LIVE UPDATES
Politike

Projektbuxheti i vitit 2023/ PD: Nuk është serioz! Braktis nevojtarët dhe mbështetet interesat e qeverisë

Teliti u shpreh se projektbuxheti i propozuar nga qeveria mbështet si përherë vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritarët, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash e gjobash sipërmarrjen vendase.

21 Tetor 2022, 14:43 Nga e.k
Projektbuxheti i vitit 2023/ PD: Nuk është serioz! Braktis
Dorian Teliti

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se po abuzon me fondet publike dhe taksat e qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për mediat anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti u shpreh se projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz dhe sipas tij nuk është buxheti i duhur për shqiptarët dhe sipërmarrjen.

Teliti u shpreh se projektbuxheti i propozuar nga qeveria mbështet si përherë vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritarët, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash e gjobash sipërmarrjen vendase.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashur qytetarë,
 
Dëgjuam sot me zë dhe figurë se si qeveria shqiptare do të vazhdojë për të nëntin vit rradhazi të abuzojë me taksat tuaja dhe të shpërdorojë fondet publike. Dëgjuam sot se si me mjeshtërinë e fjalës por me dobësin e fakteve, qeveria shqiptare, po mundohet t’i hedhë hi syve shqiptarëve, syve tuaj, duke u munduar t'ju binde se po bën çmos për ju. Por e vërteta është krejt e kundërt. Projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz, nuk është buxheti i duhur për shqiptarët dhe sipërmarrjen, por mbështet si përherë vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritarët, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash e gjobash sipërmarrjen vendase. Ky nuk është buxheti i shëndetësisë dhe arsimit, pasi financimi i tyre do vazhdoje të jetë minimalist dhe rezulton të jetë vetëm gjysma e nevojave reale për një arsim dhe shëndetësi dinjitoze.  
 
Nuk është buxheti i fermerit, pasi do të jemi përsëri të fundit për subvencionimin e tyre, ndërkohë që vendet e rajonit financojnë të paktën 3 herë më shumë. Nuk është buxheti i rritjes së pagave, pasi rritja reale e tyre nuk parashikohet gjatë vitit 2023. Nuk është buxheti i pensionistëve, të cilët vuajnë rritjen dyshifrore të çmimeve të shportës së konsumit, ndërkohë që qeveria u thotë: "mjaftohuni me vetëm 1% rritje pensionesh". Nuk është buxheti i ish të përndjekurve politikë, të cilët të harruar e të nëpërkëmbur përballen edhe këtë vit me përbuzjen dhe braktisjen e qeverisë. Me këto ritme të financimit do duhen 30 vjet për të ezauruar detyrimin financiar ndaj kësaj shtrese të përvuajtur nga regjimi famëkeq që lamë pas në vitet ‘90. Ky nuk është buxheti i shqiptarëve dhe bizneseve në nevojë, pasi asnjë qindarke nuk do jepet për ndonjë paketë sociale ndihme, ndërkohë që vendet e ngjashme të rajonit kanë dhënë paketa disa herë më të larta dhe parashikojnë të mbështesin ekonomitë e tyre edhe në të ardhmen, ndërkohë qeveria shqiptare JO!  Nuk do disbursojë asnjë qindarkë.
 
Ky nuk është buxheti i performancës pozitive, pasi do vazhdojë të japë qindra milionë euro për të financuar sistemin e dështuar dhe të korruptuar energjetik, ku gjatë vitit aktual dhe vitit të ardhshëm janë dhënë dhe do të jepen 300 milionë euro nga paratë tona të taksave për të financuar gjoja nevojat energjetike, ndërkohë që të gjithë e dimë se koorporatat energjetike janë kthyer në vatra punësimesh elektorale dhe shpërdorimesh me lukse nga më të ndryshmet. Nuk do të jetë buxheti i profesionistëve të lirë, të cilët me mund e djersë kanë ngritur të ardhmen e tyre, tashmë do përballen me taksimin e ri qeveritar, duke u zhvatur paratë nga xhepat e tyre.
 
Nuk është buxheti i prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, të cilët do përballen me rritjen e ndjeshme të niveleve të akcizës. Po natyrshëm ju lind pyetja, i kujt qenka ky projektbuxhet? Fatkeqësisht ashtu si buxheti i vitit aktual, edhe buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxheti i oligarkëve, i financimit të PPP-ve.
 
Plot 116 milionë euro për 10 kontratat PPP do të jepen gjatë vitit të ardhshëm. Këto 10 kontrata PPP do të marrin tre herë më shumë fonde se ç’marrin 65 mijë familje me ndihmë ekonomike gjatë gjithë 2023. Do të jetë buxheti i shpërdorimit me shpenzimet operative të qeverisë për rehatllik, ku fondet do të rriten edhe më tej me 15 milionë euro. Këto të dashur qytetarë janë të vërtetat e hidhura të buxhetit të vitit të ardhshëm.
 
Janë të vërteta që askush, as vetë qeveria nuk i mohon dot, por thjesht me propagandë mundohet t’i fshehë ato. Ndaj hapni sytë dhe veshët, ndërgjegjësohuni, bëhet fjalë për paratë tuaja, mos lejoni askënd t’i vjedhë e shpërdorojë ato. Ju faleminderit.

dorian teliti partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet