LIVE UPDATES
Politike

Belind Këlliçi publikon dokumentin/ Gjykatësja: SPAK kreu hetime të njëanshme dhe të paplota për inceneratorët

Sipas Këlliçit në ato data është dirigjuar një skenar të cilin e ka cilësuar në kufinjtë e perfeksionit për të burgosur kryetarin e opozitës, Sali Berisha.

4 Janar 2024, 13:19 Nga N.F
Belind Këlliçi publikon dokumentin/ Gjykatësja: SPAK kreu
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në konferencën e mbajtur ditën e sotme para mediave ka rikthyer edhe nje herë në vëmendje ditët e fundit të dhjetorit ku u la në arrest me burg kryedemokrati Sali Berisha. Sipas Këlliçit në ato data është dirigjuar një skenar të cilin e ka cilësuar në kufinjtë e perfeksionit për të burgosur kryetarin e opozitës, Berisha.

Anëtari i Kryesisë më tej ka shtuar se ai u prezanton para qytetarëve shqiptarë dhe vetë institucioneve të drejtësisë, dokumenta zyrtare të shtetit të cilat qëllimisht lihen jashtë fokusit të hetimit nga vetë sistemi i drejtësisë, për të mbyllur një herë e mirë mega aferën e inceneratorëve. 

Fjala e plotë:

Dua ta nis me një ngjarje që ka ndodhur ditën e parafundit, të vitit të kaluar, me 30 dhjetor 2023, me një skenar të dirigjuar në kufijtë e perfeksionit, ka patur dy vendime të dhëna në atë ditë.Ka pasur dy vendime. Një vendim që burgosi kryetarin e opozitës, Sali Berisha për ti mbyllur gojën opozitës dhe këtë vendim ju e keni parë dhe ju ftoj shikoni çdo media.

Dhe ka pasur një vendim i cili ka lënë në fuqi masën e sigurisë, ‘arrest me burg’ për Naim Simixhiu dhe mbi të gjitha për Taulant Tushën dhe ftoj çdo media dhe portal për ta gjetur këtë lajm. Nëse Erion Veliaj ka menduar se mund ta kalojë në heshtje këtë lajm, dhe kjo ka qenë mënyra për t’i thënë që nuk do të preken, unë i rikujtoj edhe njëherë qytetarëve se prej 8 muajsh kemi parashikuar dhe paralajmëruar drejtorët e bashkisë Tiranë se do të ishin ata vetë, viktima të një skenari të dirigjuar nga kryetari i bashkisë Tiranë.

Në datë 05.12.2022, Prokurori i Posaçëm Dritan Prençi, u ka komunikuar të gjithë personave nën hetim vendimin për“Përfundimin e Hetimeve”, për procedimin penal nr. 187/2020.Në datën 19.12.2022, Prokurori i paraqet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë “Kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim”.

Në datën 24.03.2023, Gjyqtarja e Seancës Paraprake Flojera Davidhi, ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme datë 19.12.2022 për “Dërgimin e çështjes në gjyq”. HETIME TË MANGËTA DHE TË NJËANSHME

Në çështjen e Incineratorit të Fierit, Gjyqtarja e Seancës Paraprake, Flojera Davidhi me vendimin e saj nr. 26, datë 24.03.2023, në përfundim ka vendosur "Dërgimin e çështjes në gjykim për Incineratorin e Fierit”. Në vendimin e saj, pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton përmes arsyetimit se, hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Prokuror Dritan Prençi) janë të mangëta, të cekta, të pjesëshme, të devijuara, dhe selektive.

Prokurori Dritan Prençi, gjatë hetimeve të tij, ka administruar në cilësinë provës pjesë të fashikullit hetimor edhe Raportin e Auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhjetor 2018 dhe Raportin e Auditimit Financiar të Ministrisë së Financave dhjetor 2020.Shumë prej funksionarëve përgjegjës, që duheshin hetuar, nuk janë hetuar nga Prokurori D.Prençi, edhe pse ndaj tyre ka patur të dhëna për dyshime të bazuara në parregullsinë e ushtrimit të funksionit.

Këto veprime të Prokurorit Dritan Prençi kapërcejnë përgjegjësinë disiplinore ndaj tij, dhe janë veprime të kundraligjshme të ndëshkueshme penalisht, pasi është Prokurori Prençi, që në rastin konkret rezulton të ketë konsumuar me dashje, veprën penale të ”Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. Përgjegjësia disiplinore dhe penale e Prokurorit Prençi provohet qartësisht nga vlerësimi që bën vetë gjyqtarja e seancës paraprake në vendimin nr. 26, datë 24.03.2023.

Hetimet e kryera nga Prokurori Dritan Prençi, janë të mangëta, sepse, shumë persona me funksione të larta apo të mesme publike, janë shmangur qëllimisht nga hetimi dhe përgjegjësia penale.Ky devijim i hetimit penal, kjo paligjshmëri, ka sjellë favorizimin e personave që nuk janë pjesë e këtij procedimi penal.Ja çfarë thotë ekzaktësisht Gjykata e Posaçme (e seancës paraprake), në pikën 100 të Vendimit nr. 26, datë 24.03.2023.

