19 Tetor 2025, 10:57
Nga M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ka ndarë disa reflektime personale lidhur me rolin e tij politik dhe jetën përtej detyrës shtetërore. Duke e nisur me humor, Rama tha se djalli nuk është aq i zi sa duket, e më pas u ndal te pyetja nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga politika.
“Ka momente që të vjen, por është sipërfaqësore. Nuk vjen nga thellësia,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se angazhimi i tij mbetet ende i fortë.
Kryeministri foli gjithashtu për lodhjen që sjell posti, presionin e përditshëm dhe natyrën e rënduar të vendimmarrjes, që sipas tij e karakterizojnë këtë detyrë.
Pjesë nga podcasti:
Rama: Djalli nuk është aq i zi sa duket.
Lindita: Rrini shumë në natyre?
Rama: Shumë më pak seç duhet të rri.
Lindita: Është shumë e bukur, sidomos kur kalon të 50-tat.
Rama: Faleminderit që ma kujton, natyra ime janë muret. Koha ikën gjithmonë e më shpejt. Çdo vit kalon më shpejt sesa viti paraardhës.
Lindita: Gjithë kjo energji? Keni thënë ndonjëherë që ‘do ta lë’?
Rama: Kjo është një histori ngritje zbritje, rrëshqitjesh, në momente të caktuara që ndihesh i rrëzuar, ka presion, stres, sepse është shumë e vështirë, e pamundur ti shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm.
Sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, i ke disa njerëz, siç kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund, kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Mund të jetë një vendim i vogël, por për dikë që ka një problem persona, është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vetë.
Kur thua jo, do marrësh përsipër dhe energjinë negative të dikujt që të s’kupton. Në momente të caktua të vjen të plasësh dhe mund të ketë ardhur të them… por ajo lëre këtë punë është sipërfaqësore. Nuk vjen nga shumë thellë. Është një akumulim që të vjen një moment, por që ta kem insistuese, jo.
Nëse do të ishte, atëherë ka mbaruar zjarri dhe në atë moment duhet të dish ‘deri këtu isha’. Zjarri nuk më ka dhënë shenja rënie. Nga ana tjetër, është eksperienca që fiton dhe dijet që merr të ndihmon të menaxhosh situatën./ Dosja.al
edi rama podcasti flasim
Politike
19 Tetor 2025, 10:24
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur për jetën e tij dhe marrëdhënien me politikën në episodin e tretë t...
Politike
19 Tetor 2025, 09:59
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rindërtohen dhe rikonstruktohen të gjithë godinat e institucioneve t&...
Politike
19 Tetor 2025, 09:55
E.d
Gabriel Guma
TIRANË - Gabriel Guma është prezantuar si kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, për Bashkon Tepelenë, n&...
Politike
18 Tetor 2025, 19:30
I.A
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë Florjan Binaj ka falenderuar qytetarët për mbësh...
Politike
18 Tetor 2025, 17:17
I.A
Vucic dhe Putin
“Mungesë durimi nga Brukseli dhe kërkesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë brenda një periudhe t&...
Politike
18 Tetor 2025, 14:37
E. D
foto ilustruese
ITALI- Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni i parë i Bashkimit Evropian që ka...
Politike
18 Tetor 2025, 13:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Fred Abrahams ish-drejtues i Fondacionit Soros në Tiranë,...
Politike
18 Tetor 2025, 12:46
E. D
George Soros
SHBA- Daily Mail shkruan se Dhoma 2501 e selisë madhështore të Shërbimit të Brendshëm të Tatimeve (IR...
Politike
18 Tetor 2025, 08:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gati dy vjet pas publikimit të raportit hetimor mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bash...
Politike
17 Tetor 2025, 22:18
E. D
GJADËR
GJADËR- Gazeta italiane L’Espresso shkruan se mbi 50 eurodeputetë përfshirë Alessandro Zan dhe Cecilia Stra...