Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se për këtë qëllim, Rama ka përdorur truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës.
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Federica Mogherinin se përmes një marrëveshje të fshehtë korruptive kanë vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusin e Kolegjit Bryzh në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se për këtë qëllim, Rama ka përdorur truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës.
Berisha thotë se rektorja e Kolegjit të Europës, së bashku me Ramën kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë.
"Dy Lubitë dhe Ramaduro në mes. Pas skandalit të vjedhjes së 50 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë në tenderin e tunelit të Llogarasë nga Ramaduro dhe Lubi Balluku, plas skandali tjetër i vjedhjes së miliona e miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë me kampusin e Kolegjit Evropian në Tiranë dhe me bursat e studentëve të përcaktuara nga Lubi Mogherini dhe Ramaduro, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. E përbashkëta e këtyre dy skandaleve të përmasave ndërkombëtare është se në të dyja del protagonist kryesor Edi Rama, njëheras kryeministri më i korruptuar i Europës.
Me një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që nuk është publikuar sepse është korruptive, është vendosur të ndërtohet me 17 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kampusi i Kolegjit Bryzh duke marrë pikërisht për këtë qëllim truallin e parashikuar për ndërtimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Tiranës, për të cilin ekzistonte edhe projekti i kampusit. Po kështu për të vazhduar vjedhjen e parave, Federica Mogherini dhe Ramaduro e vlerësimet e tyre kanë fryrë për interesa korruptive koston e jetesës për studentët e Kolegjit Europian në Tiranë dhe kanë caktuar si bursë shumën 27 mijë euro kundrejt 29 mijë euro që është shumë për studentët që studiojnë në Belgjikë në Kolegjin e Bryzhit.
Ndërkohë që rroga mesatare në Shqipëri është 5 herë më e ulët se rroga mesatare në Mbretërinë e Belgjikës.
Përveç këtyre, me një marrëveshje sekrete që në kundërshtim me ligjin nuk u publikua kurrë, është ndryshuar duket edhe destinacioni i Piramidës, e cila me një shumë prej 16 milionë euro, u rikonstruktua për të funksionuar si qendër e teknologjisë së lartë për të rinjtë shqiptarë, por sipas njoftimeve të medias del se i është dhënë Kolegjit Europian në Tiranë, në përdorim apo në pronësi, këtë askush nuk e di," tha Berisha./Dosja.al
Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ...
Erion Braç TIRANË- Deputeti i partisë Socialiste Erion Braçe nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyz...
Keith Self TIRANË- Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self ka vënë në pikëpyetje funksionimin e ...
Kuvendi TIRANË- Partia Socialiste nuk ka pranuar formulën e propozuar ditën e djeshme nga Opozita për zgjedhjen e Avokatit të Pop...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme në Presidencë hidhet sot shorti për anëtarët e këshillit të emë...
Edward Josep SHBA- Eksperti i njohur amerikan, Edward Joseph bëri dje një deklaratë "bombë" në Kongresin amerikan. Joseph, i...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të mad...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim në njësinë nr.9 në Tiran...
pamje nga takimi TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë nr.9 në Tir...
Klevis Balli TIRANË- Demokrati Klevis Balliu ka deklaruar se mazhoranca po bën gjithçka që të mbrojë hajdutë...