LIVE UPDATES
Politike

Përplasja në aeroportin e Vlorës/ Berisha: Ka dorë Edi Rama, kërkon të marrë 10 milionë euroshin çdo vit

Gjatë një prononcimi për gazetarët, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se situata që po shfaqet në aeroportin e Vlorës, tregon ndërhyrjen e kryeministrit Rama. 

21 Maj 2026, 16:22 Nga E.d
Përplasja në aeroportin e Vlorës/ Berisha: Ka dorë Edi Rama,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për përplasjet në aeroportin e Vlorës. Gjatë një prononcimi për gazetarët, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se situata që po shfaqet në aeroportin e Vlorës, tregon ndërhyrjen e kryeministrit Rama. 

Lideri demokrat tha se konflikti midis ortakëve të investimit nuk mund të zgjidhet nga shteti në këtë mënyrë, duke dëmtuar investitorin kryesor dhe shkelur interesin publik. Sipas tij, kryeministri Rama me aktet që ka kryer dhe me rrëmbimin që i bën sipas dokumenteve pronarit të punimeve, merr përsipër një gjobë më të rëndën që ka marrë shteti shqiptar gjer sot.

Berisha: Ajo që po shfaqet në aeroportin e Vlorës. Nuk marr anën të asnjë pale, sepse janë institucione të tjera ato që duhet të vlerësojnë. Por vetëm një gjë ju garantoj, se mënyra se si po vepron Edi Rama, shkon sipas atyre të dhënave që kam, në një gjobë jo më pak se gjysmë miliardi euro kundër Shqipërisë. Në aeroportin e Vlorës mund të ketë kundërshtira midis ortakëve.

Por ndërhyrja e shtetit kundër atij që është investitor kryesor, përbën një akt të tmerrshëm të rëndë dhe i jep atij të drejtën për një dëmshpërblim që mund të shkojë më së paku 500 milionë euro.
E gjitha kjo bëhet për këtë arsye.

Osman Stafa, News24: Kush fshihet pas kësaj zoti Berisha?*

Sali Beisha: Edi Rama. Askush tjetër të garantoj. Po të jetë kryeministër, po nuk mund të bëjë kurrë. Kjo është vetëm e Edi Ramës.

Osman Stafa: Pra Edi Rama a e pret në besë Zotin Pacolli?

Sali Berisha: Po ku ka besë Edi Rama. Po dëgjo. Aty nuk është koha të besë atij, nuk bëhet fjalë për besë, por problemi është këtu. Ka një interes publik. Po pse përzihet Edi Rama? Se është aksioner. Është kontrata, unë ua kam thënë, ua kam denoncuar disa herë. Ku është çështja tani? Çështja është tek një 130 milionë euro të kontratës. Sipas kontratës të pashembullt, të pashembullt, qeveria shqiptare i paguan kompanisë çdo vit, për 13 vite, 10 milionë euro bileta të munguara. Sepse për të vjedhur këtë duhet të thonin që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit. E kuptoni ju? S'kanë fytyrë që janë këta, dhe tani, o burra duhet përzënë këtë që të marrim 10 milionshin në vit. E tëra është kështu.

Në qoftë se do ishte e drejtë as nuk çonte polici, as nuk çonte brigandë. Por palët, ortakët e zgjidhnin në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Po Edi Rama me aktet që ka kryer dhe me rrëmbimin që i bën sipas dokumenteve pronarit de facto të punimeve, autorit të punimeve, merr përsipër një gjobë më të rëndën që ka marrë shteti shqiptar gjer sot. Dhe kjo vetëm e vetëm për të plaçkitur 130 milionë euro që i ka firmosur me dorën e tij të zezë në kundërshtim me çdo kriter, bileta të munguara./Dosja.al

sali berisha aeroporti vlora

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet