LIVE UPDATES
Politike

"Është pa transparencë dhe kufij të qartë"/ Topalli në Kuvend: Porta e Alpeve shërben për favore politike, paratë e qytetarëve në rrush e kumbulla

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se "Porta e Alpeve" shërben për favore politike dhe nuk ka transparencë dhe kufij të qartë.

21 Maj 2026, 18:17 Nga E.d
"Është pa transparencë dhe kufij të qartë"/
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka folur për projekti qeveritar "Porta e Alpeve". Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se "Porta e Alpeve" shërben për favore politike dhe nuk ka transparencë dhe kufij të qartë.

Deputetja demokrate tha se sa më i paqartë të jetë projekti, aq më e lehtë bëhet ndarja e fondeve dhe privilegjeve për klientët e qeverisë. Sipas saj, ky nuk është projekt zhvillimi por është një gjeografi sipas tenderit. Ajo tha se kur qeveria fut bregdetin te Porta e Alpeve, nuk po ngatërron hartën, por po teston sa shumë mund të deformojnë realitetin pa dhënë asnjë shpjegim.

Fjala e saj:

Kur një projekt nuk ka kufij të qartë, nuk ka transparencë financiare dhe nuk ka kritere publike, atëherë hapet dera për atë që kjo qeveri di të bëjë më mirë: favorizime, grabitje pronash dhe klientelizëm. Ka një pyetje që askush nga qeveria nuk i përgjigjet: Si ka mundësi që fondet për Alpet dhe zhvillimin malor përfundojnë në zona bregdetare? Nëse projekti quhet "Porta e Maleve, e Alpeve", pse përfshihen territore që identitetin ekonomik e kanë te deti, turizmi bregdetar dhe te fusha? Kjo bën projektin të duket jo si strategji zhvillimi, por si një hartë politike interesash.

Këto paradokse nuk janë gabime teknike në fakt. Janë mjegull politike. Sa më i paqartë projekti, aq më e lehtë bëhet ndarja e fondeve dhe privilegjeve për klientët e qeverisë. Dhe kur shteti nuk jep harta, kritere dhe as transparencë, njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë se pas zhvillimit fshihet një operacion për kontroll territori.

Kur flitet për Portën e Alpeve për Lezhën dhe Shkodrën, askush nuk shpjegon: Sa fonde shkojnë te secili qark? Cilat janë projektet konkrete? Kush përfiton? Me çfarë kriteresh? Paradokset në fakt, që duken në sipërfaqe, gjithmonë fshehin interesin e tyre poshtë. Me këtë qeveri, Alpet kanë zbritur deri në det në Lezhë, që ka bregdetin, lagunën, fushën, që na doli papritur Porta e Alpeve. Me këtë logjikë, nesër në portin e Shëngjinit mund të mbajmë një stacion ski pa problem.

Ky nuk është projekt zhvillimi. Kjo është një gjeografi sipas tenderit. Ose Alpet kanë lëvizur nga vendi, ose fondet po ecin sipas interesit. Kur qeveria fut bregdetin te Porta e Alpeve, nuk po ngatërron hartën; po teston sa shumë mund të deformojnë realitetin pa dhënë kurrë asnjëherë asnjë shpjegim. Lezha ka detin. Paradokset që duken në sipërfaqe shpesh fshehin interesin e vërtetë, përsëris, por për pushtetin rëndësi nuk ka relievi; rëndësi ka relievi i interesave. Në këtë vend, edhe malet nuk ndjekin më natyrën. Ndjekin klientin.

Kur zgjedhjet manipulohen, ekonomia kontrollohet nga klientela dhe parlamenti trajtohet si dekor, atëherë sigurisht që Al Capone nuk është më figurë filmi. Është model qeverisjeje. Dhe projekti i paketës së maleve dhe i Portës së Alpeve është njëri prej tyre. Unë do kisha dashur shumë ta votoja. Dhe ndoshta edhe do ta votoj. Por unë jam e bindur se paratë që ju i quani me emrin e bukur e interesant “Porta e Alpeve”, do shkojnë rrush e kumbulla./Dosja.al

jozefina topalli porta e alpeve

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi