LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Regjimi ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral

Ai shtoi se forma e keqe, më e shëmtuar, por dhe më r rrezikshme të të gjitha diktaturave, është diktatura e bandave e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndërsa shtoi se kjo është diktatura e Edi Ramës.

11 Gusht 2024, 20:46 Nga N.F
Berisha: Regjimi ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se regjimi ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral.

Ai shtoi se forma e keqe, më e shëmtuar, por dhe më r rrezikshme të të gjitha diktaturave, është diktatura e bandave e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndërsa shtoi se kjo është diktatura e Edi Ramës.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës më të drejtë, të qytetarit, të kauzës më të drejtë, të kombit dhe vendit, kauzës së lirisë dhe interesit kombëtar. Qëndresa juaj ka një karakter epik, sepse me shpirtin tuaj të pamposhtur, ju dëshmoni vendosmërinë, guximin, kurajën për të qëndruar kundër formës më të keqe, më të shëmtuar, por dhe më të rrezikshme të të gjitha diktaturave, që është diktatura e bandave e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Diktatura e Edi Ramës.


Ndaj dhe mirënjohja për këtë qëndresë është e pakufishme për ju, për oratorët e parlamentit të qytetarëve shqiptarë që me fjalimet e tyre përcjellin në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të vërtetat e hidhura të këtij regjimi, i cili është faktuar për çdo shqiptar, regjimi më shkatërrimtar në historinë tonë kombëtare. Ju qëndroni çdo ditë dhe çdo natë kundër një regjimi që për interesa të pushtetit të tij kriminal, asgjësoi institucionin më themelor të lirisë, institucionin më themelor të demokracisë, votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Një regjim i cili ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral," tha Berisha.

Kreu i PD-se shtoi se kjo protestë është thirrje për çdo shqiptar të ngrihet në mbrojtje të kësaj të vërtete themelore për një shoqëri të lirë. Ai theksoi se nuk ka shpresë dhe të ardhme në këtë vend, pa votën e lirë.  Sipas tij u grabit vota dhe shqiptarët ja mbathin nga vendi i tyre, si nga një mënyrë e hatashme, si kurrë në historinë e tyre. 

"Të dashur miq! Këto ditë mendoja, gjatë diktaturës komuniste çdo 4 vite bëheshin zgjedhje.
Zgjedhjet në mëngjes fillonin me daulle, në darkë me rezultat 99 për qind. Gjatë ditës së zgjedhjeve nuk kishte as edhe një incident. Po në zgjedhje kishte dhoma të fshehta, por njerëzit edhe në fshehtësi e jepnin votën, në kundërshtim të plotë me mendjen dhe zemrën e tyre, e jepnin votën për të keqen, sepse e dinin se ajo kontrollon në çdo qelizë ata.


Atëherë Shqipëria nuk pranonte vëzhguesit e OSBE-së, por sot ata vijnë, vëzhgojnë, vrojtojnë dhe damkosin. Deklarojnë se shteti elektoral kontrollon plotësisht vullnetin e qytetarëve, e megjithë këtë, megjithë eliminim e institucionit të defakto të votës, përsëri diktatura vazhdon.
Të krijohet përshtypja se sot, ngjashëm me vitet ’90, kur Ramiz Alinë përpiqeshin të na e servirnin si Gorbaçovin e Ballkanit, Edi Ramën të na thonë, mbajeni se mirë e keni. Por ky nuk është mendimi juaj, ky është mendimi i atyre që nuk njohin këtë komb, por është mendim edhe i armiqve të kombit shqiptar.


Ndaj dhe kjo protestë para së gjithash dhe mbi të gjitha është protestë për votën e lirë.
Kjo protestë është protestë për dinjitetin e çdo qytetari. Nuk ka dinjitet pa lirinë e votës.
Kjo protestë është protestë për shpresën dhe të ardhmen. Nuk ka shpresë dhe të ardhme në këtë vend, pa votën e lirë. U grabit vota dhe shqiptarët ja mbathin nga vendi i tyre, si nga një mënxyrë e hatashme, si kurrë në historinë e tyre. Kjo protestë është thirrje për çdo shqiptar të ngrihet në mbrojtje të kësaj të vërtete themelore për një shoqëri të lirë," shtoi ai.

berisha pd rezultat elektoral

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më