15 Prill 2025, 13:56
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për mediat, duke u shprehur se nuk e di se sa etike është t'i japë një përgjigje ama e ndjen detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptar. Berisha deklaroi se Antony Blinken është non-grata në vendin e tij dhe uron që të paraqitet para drejtësisë amerikane.
Kryetari i PD-së tha se vizita e Blinken në Shqipëri u bë për të mbyllur skandalin e McGonigal por ai skandal nuk do të mbyllet kurrë.
PJESË NGA FJALIMI:
"Tani, që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndryrë, që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij. Sepse unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve. Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari gjer tani, 20 herë më shumë se pasardhësi i tij në 4 vite.
E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.
Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha," tha Berisha.
sali berisha antony blinken
Politike
15 Prill 2025, 13:52
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot pas takimit nga afër me bisneset e vogla, se ato ishin n...
Politike
15 Prill 2025, 13:37
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i dorëhequr Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të ...
Politike
15 Prill 2025, 13:26
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, dha një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës n&...
Politike
15 Prill 2025, 13:20
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat pas shtyrjes së senacës n...
Politike
15 Prill 2025, 12:44
I.A
Aurel Zarka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-kreun e Prokurorisë Vlor&e...
Politike
15 Prill 2025, 13:01
E. D
Sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tir...
Politike
15 Prill 2025, 12:50
M.B
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë ka dhënë një deklaratë për mediat pas dal...
Politike
15 Prill 2025, 12:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiran&eu...
Politike
15 Prill 2025, 12:45
M.B
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë ka dhënë një deklaratë për mediat...
Politike
15 Prill 2025, 12:34
M.B
Jurgis Çyrbja
TIRANA- SPAK kërkon dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Prokuroria e ...