LIVE UPDATES
Politike

Berisha: ‘Made in Albania’ do të jetë krenaria kombëtare, ne do t’i rikthehemi Shqipërisë prodhuese

Berisha shtoi se nga viti 2023-2024 eksportet që janë mirëfilltas prodhim, ranë me 32%. Ai shtoi se ‘Made in Albania’ është Shqipëria e punësimit, e begatimit, e shndërrimit të të mirave që ka vendi, në të mira për qytetarët.

6 Mars 2025, 20:28 Nga N.F
Berisha: ‘Made in Albania’ do të jetë krenaria
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës u shpreh se shtylla kryesore e programit të PD-së është "Made in Albania". Sipas tij nuk ka vend që të ketë fuqi prodhuese për kilometër katror siç ka Shqipëria në çdo lloj aspekti si bujqësor, minerar dhe nëntokësor.

Berisha shtoi se nga viti 2023-2024 eksportet që janë mirëfilltas prodhim, ranë me 32%. Ai shtoi se ‘Made in Albania’ është Shqipëria e punësimit, e begatimit, e shndërrimit të të mirave që ka vendi, në të mira për qytetarët. Berisha theksoi se qytetarët duhet ta dinë se çmimet e lëndëve të ndërtimit, manualet e ndërtimit tregojnë se çmimet për punët publike janë rritur gjithsej 32 përqind. 

"Pastaj shtyllë kryesore ‘Made in Albania’. Nuk ka vend që të ketë fuqi prodhuese për kilometër katror siç ka Shqipëria në çdo lloj aspekti. Si bujqësor, minerar, nëntokësor, etj. Çfarë ndodh miqtë e mi. Në mënyrë dramatike bie prodhimi vit për vit. Statistika zyrtare. E dëgjoni të flasë ndonjëherë ky, zogu i qyqes çdo mëngjes ta përdorë fjalën prodhim? Asnjëherë të vetme, nuk ekziston.

Vetëm nga viti 2023-2024 eksportet që janë mirëfilltas prodhim, ranë me 32%. Atëherë, ne i rikthehemi me të gjithë fuqinë prodhuese potencialit tonë. ‘Made in Albania’ është Shqipëria e punësimit, është Shqipëria e begatimit, është Shqipëria e shndërrimit të të mirave që ka vendi, në të mira për qytetarët. Është Shqipëria që tërheq investitorët e huaj.

Ka 10 vite që një investitor serioz i madh në Shqipëri nuk shkel. Ikën ata që ishin, e braktisën Shqipërinë. Si do të bëhet, si do bëhet Shqipëria pa investime të huaja, pa kompanitë e mëdha. Jo. Ne do të krijojmë mjedisin më miqësor. A e dini ju se pse ndërtuam ne rrugë. Ne ndërtuam nga viti 2005-2013, 11 mijë e 3-400 kilometra rrugë. Por ama nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër, që të gjitha me kompanitë më të mëdha, Italia, Gjermane, Amerikane e me radhë. Me çmime absolutisht në disa raste 10 herë më të ulëta se të sotmet.

Qytetarët duhet ta dinë se çmimet e lëndëve të ndërtimit, manualet e ndërtimit tregojnë se çmimet për punët publike janë rritur gjithsej 32 përqind. Çfarë ka ndodhur që këta i ndërtojnë rrugët me 10-fish? Vjedhin, kaq e thjeshtë. Vjedhin në çdo gjë. Shkon në Turqi ai. Del tjetri ofron 130 mln euro për tunelin e Llogarasë. Jo, pas kuintave, perdeve e çojnë në 180 mln euro dhe ndajnë 50 mln aty për aty. Ne do ti rikthehemi Shqipërisë prodhuese, do të krijojmë një mjedis të shkëlqyer, për biznesin. Mos harroni se ka pasur raste në vitet 2005-2013 që Shqipëria renditej e 13-18 në botë për klimën e biznesit. Edhe ajo bëhet, por bëhet kur të mos i shikosh për ti vjedhur ata, por ti trajtosh barabar para ligjit dhe të pranosh, praninë e tyre.


Kështu që do të nxisim prodhimin me të gjitha mundësitë. Nuk ka vend më të pasur. Ka çdo lloj minerali po thuajse. Ka ujëra më shumë se çdo vend i Ballkanit. Ka fushën më të madhe të naftës onshore në Europë, ka brigjet më fantastike. Pra ‘Made in Albania’ do të jetë krenaria kombëtare. Do ta lëmë pak historinë në punë e vet dhe do të merremi me veten tonë. Do bëjmë historinë me ‘Made in Albania’ në mënyrë që shqiptarët të jetojnë të mëkëmbur, pa dhimbje me prodhimet e tyre dhe të ecin dhe në botë me këto marka," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit