Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Berisha tha se ata nuk e duan burokracinë, por ata e dinë se shteti ndërtohet me institucione, se rendi bazohet në kushtetutë dhe ligje të drejta dhe demokratike.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se të rinjtë janë më pro europianët dhe janë ata që do të projektojnë më shumë se të gjithë të tjerët, Shqipërinë në Europë dhe ëndërrën e tyre evropiane.
Berisha tha se ata nuk e duan burokracinë, por ata e dinë se shteti ndërtohet me institucione, se rendi bazohet në kushtetutë dhe ligje të drejta dhe demokratike.
Ai shtoi se të rinjtë nuk pajtohen kurrë me shndërrimin sipas tij të parlamentit në strofull të krimit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi!
Mes të gjitha shtresave, të rinjtë dhe të rejat tanë janë më pro europianët, janë ata të cilët projektojnë më shumë se të gjithë të tjerët, Shqipërinë në Europë dhe ëndërrën e tyre evropiane si ëndrrën më të bukur për Shqipërinë.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë me muret që ngre Edi Rama, me vjedhjen e baballarëve të tyre, me vjedhjen e pasurive kombëtare.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë që klanet e drogës dhe krimit të votojnë ligje në parlament, të marrin vendime në qeveri.
Ata nuk mund të pranojnë kurrë që klanet e drogës dhe krimit të diktojnë si hanxhar votën e lirë të shqiptarëve.
Jo dhe jo.
Ndaj dhe me 20 shkurt ata mbushën sheshin dhe u garantoj ju se janë ata të cilët do ti japin përgjigjen fatale Edi Ramës dhe narkoshtetit.
Të dashur miq!
Të rinjtë nuk e duan burokracinë, por ata e dinë se shteti ndërtohet me institucione, se rendi bazohet në kushtetutë dhe ligje të drejta dhe demokratike.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë në shndërrimin e parlamentit në strofull të krimit të Edi Ramës dhe Lindës së tij, në një institucion që u mohohen të drejtat e përfaqësuesve të 600 mijë shqiptarëve.
Ata nuk mund të pranojnë kurrë që parlamenti të mos lejojë përfaqësuesit e 600 mijë qytetarëve të ushtrojnë kontrollin mbi qeverinë, të ushtrojnë kontrollin mbi vjedhjet e Edi Ramës.
Ata janë të ndjeshëm.
Ata nuk pranojnë kurrë të shohin bashkëmoshatarët e tyre që vërsulen, rrezikojnë jetën çdo gjë me gomone në detra dhe oqeane, ndërkohë që kreu i ekzekutivit kryen në 18 muaj, 142 udhëtime më shumë se çdo kryeministër, se çdo president, se çdo emir, se çdo sulltan në planetin tonë.
Ata nuk pajtohen kurrë me këtë drejtim monist.
Janë fëmijët e diversitetit. Diversiteti është psikologjia e tyre, ndaj ju garantoj se 20 shkurti ishte prova gjenerale e tyre.
Së shpejti vjen dita e tyre, dita e fitores.
dashnor sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Sula tha për...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin para mbështetësve të tij tha se që nga dhjetor...
genc gjokutaj TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës ku do të shyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berish&eu...
sali berisha TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore, ku do të shqyrtohej kërkesa e kreut demokrat, Sali...
TIRANË- Liderët e Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Tiranë më 29 shkurt për të marrë pjesë n&eum...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes me deputetët demokrat&...
Enkelejd Alibeaj TIRANA- Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, ka ripërsëritur kushtin për tërheqjen e nenit të faljes ...
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Dermokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes me deputet&...
Çlirim Gjat TIRANË- Anëtari i Këshillit kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata në një deklarate ka komentuar...
Eno Bozdo TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo gjatë konferencës së sotme të zhvilluar mes drejtuesv...