LIVE UPDATES
Politike

Berisha paraqet argumentet: Dyshja Rama-Balluku kërkon të përmbysë në Kushtetuese vendimin e ligjshëm të GJKKO-së

Lideri opozitar tha se funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ dhe se populli nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të republikës së Shqipërisë.

27 Nëntor 2025, 13:03 Nga E.d
Berisha paraqet argumentet: Dyshja Rama-Balluku kërkon të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se dyshja Rama-Balluku kërkon të përmbysë vendimin e ligjshëm të GJKKO-së. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ata po përdorin për këtë qëllim presioni ndaj gjykatës. 

Lideri opozitar tha se funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ dhe se populli nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Ndaj lidhur me këtë, Kryedemokrati tha se gjykata mund të disponojë për pezullimin e përkohshëm të tyre dhe se në rastin konkret Belinda Balluku mund të pezullohet nga detyra e zëvendëskryeministres por jo nga ajo e deputetes.

"Dje unë njoftova se do paraqes sot të gjithë argumentet e pakundërshtueshme ligjore të cilat faktojnë se dyshja Rama-Balluku, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë bërë. Të kapur në flagrancë me vjedhjet e mëdha të taksave të qytetarëve, Edi Rama dhe Lubi Balluku, në përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga krimi i tyre i përbashkët janë vërsulur me tërbim drejt Gjykatës Kushtetuese, duke shpallur me mediat e tyre si puçist, antikushtetues vendimin e gjykatës speciale të antikorrupsionit për pezullimin nga detyra të Lubi Ballukut, de facto për vjedhjen në bashkëpunim me Edi Ramën dhe organizatën e tyre kriminale në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve. Këta bashkëhajdutë shkuan së bashku në Gjykatën Kushtetuese për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO-së dhe po përdorin për këtë qëllim të gjitha mjetet e presionit ndaj kësaj gjykate që u jap edhe pushteti. Lidhur sa më sipër, deklaroj se: Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik hyn në masat e sigurimit personal, parashikuar nga neni 227 dhe 240 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë mund të zbatohet nga gjykata kur procedohet për vepra penale për të cilat ligji parashikon një dënim me burgim më të lartë se një vit sipas nenit 241. 

Gjykata vendos caktimin e një mase të tillë kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit si dhe kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të pandehurit, e keni parasysh ju, dy hajdutë të papërmbajtur për sa i përket personalitetit të të pandehurit, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet. Neni 248, fraksioni 3. Neni 242, pika 1. Ky nen parashikon se me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon pjesërisht ose plotësisht për një afat të kufizuar të pandehurit veprimtarinë që lidhet me funksionet e tij. Por ky nen përcakton që kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, që do të thotë se nuk zbatohet për funksionin e deputetit dhe të të zgjedhurve vendorë. Funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ. Populli, sovran nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Konkretisht, dekret të presidentit të Republikës. Për rrjedhojë, gjykata mund të disponojë për pezullimin e përkohshëm të tyre. Në rastin konkret, Lubi Balluku mund të pezullohet nga detyra e zëvendëskryeministres por jo nga ajo e deputetes." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha gjkko opozita

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?