LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Arrestimi i Berishës është i mirëpritur, por e gjithë kultura politike e Shqipërisë duhet të ndryshojë

Në një vend ku, për 30 vitet e fundit, një konsensus i pashprehur toleronte vetëpasurimin si një aspekt zakonor i posteve qeveritare, veprimet ligjore kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kanë habitur ekspertët ballkanikë.

4 Janar 2024, 14:49 Nga Fron Nahzi
BIRN: Arrestimi i Berishës është i mirëpritur, por e
Sali Berisha

Javën e kaluar, një gjykatë shqiptare e vendosi Sali Berishën, ish-presidentin dhe kryeministrin dikur të fuqishëm dhe udhëheqësin e Partisë Demokratike të opozitës, në arrest shtëpie për korrupsion të dyshuar. Në një vend ku, për 30 vitet e fundit, një konsensus i pashprehur toleronte vetëpasurimin si një aspekt zakonor i posteve qeveritare, veprimet ligjore kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kanë habitur ekspertët ballkanikë.

Pas rënies së komunizmit, shqiptarët i kthyen sytë nga Perëndimi, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, me shpresën se këto qeveri do të ndihmonin t'i mbanin përgjegjës udhëheqësit e tyre. Publiku e kuptoi shumë mirë se qëndrimet mbizotëruese, vlerat dhe kultura politike mes liderëve politikë shqiptarë i kanë rrënjët në marrëdhëniet nxjerrëse. Në vend që t'i shohin postet qeveritare si mundësi për t'i shërbyer publikut, politikanët i kanë parë këto pozicione si shtigje për përfitime personale. Qoftë ky Berisha apo kryeministri aktual Edi Rama, liderët shqiptarë shfaqin karakteristika të përbashkëta qeverisëse. Ata vazhdimisht përpiqen të formësojnë mjetet dhe mënyrën e ndryshimeve të qeverisjes, shpesh duke i dhënë përparësi përfitimeve për bashkëpunëtorët e tyre mbi respektimin e procedurave dhe rregullave të vendosura.

Tani, pas 30 vjetësh, duket se SHBA-të mund t'i jenë përgjigjur thirrjes së tyre. Edhe pse dikur e mbështeti Berishën me entuziazëm, Uashingtoni e humbi durimin dhe dy vjet më parë e sanksionoi atë dhe anëtarët e familjes së tij për “korrupsion madhor”. Sipas Sekretarit të Shtetit Blinken, gjatë mandatit të Berishës, “ai ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Duke ndjekur këtë linjë arsyetimi, do të ishte sfiduese për Uashingtonin të identifikonte një lider ballkanik nga tre dekadat e fundit, i cili nuk duhet të kishte një fat të ngjashëm.

Megjithatë, ndryshe nga e kaluara, kur akuza të tilla nuk ishin gjë tjetër veçse një retorikë e zbrazët politike, në Shqipëri SHBA-ja i ndoqi sanksionet duke nxitur krijimin e një subjekti të ri juridik, Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, të mbështetur nga një ushtri ekspertësh amerikanë të zbatimit të ligjit për të ndihmuar Shqipërinë të sjellë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar.

SPAK synon të funksionojë si një subjekt gjyqësor i pavarur për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta të qeverisë dhe shoqërisë. Sipas ambasadës amerikane, mbi 40 persona të financuar nga SHBA-ja ndodhen në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar institucionet e saj të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Këtu lind pyetja: A janë krimet e zyrtarëve shqiptarë kaq të mëdha sa që ato ndikojnë në interesin jetik të SHBA-së dhe kërkojnë një ekip kaq të madh ligjor amerikan, apo kultura e korrupsionit në Shqipëri është kaq e përhapur sa e vetmja mënyrë për të zbatuar sundimin e ligjit është duke përdorur një ekipi të huaj?

Shumë shqiptarë dhe ekspertë të Ballkanit besojnë se SHBA-ja e detyroi Ramën të padiste Berishën. Në fakt, Ramës i mungonte një motiv politik për të rrëzuar Berishën, pasi prania e Berishës garantonte një opozitë të dobët, të diskredituar dhe të fragmentuar, duke ndihmuar kështu në sigurimin e qeverisjes afatgjatë të Ramës. Pas vendosjes së sanksioneve ndaj Berishës dhe familjarëve të tij, zyrtarët amerikanë i theksuan vazhdimisht Ramës se ata e kishin bërë pjesën e tyre dhe tani ishte radha e tij të bënte të njëjtën gjë.

Faza e dytë përfshinte qasjen praktike të SHBA-së në formësimin e SPAK-ut, duke penguar përpjekjet e Ramës për të caktuar aleatët e tij për ta kontrolluar atë. Që atëherë, SPAK ka ndjekur penalisht dhe dënuar disa prej ministrave dhe kryebashkiakëve të Ramës për korrupsion, duke rritur pavarësinë e tij politike në sytë e publikut. Megjithatë, rasti i Arben Ahmetajt, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë e Ramës, i cili u akuzua për një rrjet aktivitetesh korruptive që disa media spekuluan se mund të implikonin Ramën dhe disa prej drejtuesve të tij të lartë, dhe aftësia e tij për të shmangur arrestimin duke u larguar fshehurazi nga vendi ka ngritur pikëpyetje se sa lart do të shkojnë përpjekjet e SPAK kundër korrupsionit.

Nëse Shtetet e Bashkuara synojnë ta transformojnë kulturën politike mbizotëruese të Shqipërisë, do të kërkohet një prani e qëndrueshme në vend. Ndryshimi kulturor është një përpjekje afatgjatë që përfshin breza. Pra, a do ta vazhdojë SHBA-ja deri në fund këtë proces? Ne e dimë nga përvoja se SPAK ka të ngjarë të bjerë me shpejtësi nën ndikimin e liderëve politikë nëse SHBA-ja tërhiqet.

Nga ana tjetër, nëse SHBA-ja synon t'u përcjellë një mesazh liderëve aktualë dhe të ardhshëm shqiptarë dhe rajonalë se nuk do të tolerojë më korrupsionin, zbatimi i barabartë i ligjit është gjithashtu thelbësor. Nëse paditë e lidhura me korrupsionin synojnë kryesisht opozitën, mesazhi selektiv do të humbasë shpejt mbështetjen popullore. Aktualisht, SPAK po heton ish-presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monkia Kryemadhi, drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë, për korrupsion të dyshuar gjatë qëndrimit të tyre në qeveritë e koalicionit të drejtuar nga Rama dhe Berisha.

Një dokument i rrjedhur i vitit 2009 nga ambasada e SHBA në Tiranë, i zbuluar nga Ëikileaks, mbetet i rëndësishëm sot. I titulluar “Shkelësit e ligjit u bënë ligjbërës”, ai përshkruante korrupsionin në nivelet më të larta në të gjitha partitë. Për ta luftuar këtë në mënyrë efektive nevojitet prishja e marrëdhënieve midis elitës në pushtet dhe oligarkëve – biznesmenëve të fuqishëm që kontrollojnë ekonominë e Shqipërisë. Për ta arritur këtë, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të zbatojnë standarde kundër korrupsionit, nëpërmjet SPAK-ut dhe ndryshe, pa marrë parasysh postet e atyre që abuzojnë me sistemin.

Vetëm duke çrrënjosur sistemin shtetëror të kapur të Shqipërisë, qeveritë e ardhshme mund të kenë një shans për të krijuar institucione që funksionojnë në interesin më të mirë të publikut.

Marrë nga Reporter.al

sali berisha fron nahzi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës