LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Edi Rama do të dorëzojë në Strasburg një rezolutë kundër raportit të Dick Marty

Rama e vizitoi ish-presidentin Thaçi në maj në burgun e Hagës, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte të përfshira në raport, dhe bëri një vizitë te familja e Thaçit në fshatin e tij të lindjes, Buroje të komunës së Skenderajt.

20 Qershor 2022, 17:56 Nga k.m.

 

BIRN: Edi Rama do të dorëzojë në Strasburg një
Edi Rama

 

Gjatë një takimi të përbashkët të hënën në Prishtinë mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se do të paraqesë personalisht një raport në Këshillin e Evropës në Strasburg që po përgatitet në parlamentin e Shqipërisë për të vënë në pikëpyetje raportin e Dick Marty dhe atë që ai pretendoi se ishte ndikimin rus mbi këtë. Raporti i raportuesit zviceran për Këshillin e Evropës në vitin 2010 akuzoi liderët e luftës për pavarësinë e Kosovës për krime lufte dhe trafik organesh dhe luajti një rol të drejtpërdrejtë në arrestimin e mëvonshëm të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve.

“Do të shkoj personalisht në Strasburg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator për t’iu drejtuar Këshillit të Europës për një fakt që bëhet gjithnjë e më shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një Shtëpie të Verdhë e trafikut të organeve”, u tha Rama gazetarëve.

Rama e vizitoi ish-presidentin Thaçi në maj në burgun e Hagës, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte të përfshira në raport, dhe bëri një vizitë te familja e Thaçit në fshatin e tij të lindjes, Buroje të komunës së Skenderajt.

Më 9 qershor, Dhomat e Specializuara të Kosovës ia zgjatën paraburgimin ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke përmendur shqetësimet se ata mund të arratiseshin ose të ndërhynin te dëshmitarët.

Thaçi ishte drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe u bë president i Kosovës në periudhën e pasluftës. Veseli ishte shef i shërbimit informativ të UÇK-së dhe më vonë u bë kryetar i Kuvendit. Ai ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, PDK, në kohën e arrestimit. Dy burrat presin gjykimin për akuzat për krime lufte së bashku me dy ish-bashkëluftëtarët e tyre, gjithashtu figura të rëndësishme politike në Kosovë – kreun e grupit parlamentar të partisë Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe kryetarin e këshillit kombëtar të Partisë Nisma Socialdemokrate (NISMA), Jakup Krasniqi.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen se janë përgjegjës për krime të kryera në luftën e Kosovës për pavarësi kundër Serbisë në fund të viteve 1990 kundër qindra civilëve dhe joluftëtarëve.

Shumica e krimeve të supozuara janë kryer në qendrat e paraburgimit në 17 komuna në Kosovë dhe dy rrethe të Shqipërisë, Kukës dhe Has.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar. Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja. Kjo gjykatë nuk shihet me sy të mirë në Kosovë.

Shumë shqiptarë të Kosovës e shohin gjykatën si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb./ Reporter.al

edi rama edi rama ne kosove

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari