Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka mbjellë frikë tek qytetarët dhe tha se e vetmja mënyrë për ta mundur këtë është e vërteta.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me gratë demokrate, bëri thirrje për të mos hequr dorë nga mosbindja civile.
Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka mbjellë frikë tek qytetarët dhe tha se e vetmja mënyrë për ta mundur këtë është e vërteta.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Çfarë na duhet ne kjo analizë? E para, trashëgimia na duhet se është frymëzim dhe do mbetet frymëzim përjetë.
E dyta, na duhet se si njerëz të qytetëruar, njeriu i qytetëruar njeh përgjegjësitë për atë që ka ndodhur dhe atë që do ndodhë.
Pra, na duhet për të nxjerrë përgjegjësitë tona dhe për të marrë vendime të drejta. Për t’u shndërruar në luftëtarë të vërtetë lirie, në luftëtarë të fuqishëm të të vërtetës. Sot, ne jemi në një situatë të vështirë. Ku qëndron potenciali dhe fuqia jonë? Unë e di se ka shumë demokratë që mendojnë, po ja të huajt, ja të huajt. Ne nuk jemi republika e të huajve, ne jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën njerëzit e lirisë.
Në vitin 1990, absolutisht ne kishim ato ditë vetëm veten tonë. Kjo është e vërteta. Pse po e them këtë? Po e them këtë se është naive, është e pafalshme të pretendosh për mbështetje kur nuk ke zë. Edhe Bibla, edhe Kurani e thotë, Zoti e ka thënë, ndihmo veten që të të ndihmoj. A është e vërtetë që nuk kemi mbështetje? Absolutisht nuk është e vërtetë. Sepse sapo filluam të ndihmojmë veten, zëri ynë ushtoi në gjithë botën. Mos e identifikoni botën e lirë me një diplomat, me një ministër. Asnjëherë. Është krejt tjetër, është një univers lirie. Por askush nuk duhet të presë se do vijë dikush të votojë për ne, do vijë dikush të luftojë me bandat për ne, se do vijë dikush të marrë pjesë në demonstrata. Albana ishte në një seri takimesh. Cili ishte mesazhi? Ne rolin e opozitës nuk mund ta bëjmë.
Ama një mosbindje civile dymujore e deputetëve në parlament, çoi peshë mediat e botës. Mediat janë një pushtet moral shumë i rëndësishëm. E vërteta është se jo vetëm mediat, por edhe një seri institucionesh të rëndësishme. Dhe BE i mbylli derën, nuk ka negociata i tha. U ndala në këtë pikë, sepse ky diskutim nuk shërben, përkundrazi është largim nga e vërteta. Ne nuk kemi armë tjetër përveç të vërtetës. Ju jeni dëshmitarë, çdo ditë e ndjeni se çfarë frike ka mbjellë Edi Rama.
Dikush duhet ta vrasë frikën. Po nuk vramë frikën, po nuk nxorëm shqiptarët nga mbretëria e frikës ku janë zhytur, diktaturat këtë kanë, diktaturat kanë armën më të fuqishme frikën. Së dyti, do dëgjoni rëndom, e mo ça diktature është kjo? Jo mo jo, diktaturë është kjo. Sepse diktaturat komuniste, përveç Koresë së Veriut, nuk ekzistojnë. Edhe atje ka filluar të modifikohet.
Kurse diktaturat me ekonomi tregu janë shumica e diktaturave që janë sot në botë. Shqipëria rreshtohet sot me to.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin “Gratë në Aksion për Sh...
keshilltaret e partise se lirise TIRANË- Këshilltarët e Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës kanë mbaj...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese vendosi sot të mos e kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën...
Antonio Tajani dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Ministrin e Jashtëm italian Antoni...
Erion Veliaj TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i "dhuron" një palë pranga Kryetarit...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Lulzim Bashës dhe grupit të deputetëve të tij, ...
Ina Zhupa TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar ditën e sotme në adresën e saj në Facebook një...
Gazment Bardhi, Lindita Nikolla TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin për mos fillimin e një procedimi penal ndaj kryeparlamentares, Lindita ...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, u pyet se çfarë do të ndodhë nëse ai do të arrestohet. Ai poh...
Sali Berisha TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar sot në GJKKO kërkesën për "arrest shtëpie" p&eu...