“100. Për herë të parë, shkelje të mundshme që lidhen me procedurat e dhënies me koncesion, ndërtimin dhe monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare për objektin: “Ndërtimi dhe administrimi i impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane qarkut Fier dhe prodhimit të energjisë” u evidentuan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili me vendimin nr. 236, datë 21.12.2018 “Për evadimin e materialeve të auditimit të performancës “Menaxhimi i përpunimit të mbetjeve të ngurta në impiantin e Bashkisë Fier”, të ushtruar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Bashkinë Fier.

Më pas, nga një inspektim i bërë nga Ministria e Financave kanë rezultuar një sërë shkeljesh që lidhen me procedurat e dhënies me koncesion dhe zbatimit të kontratës koncesionare për të njëjtin objekt.

Duhet theksuar se, Prokuroria e Posaçme, pavarësisht konstatimeve të këtyre dy organeve shtetërore, ka shtrirë hetimet vetëm lidhur me zhvillimin e procedurave për dhënien me koncesion të objektit: “Ndërtimi dhe administrimi i impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane qarkut Fier dhe prodhimit të energjisë” dhe zbatimin e kontratës koncesionare për periudhën deri në kohën kur Autoritet Kontraktor ka qenë Ministria e Mjedisit, ndërkohë që nuk janë shtrirë hetimet lidhur me miratimin e dhënë nga Ministria e Financave për draft kontratën koncesionare lidhur me mënyrën e shlyerjes së kësteve të mbështetjes financiare; monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit; procedurën e miratimit të Lejes Mjedisore, si dhe procedurat për ndryshimin e vendodhjes së vendit ku do të ndërtohej objekti (pavarësisht konstatimeve të bëra nga administrator i shtetit, që ndryshimi i vendit ku do të ndërtohej Inceneratori ka çuar në kosto ekstra të konsiderueshme dhe ka zvarritur procedurat për pajisjen me leje ndërtimore duke ndikuar kështu në zgjatjen e kontratës).

Gjykata, duke çmuar, që në këtë rast nuk ka detyrimin të procedojë sipas nenit 329 të K.Pr.Penale, por shtrin kontrollin e saj, lidhur me sa është paraqitur nga Prokurori në kërkesën për dërgimin e çështjes për gjyq, dhe procedon sipas neneve 332/c, 332/ç dhe 332/d, e duke dalë me vendim përfundimtar sipas nenit 332/dh të K.Pr.Penale, në kuadër të detyrës kushtetuese që ka organi prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe të ndarjes së pushteteve midis organeve, e lë në vlerësim të organit të akuzës të kryejë verifikimet përkatëse përsa rezultojnë nga këto akte.

Pra Gjykata ka evidentuar në vendimin e saj se, ka persona të tjerë që duhet të ishin hetuar dhe të mbanin përgjegjësi penale, por nuk janë hetuar nga Prokurori Dritan Prençi. Prokurori që ka për detyrë të kryejë hetime të plota, i mbyllur hetimet shpejt e shpejt dhe nuk ka hetuar shtetasit që përmenden në aktet e kontrollit të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave.

Pra, pjesa më e rëndësishme e kësaj çështjeje që lidhet me funksionarët të cilët kanë mbështetur skemën e financimit të Kontratave Koncesionare në kundërshtim të hapur me ligjin, është lënë qëllimisht jashtë hetimit dhe gjykimit. Skema e paprecedentë që përfshin kontrata koncesionare me parashikime krejt të veçanta, dhe që bien në kundërshtim me vetë qëllimin e ligjit për koncesionet, do duhet të ishte edhe çështja kryesore në hetimet penale të Inceneratorëve.

Shkeljet e rënda të konstatuara në vendimin e sipërpërmendur, përbëjnë detyrim për nisjen e procedurave nga institucionet e Drejtësisë, sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Të nderuar qytetarë,Me fjalë të thjeshta sot po ju shpjegojmë se është pikërisht prokurori Dritan Premçi, personi i cili qëllimisht ka zhdukur provat që implikojnë drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorit të Fierit, për Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj.

Ndërsa sot, siç ua kemi paraqitur gjatë 3 javëve të kaluara, i njëjti prokuror po fsheh të dhënat e raportit kofidencial të KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat të cilat pasqyrohen nga Altin Dumani në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtpërdrejtë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Siç e shihni, këto nuk janë absolutisht as akuza politike dhe as interpretime të cilat mund të denigrojnë figurën e prokuroëve. Ne thjeshtë po prezantojmë para qytetarëve shqiptarë dhe vetë institucioneve të drejtësisë, dokumenta zyrtare të shtetit të cilat qëllimisht lihen jashtë fokusit të hetimit nga vetë sistemi i drejtësisë, për të mbyllur një herë e mirë mega aferën e inceneratorëve, të cilët do duhej të ishin hetuar si një grup i strukturuar kriminal.

belind këlliçi pd spak


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje