25 Maj 2026, 12:36
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e detyruar të bëjë monitorimin e katër mediave kombëtare për të rrëzuar shpifjen e kryeministrit Rama. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se censura e opozitës është një nga aktet më të shëmtuara të narko-mafies qeveritare.
Lideri demokrat hodhi poshtë pretendimin e kryeministri Rama se 60 përqind të kohës, media në Shqipëri i kushtonte opozitës. Në lidhje më këtë, Berisha tha se zyra e shtypit të PD është marrë të gjitha emisionet javore të lajmeve të katër mediave kombëtare, për të treguar vërtet sa sa kohë televizive i jepet opozuitës.
"Censura e opozitës është një nga aktet më të shëmtuara të narko-mafies qeveritare. Edi Rama, para 10 ditësh, u tha shqiptarëve në një aktivitet me prani ndërkombëtare se start-upi i tij, apo çibani i ri i korrupsionit të tij, e kishte informuar se 60 përqind të kohës, media në Shqipëri i kushtonte opozitës. Dhe se për këtë, miqtë e tij, vetëkuptohet lobistë të korruptuar, kishin shprehur shqetësim dhe habi. Duhet të kesh moralin që ka ai. Duhet të kesh dinjitetin që atij i mungon. Duhet të kesh fytyrën që ai nuk ka, që të mashtrosh publikun, t’i servirësh publikut një gënjeshtër të tillë. Një gënjeshtër, një mashtrim, një trillim për një çështje themelore të një shoqërise siç është hapësira informative. Duhet të jesh pra siç është Edi Rama, kreu i një organizate kriminale, që të mund të trillosh para shqiptarëve dhe botës se në vendin e tij, mediat 60 përqind ia kushtojkan opozitës dhe restin atij dhe Lindave të tij gjynahqare.
Në fakt, nuk duhet ta bënim ne. Ka një media apo një OJF që emërtohet Faktoje dhe që unë, faktimin e quaj një nga domosdoshmëritë absolute për çdo media që transmeton mashtrime dhe trillime. Por, Faktoje ka zgjedhur të faktojë se çfarë bëri opozita nga kjo kohë në atë kohë dhe unë e falënderoj, e inkurajoj të vazhdojë, por vetëm kur bën vlerësime politike, duhet të dijë të ndajë politikën nga faktet dhe realiteti. Pra, në vend se ta bënte një institucion i pavarur, u detyruam ne, u detyrua zyra e shtypit të PD, të marrë të gjitha emisionet javore të lajmeve jo të të gjitha mediave, por të katër medieve kombëtare. Cila është koha në lajme që ato i japin opozitës dhe qeverisë? Pra, janë monitoruar sekondë për sekondë dhe u lutem Floriana, mos harro t’ua shpërndash të gjitha medieve, por në mënyrë të veçantë edhe asaj Faktoje, jo për ta dekurajuar, por për ta inkurajuar në punën e saj sepse unë e quaj të dobishme dhe të domosdoshme përpjekjen për faktim," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd konference
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
25 Maj 2026, 12:28
I.A
Andis Salla
TIRANË- Fermerët në të gjithë vendin mund të aplikojnë nga sot në Skemën Kombëtare të Mb...
Politike
25 Maj 2026, 10:18
E.d
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të zhvillohet...
Politike
25 Maj 2026, 09:56
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka nisur premtimet pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat ...
Politike
25 Maj 2026, 09:59
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e aplikimeve Skemën Kombëtare 2026. Me anë të një posti...
Politike
25 Maj 2026, 08:50
I.A
Dendias dhe Rama
GREQI- Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të...
Politike
24 Maj 2026, 22:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zait...
Politike
24 Maj 2026, 19:22
E.d
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur ditën e sotme për protestën e studentëve shqiptar&eum...
Politike
24 Maj 2026, 18:34
E.d
Mjeti lundrues
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dh...
Politike
24 Maj 2026, 17:21
E.d
Nikos Dendias dhe Edi Rama
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën....
Politike
24 Maj 2026, 15:18
E.d
Ardian Gjini
KOSOVA- Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas dorëheq...