LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm

Në një deklaratë për gazetarët para ambjenteve të SPAK, Kryedemokrati u shpreh se gjyqtarja Gjoka vazhon mban një post, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjet e vendit.

20 Tetor 2025, 10:46 Nga E.d
Berisha: Çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Paritisë Demokratike ka hedhur akuza drejt Prokurorisë së Përgjithshme se nuk ka marrë asnjë masë për pezullimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në një deklaratë për gazetarët para ambjenteve të SPAK, Kryedemokrati u shpreh se gjyqtarja Gjoka vazhon mban një post, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjet e vendit.

Sipas Kreut të Partisë Demokratike, Gjoka mbështetet nga Altin Dumani, Ulsi Manja dhe KLGJ. Berisha tha në fund, se çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm sepse është marrë nga një person që nuk mund të ishte gjykatës. Sipas Berishës, Gjoka vazhdon të ushtroj detyrën, pasi mban dosjen e ish-Presidentit Ilir Meta.

"Por sigurisht që drejtësia e Soros-reformës, marionetat e Ramës, Troplini e kompani nuk mund të lëshojnë një mashë qorre si Irena Gjoka që u përdor në të gjitha proceset e montuara ndaj opozitës pa asnjë fakt penal, të ndërmarra direkt ngha armiku i egër i pluralizmit, shërbëtori mjeran i Edi Ramës, Altin Troplini. Dy. KLGJ nuk iu përgjigj kërkesës tonë për të konstatuar përfundimin e mandatit të Irena Gjokës, por ia drejtoi Prokurorisë së Përgjithshme për të nisur hetimet nëse ekzistonte vendimin penal kundër Irena Gjokës dhe nëse ajo e kishte deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit, pavarësisht se për këtë kishin vendimin penal të drejtësisë greke të sjellë me vulë apostile. Prokuroria e Përgjithshme, për të dëshmuar veten se është një institucion tërësisht i kontrolluar, është një institucion që shkelmon Kushtetutë dhe ligje, nuk ka ndërmarrë asnjë masë deri sot. Tre. Qëllimi i këtij devijimi është i qartë. Së pari, në mënyrë të paligjshme vonon vendimmarrjen për konstatimin e mbarimit të mandatit meqenëse Irena Gjoka nuk mund të ishte gjykatëse kur ligji ia pengonte një personi të dënuar penalisht të mbante një funksion të tillë. Së dyti, KLGJ, Uluzi Faqja e Zezë, Altin Troplini dhe marioneta të tjera të pushtetit, zvarritën me qëllim hetimin edhe mbi çështjen e shkeljes së ligjit të dekriminalizimit nga Irena Gjoka, e cila ka fshehur dhe nuk ka deklaruar në formular as dënimin penal dhe as dy ekspulset nga Greqia me qëllim të qartë kalimin e afateve të ndjekjes penale, pra parashkrimin e veprës penale.

Pra kjo është arsyeja që këta shërbëtorë të Edi Ramës apo të korruptuar të Irena Gjokës, nuk ndërmarrin veprime vetëm e vetëm që delinkuentja Irena Gjoka, që mban detyrën në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, të mos japë llogari para drejtësië për këto fshehje dhe shkelje të rënda. Katër. Për sa i përket pikës së parë, pra mbarimit të mandatit sepse Irena Gjoka nuk ka pasur kriteret për të qenë gjykatëse, kjo e bën çdo procedurë gjyqësore të drejtuar prej saj, pas zgjedhjes gjykatëse në kundërshtim me ligj, procedurë të kryer nga një gjykatë jo e caktuar me ligj. Pra, çdo vendim i Irena Gjokës, që nga dita që ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit, është i pavlefshëm, është nul sepse është marrë nga një person që nuk mund të ishte gjykatës. Kjo, sipas Kushtetutës, por edhe sipas Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas precedentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Cani kundër Shqipërisë, Irena Gjoka nuk mund të jetë gjykatëse dhe proceset e ndjekura prej saj janë nul. Rikujtoj këtu se ajo mbahet në detyrë sepse ajo mban dosjen e Ilir Metës, dosje që nuk ka asnjë fakt penal, përveç vendimit hakmarrës primitiv të Edi Ramës ndaj tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd irena gjoka

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin