9 Shkurt 2023, 19:29
Nga F.M
\
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpalli fituesin për pistën e makinave në Krastë të Elbasanit. Në një takim në selinë blu me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të Tiranës, Berisha thotë se ka oritur në zyrë përfaqësues të një kompanie që i kanë rrëfyer se kishin ardhur për të shqyrtuar ofertat. Por, Berisha shtoi se Rama e kishte shpallur fituesin pa pritur afatet e nevojshme.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kur dolëm nga monizmi i parë u dyndëm nga deti, toka, nga të 4 anët për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që lanë.
Sot ky monizëm, ka shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët, ka shndërruar pasuritë publike në një mallkim për shqiptarët, ka shndërruar vendin në një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë se mund të jetohet. Por cili është realiteti. Realiteti i këtij vendi është absolutisht, një vend nga më të pasurit në Europë, një vend me potenciale të jashtëzakonshme, jo për 3, por edhe për 7-10 milionë banorë. Një vend i cili në tokë, në det, mbi tokë, ka pasuri përrallore. Por këto nuk shndërrohen në mirësi për qytetarët, banorët. Këto shndërrohen në plaçkë, grabitje për qeveritarët për të cilët ligji nuk ekziston, për të cilët ka vetëm një interes, të mbushin xhepat, kontot e tyre me paratë e vjedhura. Shikoni çfarë ndodh, këta nuk ngopen kurrë. Në kulmin e një krize shqiptare dhe botërorë, ai firmos marrëveshjen për grabitjen e portit. Sot unë prita një kompani në zyrë. Më thotë kam ardhur sepse pista e makinave në Krastë të Elbasanit, tenderi u shpall sot dhe duhen, sipas ligjit kaq javë për tu shqyrtuar ofertat dhe të gjitha, por pas 3 ditësh Edi Rama si kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave shpalli fituesin. Shpalli fituesin kompaninë që i mbushi xhepat. Këtu nuk ka ligj më. Këtu ka vetëm një frymë, të plaçkisin sa më shumë. Këta janë një organizatë kriminale.
sali berisha
Politike
9 Shkurt 2023, 19:21
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se 937 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në hapësir&eu...
Politike
9 Shkurt 2023, 17:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar se studentët nuk duhet që të fokusohen vetëm në fakultet më t&e...
Politike
9 Shkurt 2023, 16:36
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk mund që të paguaj studimet për studentët që largo...
Politike
9 Shkurt 2023, 16:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rroga minimale do të rritet në 40 mijë lekë të reja. Lajmin e dha...
Politike
9 Shkurt 2023, 16:20
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët e mjeksisë ka folur për fenomenin e emigrimit të shqip...
Politike
9 Shkurt 2023, 14:36
I.A
Eno Bozdo
TIRANË- Partia Demokratike e ka akuzuar sot qeverinë për koston e lartë të ndërtimit të infrastrukturës n...
Politike
9 Shkurt 2023, 14:32
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e Sekratariatit për Votimet dhe Etikën q&eu...
Politike
9 Shkurt 2023, 14:01
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 u ndal tek ç...
Politike
9 Shkurt 2023, 13:32
A.B
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu, komentoi ditën e sotme vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrup...
Politike
9 Shkurt 2023, 12:33
A.B
Selia e PD
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar në Policinë e Tiranës një njoftim për mbajtjen e protestës së 1...