LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqipëria me tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar ose në procese politike, tejkalon dhe Rusinë e Putinit

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se protesta e qytetarëve është protestë ndaj një regjimi që bazohet në lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes.

11 Gusht 2024, 20:51 Nga N.F
Berisha: Shqipëria me tre drejtuesit kryesorë të opozitës
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se protesta e qytetarëve është protestë ndaj një regjimi që bazohet në lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes.

Ai shtoi se njëlloj si diktatura që kishte të indoktrinuarit dhe automatet e saj, diktatura e krimit dhe mafies, e drogës dhe bandave, ka dhe ajo papagajtë e vet, ka dhe ajo lakejtë e vet, ka dhe ajo kriptoavoketërit e vet, të cilët nga mëngjesi në darkë mashtrojnë, mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë qytetarët.

Berisha tha se qytetarët nuk mund të pranojnë një Shqipëri e cila sot është vendi i vetëm në Europë, tejkalon Rusinë e Putinit, tejkalon Bjellorusinë e Llukashenkos, me tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar ose në procese politike. 

Fjala e Berishës;

Protesta juaj është protestë ndaj një regjimi që bazohet në lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes. I cili rikthej burgjet politike. Rikthej burgosjet dhe dënimet politike. Por të dashur miq! Njëlloj sikundër diktatura komuniste, që kishte papagajtë e saj. Njëlloj si diktatura që kishte të indoktrinuarit dhe automatet e saj, diktatura e krimit dhe mafies, e drogës dhe bandave, ka dhe ajo papagajtë e vet, ka dhe ajo lakejtë e vet, ka dhe ajo kriptoavoketërit e vet, të cilët nga mëngjesi në darkë mashtrojnë, mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë qytetarët.


Të cilët u servirin për sukses, suksese imagjinare dhe mbulojnë me to dështimet dramatike. Mbulojnë me to asgjësimin e votës së lirë. Mbulojnë me to zbrazjen e tmerrshme të Shqipërisë si kurrë ndonjëherë në histori. Mbulojnë me to varfërimin e frikshëm të shqiptarëve. Ju qëndroni, nuk dorëzoheni, ju qëndroni të pamposhtur sepse nuk mund të pranoni një Shqipëri e cila sot është vendi i vetëm në Europë, tejkalon Rusinë e Putinit, tejkalon Bjellorusinë e Llukashenkos, me tre drejtuesit kryesorë të opozitës të arrestuar ose në procese politike.


Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër. Por kjo çfarë është? Këto janë akte madhore, kazëm në themel të kushtetutës, vetëm e vetëm për ti caktuar opozitës kryetarin që do Edi Rama. Vetëm e vetëm që opozita të ketë një kukull peqe lepe dhe sovraniteti i këtij vendit të shkelmohet nga mafia ndërkombëtare dhe mafia shqiptare.

berisha pd

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje