LIVE UPDATES
Politike

Tregtarët rrëfehen: Nuk ka njerëz më, nuk ka rini! Berisha: Është jetike që ta kthejmë këtë situatë! Do vendosim linja kredie të butë për biznesin e vogël

Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës premtoi gjithashtu përmirësime për pensionistët, duke garantuar një minimum jetik dhe përfitime të tjera për ta.

15 Prill 2025, 13:01 Nga E. D
Tregtarët rrëfehen: Nuk ka njerëz më, nuk ka rini! Berisha:
Sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiranës theksoi se do vendosin një klimë të favorshme për biznesin e vogël, duke ofruar linja kredie të buta dhe ulje të taksave, si dhe një sistem më të favorshëm energjetik dhe ujor. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës premtoi gjithashtu përmirësime për pensionistët, duke garantuar një minimum jetik dhe përfitime të tjera për ta.

Pjesë nga biseda:

Do bëjmë gjithçka që së pari t’u lehtësojmë nga ngarkesat e pamerituara fiskale.

Të kthehet tregtia siç ka qenë më përpara në kohën tuaj...

Absolutisht më të mira do të jenë. Përveçse tavani do ngrihet nga 140 mijë euro pa taksa në 180 mijë euro pa taksa. Do të ketë linja krediti të butë për bizneset e vogla dhe start-upet. Energjia do të shitet me 6 lekë, siç shitej dikur, jo me 18 lekë. Uji do përgjysmohet.

Shpresojmë për një fitore të madhe...

Duhet të punojmë sa më shumë me të gjithë.

Doktor, të uroj fitore të thellë...

Në dorë e kemi, ju e shihni se çfarë entuziazmi ka. Dhe kemi edhe një program që i përshtatet çdo shqiptar. Sepse ky program çdo pensionisti i tregon respektin njerëzor që meriton.

Unë i kam në shtëpi nënën dhe babën dhe janë me pension 120 mijë lekë, nuk e di si mund të bëhet po të mos jemi ne për t’i ndihmuar...

Ata kanë fatin e madh që të kanë ty, por janë me qindra e mijëra që kanë ikur se nuk kanë kafshatën. Çdo pensionist do ketë minimumin jetik 200 euro. Ata që janë me pension mbi 200 euro, do u rriten me 20 përqind pensionet. Do u japim kartën e konsumatorit që të blejnë ushqimet 20 përqind më lirë. Energjinë do e paguajnë me 7 lekë, jo me 8.5 lekë. Nafta do ulet me çmimet e Kosovës dhe Maqedonisë se meqë jemi bërë vetë shembulli i keq duhet të gjejmë shembuj të mirë përreth.

Nuk ka njerëz Doktor, nuk ka rini gjëkundi, është bërë qamet. Nuk vjen askush, më i riu kam ngelur unë këtu...

Ja, shikojeni. Është jetike, vendimtare që ne të kthejmë këtë situatë që ndodh. Prandaj në këto zgjedhje e kemi në dorë vetë të bëjmë gjithçka.

Do e kthejmë...

Do e kthejmë, bravo, të falënderoj shumë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj