21 Tetor 2022, 17:32
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar historinë e një shqiptari që i kishin shkuar katër inspektorë për një derë që kishte shtuar në biznesin e tij. Në një takim me kryetarët e degëve, Berisha e paralizoi situatën teksa tha se pallatet e biznesmenëve si Pëllumb Salillari ngrihen çdo ditë pa leje dhe atyre nuk u ndodh asgjë, por deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i vunë shiritin.
"Sot që një demokrat apo një i paparti të gëzojë të drejtën që meriton e ka të pamundur, sepse shteti një partiak garanton në mënyrë edhe të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike. Janë sot me mijëra demokratë që kanë fituar gjyqet dhe nuk marrin asnjë të drejtë. Janë me mijëra të tjerë që as nuk u shqyrtohen ankesat. Sot po më tregonte një demokrat; hapa një derë në dyqanin tim, gjithçka në lidhje të plotë organike, ja mbinë katër inspektorë. Ndërtim pa leje në një kohë kur shtohen pallatet e salillarëve, shtohen 14-15 kate pa pyetur fare dhe nuk thotë asgjë. Përkundrazi, ata janë klientelë e qeverisë dhe ky është një demokrat. Tjetrit i vendoset shiriti i krimit, vetëm pse është deputet i PD-së, vetëm pse ke vendosur ndërmarrjen, ke marrë me qira një ndërtim pa leje, paçka se ai ishte me dokumente si të gjithë objektet e tjera. Ministri del e bën shoë për pallatin ngjitur me shtëpinë e tij, të nesërmen pallati ngre edhe një kat tjetër. Këto i mora raste pasi janë të njohura për publikun, kurse seria e pafund e shkeljes së të drejtave të njeriut, demokratëve, nuk ka të sosur. Demokratët jetojnë në një diktaturë të vërtetë terrori, diskriminimi. Nga kush? Nga një njeri që i vjedh shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë që po e shkatërron ketë vend me shpejtësi marramendëse,"- tha Berisha.
sali berisha
Politike
21 Tetor 2022, 17:29
e.k
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Rama u shpreh i vendosur se do të vendosi një taksë të jashtëzakonshme ndaj kompanive të prodh...
Politike
21 Tetor 2022, 17:26
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është një vend që ka humbur votën ...
Politike
21 Tetor 2022, 16:29
Majlinda Bregu
BERLIN- Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur si pjesë e Procesit të Berlinit, miratuan sot...
Politike
21 Tetor 2022, 16:16
e.k
Edi Rama, Elva Margariti dhe Mirela Kumbaro
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denocuar ditën e sotme punimet që jan...
Politike
21 Tetor 2022, 15:21
e.k
Toni Gogu, Taulant Balla dhe Ermonela Felaj
TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend dy projektligje për ndalimin e kandidimit n&eu...
Politike
21 Tetor 2022, 15:11
e.k
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë për mediat pas depozi...
Politike
21 Tetor 2022, 14:43
e.k
Dorian Teliti
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se po abuzon me fondet publike dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. N&eu...
Politike
21 Tetor 2022, 14:45
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se nuk ishte gabim votiomi i hapjes së dosjeve. Përmes n...
Politike
21 Tetor 2022, 11:49
A.B
Dhurata Çupi dhe Anila Denaj
TIRANË- Me dy reforma territoriale, demokratët dhe socialistët dolën pas përfundimit të K...
Politike
21 Tetor 2022, 13:19
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj opozitës së vendit. Në një postim në rrjetet e tij social...