LIVE UPDATES
Politike

Dosja Veliaj/ Altin Basha, shembulli si u rekrutuan ata që shitën Teatrin

Përmes shoqatave të Ajola Xoxës, Erion Veliaj ka gjetur mënyrën, të shpërblejë ata që tradhëtuan protestën kundër shembjes të Teatrit Kombëtar, ata që angazhoheshin në fushata elektorale pro tij, ata që bëheshin pjesë e spektaklit të manipuluar për mbjelljen e pemëve.

6 Mars 2025, 19:42 Nga r.ll
Dosja Veliaj/ Altin Basha, shembulli si u rekrutuan ata që shitën
foto ilustruese

TIRANË- Nga cilido kënd që ta kapësh, dosja Veliaj nxjer në pah skandale të reja. Më të fundit nuk janë ato financiare, as vaniteti i Ajola Xoxës për të shpenzuar 800 mijë euro për fustane, të mbathura dhe sytjena, por mënyra se si paratë publike kanë korruptuar shoqërinë, kanë rektutuar artistë dhe aktorë, kanë shërbyer si zjarrfikës për të shuar kritikën dhe protestën.

Në një shkrim skrupuloz, sa investigues po aq edhe me nota reflektuese, gazetarja Elsa Demo ka përshkruar në “Peisazhe të fjalës” degradimin e skenës artistike përmes fondeve të bashkisë. Përmes shoqatave të Ajola Xoxës, Erion Veliaj ka gjetur mënyrën, të shpërblejë ata që tradhëtuan protestën kundër shembjes të Teatrit Kombëtar, ata që angazhoheshin në fushata elektorale pro tij, ata që bëheshin pjesë e spektaklit të manipuluar për mbjelljen e pemëve. Emrat e Artan Imamit, Marsela Çibukajt, Ardit Gjebresë, Ilir Shaqirit figurojnë në tektin voluminoz.

Por një rast flagrant është ai i ish drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha dhe bashkëshortes së tij, Ilirjana, të cilët kanë përfituar në vetëm 9 projekte, afro 320 mijë euro, pra trefishin e asaj që parashikon buxheti vjetor i gjithë Teatrit Kombëtar, thekson gazetarja Demo.

Në dhjetor të këtij viti, çifti Altin dhe Iliriana Basha ranë pre e emisionit investigativ “Piranjat”, si abuzues të paskrupullt me fondet e shfaqeve të Teatrit Kombëtar. Basha u akuzua se si drejtor i këtij institucioni, në konflikt interesi, kishte punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqeje me buxhet 12 milionë lekë, për kostumet dhe skenografinë. Pas këtij skandali ai u detyrua të largohej me turp nga detyra e drejtorit, madje me po aq turp sa sa e mori atë detyrë, në këmbim të tradhëtisë që i bëri protestës kundër shembjes së Teatrit.

Ky regjizor dhe zyrtar i akuzuar si hajdut është steriotipi tipik i njeriut që zgjidhte Erion Veliaj për ti shërbyer propagandës dhe qëllimeve të tij. Në dosjen e gjykatës, që ka zbërthyer gazetarja Elsa Demo tregohen, një për një, përfitimet që ka marrë çifti Basha, përmes shoqatës “Bash-Art”. Aty gjenden detaje edhe për manipulimin e faturave financiare që i shërbenin manipulimeve të Ajola Xoxës, në këmbim të premtimit: ju nuk do të keni kurrë probleme me bashkinë.

Ashtu sikurse duket edhe në tabelën e mëposhtme të nxjerë nga dosja Veliaj, duket qartë se financimet për shoqatën e çiftit Basha, përkojnë me periudhën pas shembjes së Teatrit, ndonëse “Bash-Art” ishte krijuar katër vite më parë.

Dosja Veliaj/ Altin Basha, shembulli si u rekrutuan ata që shitën

Mjafton kjo tabelë për të përforcuar dyshimin se Veliaj i bleu me para publike ata që rekrutoi për të tradhëtuar kauzat qytetare, të cilët më pas, i pëedori në mënyrë të paskrupult për interesat e tyre.

Altin Basha u bë një nga simbolet e këtij fenomeni. Dhe kjo u pa në 3 dhjetor 2020 kur ai u emërua në detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental, në vend të Kiço Londos. Për të arritur deri këtu ai u detyrua të gëlltiste shumë.

Ai u bë një prej tre artistëve, që tradhëtuan kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një shoë propagandistik, një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë, që i shërbente thjesht interesave politike të ditës. Fotoja e regjisorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet.

Dosja Veliaj/ Altin Basha, shembulli si u rekrutuan ata që shitën

Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe refuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha i vuri gjoksin dhe me argumentat e Rilindjes sulmoi protestuesit, duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri Por, nuk mbaron këtu. Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të Portokallisë, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private “Fusha SHPK” për aferën e ndërtimit të kullave 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë përfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë “Fushës” aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels, nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.

Edhe më i neveritshëm u bë roli i regjisorit që dikur këmbëngulte se teatri nuk duhet të shembej, ditën pasi atij iu vunë minat. Në një intervistë për ‘Report TV’ ai e krahasoi ndërtesën tashmë të shkallmuar, prishjen e së cilës gazeta “Le Monde” e etiketoi si një “akt barbar”, me një “kotec pulash”.

Por, luga me çorbë të prishur që pati gëlltitur nuk do ta ngopte lehtë. Dy vjet pasi e bëri drejtor të Teatrit Eksperimental, partia do ta gradonte në dhjetor 2022, në krye të Teatrit Kombëtar.

Përpos këtyre shpërblimeve, duke evidentuar ato pjesë të dosjes që nxjerrin në pah korruptimin e skenës sonë artistike, gazetarja Elsa Demo po na tregon se përpos posteve publike, çifti Basha u shpërblye edhe me 320 mijë euro për shoqatën e tij, “Bash-Art”.

Dhe ky investigim reflektiv për tu duartrokitur është një dëshmi e fortë për të kuptuar, jo vetëm se si u ble dhe u asgjesua protesta e artistëve për mbrojtjen e teatrit, por edhe për të mësuar se ç’shuma kolosale parash i motivojnë të zhgryhen para SPAK-ut ata dordolecë që pretendojnë se mbrojnë një korruptues kalibri si Veliaj. /Lapsi.al

altin basha erion veliaj


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj