokrati komentoi edhe skemën e pensioneve të prezantuar nga qeveria, ku tha se Rama u tall me pensionistët. Berisha tha se gjatë prezantimit të kësaj skeme Rama kishte në krah atë që sipas tij "ulet në tavolinë me biftekun 1 mijë euro", dhe deklaronte se rritja e pensioneve është e  vështirë. 

"Java që kaloi, shënoi akte kulmore brutale të narkodiktaturës në Shqipëri, fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të gjithë shëmtinë e saj para botës. Por, Edi Rama si një Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë. Ai, në një akt hipokrizie të plotë, u deklaroi 700 mijë grave dhe burrave të moshuar, që kanë shkrirë jetën e tyre në vendin e tyre, se çështja e pensionit të tyre që ditën e parë ka qenë një gozhdë në ndërgjegjen e tij.

Me këtë rast, unë dua t’i them çdo pensionisti dhe pensionisteje, por edhe çdo qytetari shqiptar që kjo deklaratë e tij është një nga mashtrimet më të mëdha, por edhe më të pamëshira, më të pashpirta që ky hajdut bën para shqiptarëve. Në qoftë se Edi Rama do ta kishte gozhdë në ndërgjegjen e tij pensionin e të moshuarve shqiptarë, nuk do mund të rriste kurrë 3 herë, madje edhe 6 herë, rrogat më të larta dhe të mos të paktën të indeksonte pensionet në Shqipëri dhe të mos dyfishonte- minimumi- pensionet në Shqipëri.

Të dalësh para shqiptarëve me një deklaratë të tillë, duke mbajtur në krah një nga hajdutët për të shpërfytyruar të këtij vendi, Blendi Gonxhen që ulet në tavolinë me biftekun 1 mijë euro, do të thotë të tallesh në mënyrën më cinike me 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatën, që numërojnë ilaçet, që nuk marrin dot ilaçet. Që gjysmën e pensionit ua merr me drita dhe ujë dhe de facto i lë pa mëdyshje më kufijtë e mjerimit.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës