Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Kreu i PD-së deklaroi se më 27 Dhjetor, Gjykata e Lartë do t’i japë vulën dhe logon e PD-së, Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka tradhtuar besimin e popullit opozitar.
TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së se sot nis aksioni i vërtetë opozitar dhe se do të karakterizohet nga dy fjalë: Mobilizim dhe mosbindje civile. Berisha i ka cilësuar si hiena, Ramën dhe qeverinë që sipas tij po u pi gjakun shqiptarëve.
“Tani nis një fazë e re e aksionit opozitar. Nëse Rama nuk ikën me votë çfarë do të bëjmë?! Do të zgjojmë luanin. Zgjimi i luanit është misioni i kësaj faze të re të aksionit opozitar, kjo do të realizohet vetëm me betejë pa kthim e mosbindje civile.Mobilizim dhe mosbindje do jenë dy fjalët e aksionit opozitar. O sot, o kurrë kundër aleancës së qelbësirave, narkoqeveritarëve me në krye Ramën që po u pi gjakun shqiptarëve.
O sot o kurrë të zgjojmë luanin dhe të tregojmë të vërtetën e madhe se populli shqiptar është luani i këtij vendi dhe rilindasit e Ramës janë hiena të tij. Hiena që do t’ia mbathin me të katërta sapo të ndjejnë hungërimin e luanit shqiptar që shumë shpejt do të ngrihet në këmbë”, u shpreh ish-kryeministri.
Kreu i PD-së deklaroi se më 27 Dhjetor, Gjykata e Lartë do t’i japë vulën dhe logon e PD-së, Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka tradhtuar besimin e popullit opozitar. Por Berisha paralajmëroi se do ta mbrojë logon dhe vulën dhëmb për dhëmb.
“Më 27 dhjetor Gjykata e Ramës tenton ose vendos t’i japë vulën e PD-së një njeriu i cili tradhtoi për 10 vite me radhë besimin e popullit opozitar. Gjykata e Ramës do t’i japë logon tonë një njeriu lëvozhgë që as kritiku ynë më paranojak nuk e mohon dot se ai është peng i Ramës. Me këtë vendim do të tentojnë të hyjnë në shtëpitë tuaja, në shtëpinë tonë. Do të mbrojmë logon, shtëpinë tonë, dhëmb për dhëmb, pa asnjë hezitim sepse nuk ka shqiptar që nuk e di sot se ajo logo është e jona”, tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së tha se prej dy vit...
sali berisha TIRANË- Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të partis&e...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se beteja e opozitës prej dy muajsh në sallën e Kuvendit dhe në ...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me gratë demokrate, bëri thirrje për të m...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin “Gratë në Aksion për Sh...
keshilltaret e partise se lirise TIRANË- Këshilltarët e Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës kanë mbaj...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese vendosi sot të mos e kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën...
Antonio Tajani dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Ministrin e Jashtëm italian Antoni...
Erion Veliaj TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i "dhuron" një palë pranga Kryetarit...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Lulzim Bashës dhe grupit të deputetëve të tij, ...