Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai më tej u shpreh se Rama sapo erdhi ndryshoi ligjin dhe kompanitë e mëdha të cilat të gjitha kishin zyra në Tiranë, njëlloj si në kryeqytete të tjera u larguan një e nga një nga Shqipëria.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij pra mbështetësve të mbedhur poshtë ballkonit të banësës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se sapo Edi Rama erdhi në pushtet ndryshoi ligjin e barnave dhe Shqipëria u bë koshi i mbetjeve mjekësore të të gjithë botës.
Ai më tej u shpreh se Rama sapo erdhi ndryshoi ligjin dhe kompanitë e mëdha të cilat të gjitha kishin zyra në Tiranë, njëlloj si në kryeqytete të tjera u larguan një e nga një nga Shqipëria.
"Miqtë e mi! Sot shqiptarët marrin ilaçe të skaduara, marrin ilaçe pa esencë ilaçi. Sot mblidhen magazinat e fundit të botës dhe eksportohen në Shqipëri. Në një kohë që ju e dini, një nga aktet e para ne ndaluam importin e çdo ilaçi, e çdo gjilpëre, e çdo tableti, nga vende dhe kompani që nuk pranoheshin nga BE-ja apo Enti Amerikan i Ushqimit dhe Ilaçeve. Ne me këtë ligj vërtetë vendosëm të shpenzojmë më shumë për rimbursimin e ilaçeve të rimbursueshme, vendosëm të shpenzojmë më shumë për mjekimin e çdo të sëmuri me ilaçe të standarteve të njëjta me ato të BE-së.
Por kjo ishte jeta, kishim të bënim me jetën e të sëmurëve, dhe nuk mendonim ne të pasuronim shushunja, vampirë siç është Beqaj, siç është Tom Doshi, siç është Vilma Nushi. Edi Rama sapo erdhi ndryshoi ligjin dhe kompanitë e mëdha të cilat të gjitha kishin zyra në Tiranë, njëlloj si në kryeqytete të tjera u larguan një e nga një nga Shqipëria, sepse Shqipëria me Edi Ramën u bë koshi i mbetjeve mjekësore të të gjithë botës. Pra kjo gjendje dramatike, kjo gjendje në të cilën jeta e qytetarëve është më e pasigurtë se kurrë. Më e pasigurtë në spitale. Më e pasigurtë në shtëpitë e tyre. Më e pasigurtë në mjedisin e tyre është një emergjencë kombëtare, është një kushtrim për çdo shqiptar të marrë pjesë në këtë betejë pa kthim, në këtë betejë të pandalshme për qeveri teknike," tha ai.
Berisha shtoi se Dumani fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën. Sipas tij Dumani që hiqet si prokurori amerikan, ky lake pa kushtetutë dhe moral, mendon se atë nuk e njohin, nuk e dinë çfarë fundërrine është me dhjetëra e dhjetëra punonjës në atë ndërtesë.
"Miqtë e mi! Ju jeni shpresa e fundit, nuk ka shpresë tjetër, por ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë, ne do të hedhim në koshin e plehrave të historisë Edi Ramën, organizatën kriminale të skrapit të tij. Narkogjykatës dhe narkoprokurorë të drejtësisë sorosiane që u privuan shqiptarëve drejtësinë që janë shndërruar në paterica kriminale të diktaturës ndaj shqiptarëve. Do ta mbyll, ti shtroj një pyetje gjykatëses bandite me tre mbiemra: A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr nga klasifikimi si grup kriminal.
Apo e ke me Mirel Mërtirin? Me cilin prej këtyre të dyve e ke ti Irena me katër mbiemra, Irena me katër fytyra. Miqtë e mi! Nëse Irena është me katër fytyra, Altin Dumani është me pesë fytyra i pafytyrë. Altin Dumani ky mercenar që mbulon krimet e tij dhe vërtitet në skrap si prokurori amerikan. Ky horr pa moral fsheh regjistrimet që inkriminojnë këmbë e kokë Irena Gjokën. I gjithë skrapi ushton dhe i dinë regjistrimet. Mercenar Dumani që hiqet si prokurori amerikan, ky lake pa kushtetutë dhe moral, mendon se atë nuk e njohin, nuk e dinë çfarë fundërrine është me dhjetëra e dhjetëra punonjës në atë ndërtesë.
Zbaton verbërisht urdhërat e Edi Ramës, mbron një delikuente që i ka ryshfetet nga 500 në 1 milionë vetëm e vetëm për qëllime politike, për urdhër të Edi Ramës. Qëndron në detyrë pa votat e kërkuara nga kushtetuta. E garantoj se do të ketë fatin e Edi Ramës, i lidhur dhe të jeni të sigurtë ju, se vërtetë Xhorxh Soros është një nga kapot e mafias më të rrezikshme të kohës, por Amerika është Amerikë dhe nuk përfaqësohet vetëm nga Soros. Dhe ata që përdorin, ata që përdorin Amerikën për mburojë, për të mbuluar krimet e tyre, do të marrin ndëshkimin që meritojnë në Shqipëri dhe në Amerikë dhe kudo. Edhe njëherë nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij pra mbështetësve ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij pra mbështetësve t&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij pra mbështetësve t&eum...
Gjader GJADËR- Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto ditën e sotme ka udhëtuar drejt kampit të emigrantëve n...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë publike ku iu referua sërish &...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur përsëri sot në lidhje me transportin e mbetjeve toksike....
Edi Rama dhe Nancy VanHorn TIRANA- E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Në njoft...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër autoritetet shtetërore për rolin e tyre n&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar ashpër autoritetet shtetërore për rolin e tyre në transportin e pali...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se falsifikimi përmes ndërrimit të kodeve të mbetjeve toksike, tregon s...