LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama 200 mln euro në llogari offshore. Në 10 vite ngriu rrogat në një akt të pashpirt

Berisha deklaroi se Edi Rama në 10 vite nuk mendoi për qytetarët, por për pasurimin dhe pushtetin e tij. Ndaj ai e quajti ndryshimin jetik.

22 Prill 2023, 12:08 Nga DOSJA
Berisha: Rama 200 mln euro në llogari offshore. Në 10 vite ngriu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime vitin e kaluar. Në Këlcyrë, aty ku u prezantua kandidati Arjan Kasaj, Berisha deklaroi se Edi Rama në 10 vite nuk mendoi për qytetarët, por për pasurimin dhe pushtetin e tij. Ndaj ai e quajti ndryshimin jetik.

“Së pari një mirënjohje shumë të thellë dhe falënderim të përzemërt për praninë tuaj në këtë takim, por edhe për mbështetjen në tre dekada që ju i keni dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare. 14 maji është një datë e rëndësishme sepse më 14 maj ju votoni për Arjan Kasajn, njërin nga bijtë tuaj më të shquar, një demokrat të vendosur, një intelektual të çmuar, një qytetar të përkushtuar. Do shkrijë gjithë energjitë e tij për t’ju shërbyer juve. Arjani do shënojë ndryshimin për çdo qytetar.

Po shndërrohemi në një komb mysafir në dhëna të tjera, por mysafir edhe në trojet e tyre.
Të gjithë potencialet e vendit janë shndërruar në një mollë të ndaluar për banorët e Këlcyrës dhe të Shqipërisë. Në 10 vite ai që drejton qeverinë nuk mendoi për jetesën e qytetarëve, mendoi vetëm e vetëm për pasurimin e tij dhe mendoi vetëm për pushtetin e tij. Për ta përdorur pushtetin për pasurimin e tij. Rama nisi karrierën e tij si kryeministër pas një akuze në një raport ndërkombëtar se ka të fshehura në llogaritë ofshore 200 mln euro.
Dikush mund të mendojë ai që ka vendosur 200 mln nuk i shkon mendja për të tjera. Ai që mendon kështu e ka gabim. Ai nuk mendon gjë tjetër veçse si të vjedh 200 të tjera dhe t’i bëjë 400 e me radhë. Ky është rregulli i hajdutit.

Çfarë ndodhi këto 8 vite me ne? Në vend se të kishim një përmirësim ekonomik, një gjendje më të mirë, vështirësia ekonomike erdhi gjithnjë në rritje sepse Edi Rama ngriu rrogat. Nuk ka akt më të pashpirt, më të papërgjegjshëm që mund të bëjë një kryeminist%r se sa të ngrijë rrogat e pensionet sepse çmimet nuk i ngrin dot. në tregun e lirë çmimet shkojnë gjithnjë në rritje. Çmimet u rritën, rrogat mbetën ato që ishin. Nga rritja e çmimeve në 2021 dhe 2022 çdo shqiptar ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Çdo pensionist ka humbur më shumë se dy pensione. Dhe në vende të tjera u rritën çmimet, por qeveritë ato para që u mblodhën nga rritja e çmimeve ua kthyen qytetarëve.

Kosova u ktheu pensionistëve, studentëve, kurse ky paratë që mblodhi 520 mln euro vetëm nga rritja e çmimeve i ndau të gjitha për lukset e veta dhe klientelën e tij. Ua shpërndau, erdhi në parlament, ishte një ditë cinizmi, kur ai në vend t’i shpërndante se u rrit TVSH-ja, tua kthente pensionistëve, qytetarëve, njerëzve me ndihmë ekonomike, studentëve, përkundrazi i çoi në një rrugë anësore Lekaj-Fier. Me 7.2 mln euro kilometrin. Ndërkohë që Greqia po ndërron autostradën kryesore Kakavijë-Janinë me 4 korsi me 4 mln euro. Ky ndryshim është jetik për çdo shqiptar”, deklaroi Berisha.

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën