LIVE UPDATES
Politike

Vendimet nga Kolegji Zgjedhor, Berisha: Rama më bëri nder, tregoi tmerrin e madh që ka nga unë

Berisha tha se kjo tregoi tmerrin që Rama ka ndaj opozitës duke urdhëruar mercenarët e tij të shkelin ligjin.

22 Prill 2023, 12:04 Nga A.B
Vendimet nga Kolegji Zgjedhor, Berisha: Rama më bëri nder, tregoi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot për vendimet e Kolegjit Zgjedhor për logot e partive të Koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe kreun e koalicionit në fletën e votimit, ku vendosi se do të jetë Ilir Meta. Berisha tha se kjo tregoi tmerrin që Rama ka ndaj opozitës duke urdhëruar mercenarët e tij të shkelin ligjin.

DEKLARATA:

“Këta janë shndërruar në një sekt që kanë përçmim për qytetarët. Ky kryetari juaj këtu, çfarë bëri me ujësjellësin? Unë kam publikuar fotot e tubave të vjetër që i vendoste. Ju i keni dërguar te unë dhe unë i kam publikuar. Prandaj tubat çahen dhe Këlcyra nuk ka ujë. Pse nuk bleu tuba të rinj? Se i ndau me ministrat dhe deputetët lekët. Këta nuk kanë të ndaluar në hajdutërinë e tyre.

Ndaj dhe 14 maji është votë në radhë të parë për veten tuaj, është votë për një ndryshim që është jetik.
A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD. E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit.

Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës. Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën.
I duhet të vjedhë, të vjedhë sa më shumë.

Nuk lejon ngritje komisionesh. Kërkuam ngritje komisioni për charterin e tij taksi, ky si Sulltani Erdogan, thotë se e kam dhuratë. Por shpenzimet e udhëtimit i heqin qytetarët e Shqipërisë. Dhe ka shpenzuar 22 milionë euro me dhomë gjumi ky se lodhet shumë, njeriu që në dy të tretat e mbledhjeve nuk shkel në qeveri.
Pse e do vendin pa opozitë ky? Se blen vazon e drurit 4 milionë euro. E do sepse firmos 420 milionë euro për djegësa. Do të kontrollojë çdo pushtet. Më 14 maj ju garantoj se Rama do i ketë muajt e numëruar në pushtet.

Një grua vritet në banak, dy të tjera brenda 2 orëve. Keni parë ju që ky të shprehet? Jo! Ai është Një mizogen që nuk ka shokë në Shqipëri dhe Evropë. Më është bërë qejfi që ka emëruar gra në Parlament dhe ua kam thënë në sy që janë bërë si bodyguard-et e Gedafit. Ato buzëqeshin. Edhe ai kishte 12 gra bodyguard, njëra i thoshte ylli i Saharasë. Njëra i thotë Zheniu, Zeusi. Politikani më i përfolur ndaj femrave nuk ka ekzistuar. Edhe për këtë duhet të ngriheni. Pse të lejojmë një kryeministër të tillë. Shqiptarët me rrogat më të larta në rajon do jetë motivi ynë. Në 2013 ishim të parët në rajon, tani jemi të fundit. U garantoj fermerët, blegtorët, prodhuesit e Këlcyrës se qeveria do të subvencionojë çdo prodhim, sipërfaqe dhe shitje

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën