LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari "ëndrrën e vjetër" për censurimin e medias

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj vajzave dhe grave është një plagë e hershme dhe e patrajtuar e shoqërisë shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit është ndërthurur edhe me forma të reja të ngacmimeve, denigrimit apo bullizmit përmes rrjeteve sociale.

17 Janar 2024, 14:23 Nga r.ll
BIRN: Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari
Edi Rama, Lindita Nikolla

TIRANË- Vetëvrasja e një 41-vjeçareje në fillim të janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit në Bashkinë e Durrësit ngriti fillimisht dyshime se u nxit nga një histori bullizimi në platformën TikTok, të cilën viktima e kishte denoncuar pa gjetur zgjidhje në polici.

Por hetimi mori një rrjedhë tjetër katër ditë më vonë, kur policia e Durrësit arrestoi bashkëshortin e nënës së katër fëmijëve me akuzën e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe kërcënimet ndaj saj.

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj vajzave dhe grave është një plagë e hershme dhe e patrajtuar e shoqërisë shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit është ndërthurur edhe me forma të reja të ngacmimeve, denigrimit apo bullizmit përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet e devijuan debatin publik pas vetëvrasjes së 41-vjeçares nga bullizmi në platformat e rrjeteve sociale tek një armik i vjetër i tyre – mediat online.

Në një reagim në Facebook pas ngjarjes, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla paralajmëroi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online.

“Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale,” shkroi Nikolla.

Zyrtarë të tjerë si ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përsëritën gjithashtu të njëjtin mesazh, duke paralajmëruar  rishikimin e legjislacionit për mediat online.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama tentoi të rregullonte mediat online përmes një fushate ligjore të njohur si paketa “antishpifje” në fund të vitit 2019, por u detyrua që ta tërheqë nismën nga parlamenti për shkak të kundërshtimit të organizatave ndërkombëtare dhe një opinioni fshikullues të Komisionit të Venecias.

Paketa “antishpifje” e Ramës u kundërshtua si nismë drakoniane edhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, të cilat e konsideruan atë një përpjekje për të vënë në kontroll mediat online.

Riaktivizimi i debatit, ende pa u hetuar mirë shkaqet që çuan në vetëflijimin e 41-vjeçares në Durrës, tregon sipas ekspertëve të medias një interes politik, që nuk synon të zgjidhë problemet e dhunës dhe bullizmit, por të zgjerojë kontrollin te mediat online.

“Komentet e disa politikanëve tregojnë padije të thellë për temën mbi të cilën po komentojnë dhe nevojën për ta reduktuar çdo problem të shoqërisë apo të politikës tek censura e mediave online, pa përmendur ngutin për të folur përpara rezultatit të hetimeve,” tha Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit të Medias.

Edhe Elvin Luku, pedagog dhe drejtues i qendrës MediaLook, thotë se projektligji për mediat online është “një ëndërr e vjetër” e politikës, që vazhdon të mbahet në sirtar.

“Politika nëpërmjet tij synon të kapë apo të ushtrojë presion edhe tek ajo hapësirë e medias online e cila është kritike, hulumton apo investigon,” tha Luku për BIRN.

Ligjet nuk zbatohen  

Përvoja e hidhur e 41-vjeçares nga Durrësi me keqpërdorimin e identitetit të saj në platformën TikTok, ku ajo u fye dhe u denigrua, nuk ishte një histori e panjohur për institucionet ligjzbatuese.

Sipas një njoftimi të Policisë së Durrësit, gruaja i ishte drejtuar policisë me kallëzim në dhjetor të vitit 2022 për hapjen e një profili të rremë në emrin e saj në TikTok, ku persona ende të panjohur shpërndanin sharje dhe fyerje në emër të saj.

Pas vdekjes së 41-vjeçares, policia e Durrësit deklaroi se ngjarja ishte ende në hetim.

“Për kallëzimin e bërë në dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori. Nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetësja B.L pas këtij kallëzimi,” deklaroi policia.

Juristja Megi Reçi, njëherazi kërkuese pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se debati publik pas ngjarjes u instrumentalizua politikisht. Reçi theksoi gjithashtu se para se të flitet për ndryshime ligjore, do të duhet të analizohet se pse nuk kanë funksionuar mekanizmat në fuqi.

“Përgjigja ndaj ngjarjeve serioze si kjo, që ekspozojnë probleme sistemike, duhet të jetë llogaridhënia institucionale, informimi, analiza dhe debati teknik mbi zgjidhjet,” tha Reçi.

