20 Tetor 2025, 10:19
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakur Erion Veliaj për të ndryshuar masën e sigurisë 'arrest me burg'. Në seancën e sotme, Apeli ka vendosur që të të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi: - Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. U shpall në Tiranë, me datë 20.10.2025..
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj gjkko
Politike
20 Tetor 2025, 10:08
I.A
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar me 15 ditë...
Politike
20 Tetor 2025, 09:28
I.A
Gaza
GAZA- Armëpushimi i arritur me mundim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit islamist po lëkundet rrezikshëm. Izraeli njoftoi sul...
Politike
19 Tetor 2025, 18:38
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht përfshirjen e drejtuesve të...
Politike
19 Tetor 2025, 16:54
M.L
Gjergji Nika
VLORË- Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë Partia Demokratike, ka shpallur zyrtarisht kandidaturë...
Politike
19 Tetor 2025, 12:58
E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka deklaruar se qyteti i Sarandës është përballur me ngjarj...
Politike
19 Tetor 2025, 10:57
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ka ndarë...
Politike
19 Tetor 2025, 10:24
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur për jetën e tij dhe marrëdhënien me politikën në episodin e tretë t...
Politike
19 Tetor 2025, 09:59
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rindërtohen dhe rikonstruktohen të gjithë godinat e institucioneve t&...
Politike
19 Tetor 2025, 09:55
E.d
Gabriel Guma
TIRANË - Gabriel Guma është prezantuar si kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, për Bashkon Tepelenë, n&...
Politike
18 Tetor 2025, 19:30
I.A
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë Florjan Binaj ka falenderuar qytetarët për mbësh...