24 Maj 2026, 19:22
Nga E.d
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur ditën e sotme për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me dhënien e provimit në gjuhën shqipe. Mediat raportuan se Mickoski theksoi se të gjithë duhet të kenë të drejtën të përdorin gjuhën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Mickoski tha se është i gatshëm të ndihmoj në çdo proces, i cili do të mundësoj një arsim më të mirë dhe më të fortë. Kryeministri maqedonas theksoi se shumë shpejt do të arrihet një zgjidhje, për të cilën tha se duhet ta mbështesin të gjithë dhe duhet të kërcejë mbi interesat individuale dhe ato partiake.
"Jam i interesuar dhe i gatshëm të ndihmoj në çdo proces që do të nënkuptojë një arsim më të mirë dhe më të fortë. Nuk hezitoj të diskutoj temat që janë aktuale sot dhe se çdo komunitet ka të drejtë të avancojë dhe të përdorë gjuhën e vet, për sa kohë që është në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe për sa kohë respektohet shënuesi ynë i identitetit, gjuha maqedonase.
Kjo është arsyeja pse ne do të arrijmë shumë shpejt në një zgjidhje që duhet ta mbështesim të gjithë dhe që do të kërcejë mbi interesat individuale partiake dhe politike dhe tendencat për të ngecur në një kurth tjetër nacionalist", tha Mickoski.
Studentët shqiptarë protestuan në Shkup për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip, përveç maqedonishtes. Me pankarta studentët u nisën nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet.
Studentët shqiptarë thanë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësuan si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare. Në mbështetje të tyre, studentët nga Kosova dhe Shqipëria u nisën drejt Shkupit dhe iu bashkuan protestës së tyre. Ata deklaruan se mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme për studentët shqiptarë në RMV. Studentët u përballën me ndalesa nga policia, ndërkohë që u arrestuan edhe tre persona./Dosja.al
hristijan mickoski protesta shqiptare
Politike
24 Maj 2026, 18:34
E.d
Mjeti lundrues
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dh...
Politike
24 Maj 2026, 17:21
E.d
Nikos Dendias dhe Edi Rama
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën....
Politike
24 Maj 2026, 15:18
E.d
Ardian Gjini
KOSOVA- Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas dorëheq...
Politike
24 Maj 2026, 14:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në qëndrimin e tij të së djelës, i është p...
Politike
24 Maj 2026, 14:37
E. D
Albin Kurti, Vjosa Osmani
KOSOVË- Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë ko...
Politike
24 Maj 2026, 13:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi u konfirmua me votë në krye të Partis&e...
Politike
24 Maj 2026, 12:07
E. D
Ina Zhupa
SARANDË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ...
Politike
24 Maj 2026, 10:18
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Kryeminist...
Politike
24 Maj 2026, 09:31
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Tokio se Shqipëria po rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe po f...
Politike
24 Maj 2026, 09:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër mbështetje financiare për Shqip&eu...