LIVE UPDATES
Politike

"Për rastin e saj nuk vlen parashkrimi"/ Berisha: Irena Gjoka duhej të ishte në burg për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit

Në një deklaratë për gazetarët, para SPAK Berisha u shpreh se Gjoka nuk po ndiqet penalish, pasi ka korruptuar Kreun e SPAK, Altin Dumani, Ulsoi Manjan dhe KLGJ-në.

20 Tetor 2025, 10:59 Nga E.d
"Për rastin e saj nuk vlen parashkrimi"/ Berisha: Irena Gjoka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Paritisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka duhet të ishte në burg për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit. Në një deklaratë për gazetarët, para SPAK Berisha u shpreh se Gjoka nuk po ndiqet penalish, pasi ka korruptuar Kreun e SPAK, Altin Dumani, Ulsoi Manjan dhe KLGJ-në.

Sipas Kreut të PD-së, gjyqtarja Gjoka ka ekspozuar veprimet e saj aktive, për të mbuluar ekzistencën e vendimit penal në Greqi dhe të ekspulseve dhe mosdeklarimin e tyre në formularin e dekriminalizimit. Berisha tha se mosdeklarimi i vendimit penal në formularin e dekriminalizimit, duhet të sillte përfundimin e mandatit të saj. Në fund Kryedemokrati tha se sipas tre ligjeve të miratuara nga mazhoranca, Gjoka duhet të ishte në burg.

"Pesë. Për sa i përket mosdeklarimit të vendimit penal dhe dy ekspulseve në formularin e dekriminalizimit, kjo është çështje më vete e cila sjell dy pasoja. E para është ndjekja penale kundrejt Irena Gjokës. Mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit është një vepër penale për të cilën ajo duhet të ishte në burg. Këta duan të thonë se vepra është parashkruar dhe Irena e tyre me 5 mbiemra, e cila u ka ngrohur xhepat mirë e mirë, nuk mund të ndiqet penalisht. Kjo në fak është e pavërtetë sepse Irena ka marrë detyra të reja pas krijimit të Gjykatës Speciale, si psh ajo e kryetares së gjykatës, për të cilat kërkohet të plotësojë përsëri formularin e dekriminalizimit. Ajo ka kaluar procesin e vetingut pas caktimit si kryetare gjykate. Edhe aty me siguri i është kërkuar të bëjë deklarime për fakte të tilla dhe ajo nuk i ka bërë. Kështu që të gjitha paratë që i kanë marrë Irenës, apo urdhrat e Edi Ramës që kanë zbatuar hidhen në kosh të plehrave dhe dëshmojnë Altin Troplinin, Uluzi Faqeziun dhe KLGJ-në thjesht si skllevër të ryshfeteve apo urdhrave politikë. Për më tepër, Irena ka ekspozuar veprimet e saj aktive për të mbuluar ekzistencën e vendimit penal në Greqi, të ekspulseve dhe mosdeklarimin e tyre në formularin e dekriminalizimit.

Ju kujtohej se pak kohë më parë ajo i deklaroi BIRN, se nuk kishte vendim penal dhe as ekspuls, ndërkohë që kishte lëshuar prokurorë me firmën e saj dhe kishte angazhuar avokat për të kundërshtuar këto procedura, gjë që është evidente edhe nga drejtësia greke. Pra, jo vetëm ka bërë veprime aktive për mbulimin e veprës penale, pra e ka vazhduar atë. Pra, jemi para krimit vazhdues në terminologjinë juridike sepse ajo çdo ditë fsheh dënimet, dëbimet dhe veprat penale të saj. E dyta, mosdeklarimi e vendimit penal në formularin e dekriminalizimit sjell përsëri përfundim të mandatit që në momentin kur është kryer shkelja. Kjo është një procedurë administrative, pra jo penale, për të cilat nuk vlen asnjë afat parashkrimi i kodit penal. Nuk ka nevojë për veprim verifikues kaq kompleks. Mjafton mosplotësimi i një rubrike të formularit për ta larguar nga pozicion i gjyqtarit. Gjashtë. Pra, pavarësisht përpjekjeve të turpshme të KLGJ-së, Altin Troplinit, Prokurorisë së Përgjithshme për të mbajtur në detyrë një njeri që nuk mund të jetë gjykatëse sipas Kushtetutës, sipas ligjit. Një njeri që sipas tre ligjeve të miratuara nga kjo mazhorancë duhet të jetë në burg, ajo është e pambrojtshme dhe tashmë e vërteta ka dalë në dritën e diellit," tha Berisha./Dosja.al

irena gjoka sali berisha

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026