LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Zotimi ynë është që pensionet dhe rrogat të jenë të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit

Berisha theksoi se kur u PD paraqiti ligjin për minimumin jetik 200 euro, qeveria u shpreh se ata  po çojnë vendin në greminë. Ai theksoi se qeveria ka vjedhur pensionet dhe më pas shprehen se po të rrisin pensionet vendi bie në greminë.

27 Prill 2025, 20:47 Nga N.F
Berisha: Zotimi ynë është që pensionet dhe rrogat të
Berisha

KUÇOVË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarë të Kuçovës. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se qeveria këtë vit vuri përpara taksat 8 miliardë euro. Ai shroi se kryeministri Edi Rama kishte përcaktuar dhe la gjithsej 16 mln euro për pensionistët.

Berisha theksoi se kur u PD paraqiti ligjin për minimumin jetik 200 euro, qeveria u shpreh se ata  po çojnë vendin në greminë. Ai theksoi se qeveria ka vjedhur pensionet dhe më pas shprehen se po të rrisin pensionet vendi bie në greminë. Berisha theksoi se zotimi i PD është që pensionet dhe rrogat të jenë të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit.

"Të dashur miq! Ky program siç e paraqitën edhe parafolësit e mi këtu, fillon me zemrën e dhimbsur. Fillon me dhemshurinë. Ndaj dhe ne i japim fjalën e nderit, çdo pensionisti dhe pensioniste, çdo të papuni, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo fëmije me një prind, çdo studenti me bursë se 100 ditët e para do të kenë minimumin jetik, apo pensionin minimal, apo bursën 200 euro. Se në 100 ditët e para në këtë vend, do të vendoset rroga minimale 500 euro dhe do të shkohet dhe rroga mesatare 1200 euro.

Miq, çfarë po bëjmë ne me këto. Nuk po bëjmë asgjë tjetër, veç po kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju. Ato janë taksat tuaja, janë mundi juaj, janë djersa juaj, janë kafshata juaj që e paguani në çdo gjë. Dhe çdo qeveri e përgjegjshme para jush, në Shqipëri apo në botë, ka detyrë që një pjesë të mirë të atyre që u merr të ua kthejë ju përsëri. Miq, nuk dua të ndalem në vitet e shkuara, por një gjë u them; pikërisht për të zbatuar këtë detyrim ne dyfishuam rrogat në vitet 2006-2013. Pikërisht për të zbatuar këtë detyrim moral, ligjor ne dyfishuam pensionet e vogla, ne rritëm me 60% pensionet mesatare, ne rritëm me 40% pensionet e larta. Po miq, paratë janë të qytetarëve.

Në vitin 2013 ne arritëm duke zbatuar këtë parim, që qytetarët shqiptarë me rrogë shteti, pensionistët shqiptarë, të kenë rroga më të larta se sa të gjithë pensionistët e vendeve të tjera të Ballkanit, të kenë pensione më të larta. Po. Po. Çfarë ndodhi në 12 vite? Në 12 vite malazezët të cilët merrnin në vitin 2013, një pension prej 138 mijë lekë, ndërkohë kur pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lekë, sot marrin 450 mijë lekë pension. Po pse marrin ata kaq? Sepse qeveria e Malit të zi, e përgjegjshme para qytetarëve të saj, në çdo buxhet u jep përqindjen e duhur qytetarëve. Kosova një vend me një pavarësi pak vite më parë, para 3 muajsh Albin Kurti ndau 100 mln euro për pensionistët. 100 milionë dhe u tha se, çdo pensionistë do të ketë pension 20% më të lartë.

Po kështu rrogat minimale. Në vitin 2013, Rumania që sot është anëtare e BE-së, edhe në atë kohë ishte, kishte një rrogë minimale 830 lej, afërsisht 164 euro. Sot sa e ka? E ka 3300 lej, e ka dy herë më të madhe se ne. Në vitin 2013 e kishim 220 euro rrogën minimale. Po pse? Sepse qeveria i ndan paratë, u kthen paratë atyre që ua merr. Si mundet? Të lumtë goja, i kanë vjedhur tek pensionistët, tek rrogëtarët. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne, kemi vendosur të rrisim rrogat, të rrisim pensionet dhe vrapi ynë nuk ndalet gjersa çdo qytetar i këtij vendi, çdo pensionist i këtij vendi të ketë rrogën dhe pensionin më të lartë se, çdo bashkëmoshatar i tij në vende të tjera të Ballkanit.

Ky është zotimi ynë para jush. Çfarë bënë këtë zotërinjtë, kjo qeveri çfarë bëri? Kjo qeveri vetëm këtë vit, vuri përpara taksat tuaja 8 miliardë euro. Dhe Edi Rama kishte përcaktuar dhe la gjithsej 16 mln euro për pensionistët. Kur ne i paraqitëm ligjin për minimumin jetik 200 euro, jo tha, kjo na çon në greminë. Po në çfarë gremine na çon ajo? A ka gjë më të pashpirtë se të lësh për 870 mijë qytetarë të tu, 16 mln euro? Merr fund kjo, e tha bukur qytetari, ata kanë vjedhur pensionet, kanë vjedhur miliarda nga pensionet tuaja dhe pastaj thonë se, po ti rrisim biem në greminë. Gremina i pret për atë që kanë bërë," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj