Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vendimi u kritikua nga Serbia dhe nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, i cili tha se është "i zhgënjyer dhe i shqetësuar thellësisht". Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.
Vendimi u kritikua nga Serbia dhe nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, i cili tha se është "i zhgënjyer dhe i shqetësuar thellësisht". Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër. Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”.
Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi. OSBE-ja theksoi se është "seriozisht e shqetësuar për rritjen e polarizimit politik brenda KQZ-së, i cili reflektohet në sjelljen gjatë votimit që duket se udhëhiqet nga interesa partiake, e jo nga kritere ligjore dhe parime demokratike".
"Sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë që janë thelbësore për një organ të pavarur të administrimit të zgjedhjeve", tha ajo.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi si "plotësisht të papranueshëm" vendimin e KQZ-së.
“Kjo tregon jo vetëm mungesën e kapaciteteve demokratike, por edhe një qëndrim plotësisht të papranueshëm ndaj një tërë komuniteti kombëtar”, tha Gjuriq në Uashington në një bisedë me gazetarë nga Serbia.
Kreu i diplomacisë së Serbisë shtoi se shpresën se, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ky vendim do të të rishikohet, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme. Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.
Gjatë mbledhjes të martën, KQZ tha se 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, aplikuan për zgjedhjet e këtij muaji. Në këtë mbledhje, ajo i certifikoi 22 subjekte politike./REL
pamje nga vendngjarja TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim në njësinë nr.9 në Tiran...
pamje nga takimi TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Bersisha zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë nr.9 në Tir...
Klevis Balli TIRANË- Demokrati Klevis Balliu ka deklaruar se mazhoranca po bën gjithçka që të mbrojë hajdutë...
Edi Rama VJENË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vjenës, për të marrë pjesë në Konferencën “...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se forcat demokratike në Europë dhe në botë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD do të bëjë një analizë të shk&eum...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u ndal tek problematikat në zonën e lushnjes, si pasojë e përmbytjeve. ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është zotuar para qytetarërve se do ta mbroj votën ...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i PS-së, Ardit Bido është "përplasur" me Kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Ba...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e arrestimin e Federica Mogherinit, r...