16 Dhjetor 2023, 17:47
Nga a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe mbështetësit e PD në Gjirokastër. Lideri demokrat nga Gjirokastra është shprehur se bota e pa se kreu i qeverisë nuk pranon të hetohen partneritetet që ka dhënë me firmën e tij, se ai nuk pranon të hetohen familjarët e tij.
"Bota e pa se Edi Rama nuk pranon të hetohet se ai ka vjedhur. Bota e pa se ai nuk pranon të hetohen partneritetet që ka dhënë me firmën e tij, se ai nuk pranon të hetohen familjarët e tij. Kushtetuta, ligji e përcakton qartë, familjarët e kryeministrit, ministrit, deputetit, nuk mund të përfitojnë nga tenderat publike. Dhe nëse përfitojnë, mandati ikën. Thjeshtra e tij, punësohet në studio të mëdha të huaja dhe ato studio vijnë këtu dhe fitojnë të gjithë tenderat. Lënë të gjithë studiot tona me duarbosh sepse fitojnë vetëm ata që punësojnë thjeshtrën. Dhe kur unë i them këtë gjë, ai del e thotë: nga familja ime, asnjeri nuk ka fituar asnjë qindarkë nga fondet publike. Kur unë të nesërmen, dal dhe tregoj një pjesë të tenderave që ka fituar thjeshtra, thjeshtri del dhe thotë se familja ime përbëhet nga unë, Linda, Gregu dhe Zaho. E përjashton thjeshtrën. Por ligji nuk e përjashton.Dhe zotëria ka kryer dhe ne do e dërgojmë për ndjekje penale. Ka kryer krime se ne kemi marrë deklarimet e tij. Unë edhe sot jam i detyruar që pasuritë e fëmijëve të mi t’i deklaroj në dosjen time të deklarimit. Kurse ai 7 vite, gjer në vitin 2021, nuk ka deklaruar asnjë qindarkë nga thjeshtra e tij. Po kjo është vepër penale. A mund ta kapërcejmë ne këtë? Absolutisht jo. Pavarësisht se ai kontrollon drejtësinë, por ne u përfaqësojmë ju. Dhe ju sigurisht me shumë të drejtë prisni që ne të mbrojmë ligjin, të mbrojmë Kushtetutën dhe ne këtë do bëjmë sepse për 7 vite, ai nuk ka deklaruar asnjë qindarkë të thjeshtrës", tha ai.
sali berisha
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:46
a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet se Rama i bllokon betimin Belerit pasi e di që nuk mund ta dënojë...
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:45
a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka cilësuar rezultatet e censusit katastrofike, duke thënë se në v...
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:44
a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se po zëvendësojë popullin shqiptar me banglade...
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:43
a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar mosbindje civile që sipas tij do të jetë një k...
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:22
a.l
Rama Meloni Sunak
ITALI- Kryeministri Edi Rama është takuar në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe gjithashtu me kryemin...
Politike
16 Dhjetor 2023, 16:04
a.l
Takimi
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Palazzo Chigi, i pritur në oborrin e nderit nga kryeministri Giorgia Meloni dhe nga...
Politike
16 Dhjetor 2023, 15:57
a.l
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama përjashtoi çdo mundësi që do të kërkonte një vend tjetër europian, për...
Politike
16 Dhjetor 2023, 15:43
a.l
Ed Rama dhe Elon Musk
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka takuar në Romë pronarin e Platformës X, Elon Musk. Ai ka ndarë disa p...
Politike
16 Dhjetor 2023, 15:28
a.l
Erion Veliaj
TIRANË- Kopshti Zoologjik në Tiranë do të ketë tashmë një drejtues dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdh&...
Politike
16 Dhjetor 2023, 14:52
A.B
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama, me ftesë te homologes, Georgia Meloni, po qëndron në shtetin fqinj të Italisë. Ai u pyet ng...