LIVE UPDATES
Politike

Skandali i sterilizimit/ Berisha: Çmimi u rrit 83 herë, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit!

Berisha shtoi se në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale. 

23 Gusht 2024, 21:08 Nga N.F
Skandali i sterilizimit/ Berisha: Çmimi u rrit 83 herë, 1 mijë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij pra mbështetësve të mbedhur poshtë ballkonit të banësës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u  shpreh se në vitin 2010-2011 importuam aparatuar digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit.

Berisha shtoi se në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale. 

"Miqtë e mi! Ju duhet të dini se sterilizimi është një proces që është kryer sipas mjeteve të kohës që kur është instaluar kirurgjia në Shqipëri, gjatë luftës së parë botërore dhe më vonë.
Sterilizimi ka ardhur gjithmonë duke u modernizuar. Në vitin 2010-2011 importuam aparatuar digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit. Ndërkohë në të gjitha spitalet, në të gjitha repartet funksiononin autoklavat, sterilizatorët dhe natyrisht do të kalohej në një teknologji të re. Në vitin 2011 unë kisha një këshilltar të huaj në kryeministri për mbetjet spitalore, i paguar nga Komisioni Europian. Irlandezi konstatoi se mbi 90% të spitaleve kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.


Kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore. Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën?Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione. Mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit. Miqtë e mi! Po analizat. Do të merrni vesh shumë gjëra. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e koviditi", u shpreh kreu i PD-së.


Berisha tha se gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën e skadimit, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë. 

"Keni dëgjuar këto ditë dhe propaganda e qeverisë ka vendosur në epiqendër mjerisht, jo përgjegjësit e vërtetë të dramës jetësor që zhvillohet në sistemin e drejtësisë, por mjekët, infermierët. Unë nuk them se nuk ka mjek, se nuk ka infermiere që nuk shkelin betimin e Hipokratit që nuk shkelin parimet e humanizmit, dhe ata duhet të ndëshkohen me forcën e ligjit.
Por ju garantoj ju se gjer sot akuzat monstruoze të faktuara të konstatuara mbi jetën e të sëmurëve janë përgjegjësia absolute e ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së Spitalit.
Po miq është ministria, është drejtoria ajo që është e detyruar të sigurojë çdo ilaç.

Është ministria, është drejtoria ajo që është e detyruar të rregullojë çdo aparat që bie në defekt dhe të blejë çdo aparaturë të re. Është ministria ajo që bën shpërndarjen dhe planifikimin. Por ministria, vjedh dhe vetëm vjedh. Drejtoria e përgjithshme e spitalit, vjedh dhe vetëm vjedh.
Gazheli ndryshoi kodin për helmet në Durrës, Gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën e skadimit, kodin, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë.
Është kjo qeveri me politikat që ka ndjekur, që ka zbrazur, ka larguar nga Shqipëria me mijëra mjekë dhe infermiere.


Është kjo qeveri që me vjedhjet e saj, është korba e kovidit që me vjedhjet e saj, bëri që Shqipëria të ketë një vdekshmëri dy herë më të lartë se Kosova, dy herë më të lartë se Maqedonia, ndër më të lartat në botë nga kovidi, në një kohë që shqiptarët shpenzuan në tendera mbi 500 milionë euro për luftën kundër kovidit," tha ai.

berisha rama sterilizimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet