25 Maj 2026, 12:53
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD po studion edhe debatet, negativitetin dhe pozitivitetin në media. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë.
Sipas tij, sot fjala e lirë është e censuruar, ndërsa mediat transmetojnë dhe nuk e verifikojnë informacionet. Nga zyra selise blu, lideri i opozitës tha se kjo ndodh pasi media është e kontrolluar nga qeveria, ndërsa shtoi se ata zhveshin fjalën nga kuptimi i saj dhe paraqesin të kundërtën e saj.
"Tani, ne po studiojmë debatet, negativitetin dhe pozitivitetin, tematikat e tyre. Të dhënat paraprake janë një egërsi dhe armiqësi e paparë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe opozitës. Analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë. Kontrata më themelore e njeriut me shoqërinë, është kontrata e gjuhës. E fjalës dhe e kuptimit të fjalës. E fjalës dhe e kuptimit të fjalës. Sot, ajo që quhet censurë, nga Edi Rama, dhe mediat që në seriale transmetojnë dhe nuk e verifikojnë, është anticensurë. Sot, në qoftë se hyn në tematikat, ajo që është forma më e lartë e demokracisë, forma më e lartë e përfaqësimit, dhe ajo është demokracia direkte, apo referendare, demonizohet nga mediat e qeverisë si procedurë totalitare, si procedurë autoritare.
A ka korrupsion më të madh të fjalës, referendum dhe demokraci direkte sesa kjo? Nuk ka. Përmbysje të kuptimit të tyre, dhe këtë bëjnë mediat. Pse ndalem këtu? Ndalem këtu prapë, jam ndal dhe do ndalem vazhdimisht tek e keqja banale. Sepse mediat e kontrolluara nga qeveria, janë përçues, përhapës më kryesorë, më të papërgjegjshëm të të keqes banale. Ato, në mënyrën më të verbër shkatërrojnë kontratën themelore të njeriut me komunitetin, që është kontrata e gjuhës, fjala dhe kuptimi i saj. Ato marrin përsipër ta zhveshin fjalën nga kuptimi totalisht dhe të paraqesin të kundërtën e saj. Është një situatë dramatike me të cilën Partia Demokratike do përballet me vendosmërinë më të madhe. Partia Demokratike beson se gazetarët në tërësinë e tyre, nuk do të donin të pajtoheshin kurrë me një situatë të tillë. Jo. Nuk do donin kurrë të përdornin profesionin e tyre në funksion të një grushti mafiozësh që s'kanë princip, ligj, as kushtetutë dhe i shndërrojnë mediat e tyre në hanxhar të fjalës së lirë dhe të të vërtetave. Por ne do vazhdojmë këtë betejë. Urdhëroni, ja ku i keni faktet. Po të hysh tek studiot, del absolutisht mbi 90% sulme, shpifja, trillimi ndaj opozitës. Manipulimi ndaj opozitës. Ju falënderoj," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd media
Politike
25 Maj 2026, 12:46
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat si Top Channel, Klani dhe TVSH janë mbi 90% në mbë...
Politike
25 Maj 2026, 12:38
E.d
Fatime Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro...
Politike
25 Maj 2026, 12:36
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e detyruar të bëj&e...
Politike
25 Maj 2026, 12:28
I.A
Andis Salla
TIRANË- Fermerët në të gjithë vendin mund të aplikojnë nga sot në Skemën Kombëtare të Mb...
Politike
25 Maj 2026, 10:18
E.d
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të zhvillohet...
Politike
25 Maj 2026, 09:56
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka nisur premtimet pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat ...
Politike
25 Maj 2026, 09:59
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e aplikimeve Skemën Kombëtare 2026. Me anë të një posti...
Politike
25 Maj 2026, 08:50
I.A
Dendias dhe Rama
GREQI- Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të...
Politike
24 Maj 2026, 22:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zait...
Politike
24 Maj 2026, 19:22
E.d
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur ditën e sotme për protestën e studentëve shqiptar&eum...