“U përmendën ndryshime në legjislacion për median online dhe jo për platformat e mëdha sociale, që në fakt lidhen me rastin,” shtoi ajo.

Legjislacioni shqiptar parashikon aktualisht penalitete civile dhe penale për shpifjen si dhe për krimet që ndodhin në hapësirën digjitale, të cilat sipas Reçit do të duhej të ishin vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit nga 41-vjeçarja.

“U tha në mënyrë impulsive që duhej ashpërsuar legjislacioni penal, pa thënë pse nuk zbatohet ai që është aty,” shtoi ajo.

Edhe ekspertja e medias, Valbona Sulçe mendon se arsyet e vërteta duhet të kërkohen te moszbatimi i ligjit aktual.

“Në vend të ashpërsimit të legjislacionit, mendoj se do ishtë mirë të shihej zbatimi i ligjit aktual, apo pse nuk funksionoi hetimi i policisë për profilin e rremë, ku ka çaluar mekanizmi, si edhe të nxirren përgjegjësitë,” tha Sulçe.

“Bullizmi online rezulton se ishte vetëm një aspekt i shqetësimit të viktimës, dhe sipas psikologëve nuk mund të cilësohet si përgjegjësi i vetëm për vendimin e vetëvrasjes,” shtoi ajo, duke i cilësuar të nxituara reagimet pas ngjarjes.

Mungesa e kapaciteteve

Përtej devijimit politik të debatit që pasoi vdekjen e 41-vjeçares në Durrës, bullizmi online është sipas ekspertëve një problem shqetësues që duhet adresuar. Ata besojnë gjithashtu se ky fenomen mund të kufizohet përmes forcimit të kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese në luftën ndaj krimit kibernetik.

Koloreto Cukali nga Këshilli i Medias thotë se ndërsa bullizmi në mediat sociale nuk është një fenomen i ri, ai vëren një mungesë të interesit real të politikës për t'u marrë me të.

“Bullizmi online është transferimi digjital i bullizmit në jetën e përditshme, ku politika jep shembullin personal shumë të keq,” tha Cukali.

Ai thekson gjithashtu se Shqipërisë i mungon një strukturë serioze që lufton krimin kibernetik, ndërsa vlerëson se qeveria shqiptare duhet t'u kërkojë plaformave si Facebook, Instagram apo TikTok që të moderojnë “dhunën në hapësirën digjitale shqiptare”.

“Bullizmi në sferën digjitale nuk luftohet me ligje, por me struktura. Ne nuk kemi asnjë strukturë serioze kundër krimit kibernetik, as trajnime të policisë, as dije dhe as vullnet për ta zgjidhur,” theksoi Cukali.

Edhe gazetari Luku thekson se vendit i nevojiten tashmë struktura të forta ligjzbatuese në gjurmimin e agresorëve në platformat online, që sipas tij jo vetëm do të minimizonin dhunën, por edhe do të parandalonin krime që ekspozohen nga bota reale.

“Nëse autoritet do të investohen dhe specializohen për të gjurmuar vetëekspozimin e autorëve në rrjetin TikTok, do të kishim asgjësimin e disa linjave të emigracionit illegal veçanërisht drejt Britanisë, një luftë më të ashpër ndaj ‘shtëpive të prostitucionit' apo qarkullimin e drograve te fëmijët e gjimnazistët,” thotë Luku.

Juristja Reçi sugjeron që Shqipëria duhet të ndjekë rrugën e Bashkimit Europian – ku ka tashmë diskutime dhe rregullore që synojnë rritjen e përgjegjësisë së platformave të rrjeteve sociale.

“Asnjë akt ligjor nuk mundet të marrë përsipër të zgjidhë çdo problematikë online, megjithatë këto akte vendosën detyrime për platformat e mëdha dhe rritën përgjegjësinë e tyre,”, thotë Reçi.

Në të njëjtën linjë ështe edhe Sulçe, e cila bën thirrje që përveç forcimit të kapaciteteve hetimore, Shqipërisë i nevojitet gjithashtu edukimi mediatik i popullatës, çka sipas saj do të sillte ndryshime reale në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në hapësirën digjitale.

“Këto janë çështje globale tashmë, por pa një mirëkoordinim të të gjithë faktorëve të shoqërisë – qytetarëve, shtetit, shkollave, gazetarëve dhe prindërve, beteja nuk mund të fitohet,”, përfundoi Sulçe./BIRN

birn bullizmi online

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet