LIVE UPDATES
Politike

Mbështetësit poshtë pallatit, kryedemokrati: Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën kur u kap peng nga Rama

Ish-kryeministri akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën se demokratët i ka persekutuar dhe se i ka trajtuar si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë. 

4 Janar 2024, 17:57 Nga r.ll
Mbështetësit poshtë pallatit, kryedemokrati: Faji i Sali
sali berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë ka përshëndetur demokratët që janë grumbulluar poshtë shtëpisë së tij.

Berisha tha se kurrë nuk është bërë luftë ndaj një partie si kjo që i është bërë PD, që sipas tij përmbysi diktaturën më të egër, më staliniste që Europa kishte njohur.

Ish-kryeministri akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën se demokratët i ka persekutuar dhe se i ka trajtuar si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë. 

FJALA E BERISHËS:

Së pari, një falenderim nga zemra dhe i përulur për secilin nga ju, sa herë që unë dal në këtë dritare dhe ju shoh ju këtu, ndjej një erë të fuqishme që fryn. Kjo nuk është era stinore e janarit, kjo nuk është era e ftohtë e dimrit, por kjo është era e shpresës, era e fitores, era e të ardhmes për PD-në dhe shqiptarët. Kjo pra është era e ndryshimit, e cila buron nga shpirti, zemra, idealet tuaja dhe ka të gjithë fuqinë për të ndryshuar fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Grumbullimi juaj këtu lëshon rrezet e para të dritës që ndriçojnë një Shqipëri, e cila ishte e zhytur në errësirë.
Ju po ringjallni shpresën, ju po ringjallni besimin, prandaj dhe falënderimin tim më të madh për ju demokratë dhe demokrate të mbledhur sot në këtë rrugë. Kurrë ndonjëherë në historinë e perëndimit nuk është bërë një luftë kaq e egër kundër një partie si ajo që na është bërë ne si PD.

Kurrë nuk është bërë ndonjë luftë ndaj një partie si kjo që i është bërë PD, e cila ndau historinë, ndau epokat, përmbysi diktaturën më të egër, më staliniste që Europa kishte njohur. Nxori Shqipërinë dhe shqiptarët nga honet më të thella të historisë në dritën e rrugës drejt BE, e anëtarësoi atë në NATO dhe ia doli që shqiptarët, kombi më i varfër i Europës, i treti më i varfër i planetit, të renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Në vitet e përpjekjeve të përbashkëta, PD bëri më shumë se të gjithë paraardhësit e saj në 110 vite pavarësi të marrë së bashku.

Me gjithë këto, këtë 10-vjeçar, demokratët janë persekutuar, janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë, janë diskriminuar, janë mohuar, janë luftuar egërsisht si armiq nga Edi Rama, narkoregjimi i tij, mafia ndërkombëtare me në krye monstrën e njerëzimit, Xhorxh Sorosin.

Pse kjo luftë kundër demokratëve? Një përgjigje do merrni kudo: fajin e ka Saliu.
Por përgjigjen e vërtetë e di çdo shqiptar. Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama.

Faji i Sali Berishës është se ndërhyri kur të tjerët donin t’i caktonin asaj kryetarin dhe u tha jo, kreu i PD do përcaktohet përjetë vetëm nga shqiptarët, nga demokratët.

Faji i Saliut ishte se denoncoi çdo ditë aferat e shekullit, inceneratorët, sterilizatorët, vjedhjet në Portin e Durrësit, lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarët me bandat, me trafikantët e drogës.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës