21 Maj 2026, 20:40
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se raporti i IBAR u amendua seriozisht për shkak të problemeve me drejtësinë dhe korrupsionin. Duke folur në tryezën ‘Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin’, Berisha u shpreh se opozita qëndron e bindur që të punoj fort për procesin e integrimit evropian.
Në fund, Berisha tha se shpreson që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë, pasi në gjykimin e tij është është i rëndësishëm.
Sali Berisha: Edhe një herë do të doja t'ju falënderoja shumë dhe t'ju siguroja se kjo konferencë është me rëndësi të madhe për ne dhe kemi mbështetje të madhe. Çfarëdo vështirësish të përballemi, ne qëndrojmë thellësisht të bindur që të punojmë fort për integrimin, procesin e integrimit evropian. Pavarësisht faktit se qeveria përpiqet ta mbajë atë pothuajse si proces të ndarë, jo vetëm për opozitën, por gjithashtu për publikun dhe shoqërinë civile. Ne qëndruam fort ndaj këtij zotërimi të këtij procesi dhe njëfarë përparimi është bërë. Disa gjëra u arritën në këtë drejtim, por përsëri ne këmbëngulëm. IBAR u votua sot për Shqipërinë, por siç e keni dëgjuar ju, u amendua. U amendua në mënyrë serioze pas qëndrimit të qeverisë ndaj hetimeve, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit.
Pra, ka pasur reflektime të mëdha të problemeve për t'u adresuar. Shpresoj që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë. Rajoni ynë është i rëndësishëm. Jo sepse siç thonë, ballkanasit prodhojnë më shumë histori sesa mund të konsumojnë, kështu që mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë atë të prodhojë pak më pak histori dhe më shumë të ardhme, është integrimi evropian. Ndaj mendoj se pavarësisht problemeve që kanë vendet tona, nuk ka rrugë më të mirë për t'i zgjidhur problemet e rajonit. Një rajon shumë i rëndësishëm, me potenciale të jashtëzakonshme, burime. Kështu që mbetem optimist për këtë. Faleminderit shumë dhe ju uroj suksese në konferencën tuaj./Dosja.al
sali berisha pd be
Politike
21 Maj 2026, 20:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Shqipëria po kthehet në një narkoshtet dhe se krimi...
Politike
21 Maj 2026, 20:22
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuven...
Politike
21 Maj 2026, 20:16
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se integrimi i vendit në BE është primare për opozitën...
Politike
21 Maj 2026, 19:39
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Raporti i IBAR për Shqipërinë, i cili u miratua sot nga grupi i punës COELA ka listuar një s&eu...
Politike
21 Maj 2026, 18:42
E.d
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka folur ditën e sotme për projekti qeveritar "Porta e Alpeve". Gjatë fjal&...
Politike
21 Maj 2026, 18:17
E.d
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka folur për projekti qeveritar "Porta e Alpeve". Gjatë...
Politike
21 Maj 2026, 17:01
E. D
BRUKSEL- Grupi i punës për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, COELA miratoi sot raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme ...
Politike
21 Maj 2026, 16:21
E. D
Marta Kos
PODGORICË- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos dha një mesazh për vendet e Ballkanit Perë...
Politike
21 Maj 2026, 16:22
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për përplasjet në aeroportin e Vlorës. Gjatë nj&e...
Politike
21 Maj 2026, 16:18
“Lërini urdhrat e partisë, shërbejini Shkodrës dhe Shqipërisë, votojeni këtë marrëveshje. Në një ...