Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Një një takim me simpatizantët në Gjirokastër, pasditen e sotme ai tha se mosbindja civile do të përmbysë atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve të vendit.
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar mosbindje civile që sipas tij do të jetë një kthesë vendimtare për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë. Një një takim me simpatizantët në Gjirokastër, pasditen e sotme ai tha se mosbindja civile do të përmbysë atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve të vendit.
"Kënaqësi e veçantë që jam këtu në një moment kthese vendimtare për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për demokracinë dhe kombin shqiptar. PD ka qenë dhe mbetet parti e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Mbetet parti e interesit kombëtar, e shtetit ligjor dhe orientimit të saj euroatlantik. Në këtë aspekt nuk ka asnjë kthesë, por kthesa e madhe që kërkohet sot nga ne, nga çdo demokrat, është qëndrimi që duhet të mbajmë ne për realizimin, për garantimin e këtyre parimeve. Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsiper PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve tona. Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, në të cilin krimi me lidhjet e tij gjer te kryeministri, në të cilin kartelet e drogës, nga Sinaloa e Meksikës, e udhëhequr nga dy shqiptarë, tek ato të Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, kanë lidhje me zyrën e kryeministrit. Mblidhemi në një kohë kur krimi dhe bandat kanë caktuar ministër të rendit, eksponentin kryesor të tyre. Mblidhemi sot në një moment kur krimi vendos kudo, jo vetëm me këto lidhje, por edhe me grykën e revoles, në rrugë dhe në qelitë e burgjeve me sigurinë më të lartë. Mblidhemi sot në një regjim të diktaturës së bandave, i cili tre muaj, pesë muaj para zgjedhjeve, liron nga burgjet vrasësit serialë, sjell nga Dubai dhe vendet e tjera, trafikantët më të rrezikshëm për t’i vërsulur kundër votës së lirë të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha.
Rama Meloni Sunak ITALI- Kryeministri Edi Rama është takuar në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe gjithashtu me kryemin...
Takimi ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Palazzo Chigi, i pritur në oborrin e nderit nga kryeministri Giorgia Meloni dhe nga...
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama përjashtoi çdo mundësi që do të kërkonte një vend tjetër europian, për...
Ed Rama dhe Elon Musk ITALI- Kryeministri Edi Rama ka takuar në Romë pronarin e Platformës X, Elon Musk. Ai ka ndarë disa p...
Erion Veliaj TIRANË- Kopshti Zoologjik në Tiranë do të ketë tashmë një drejtues dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdh&...
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama, me ftesë te homologes, Georgia Meloni, po qëndron në shtetin fqinj të Italisë. Ai u pyet ng...
Edi Rama ITALI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në takimin me kryeministren e Italisë Giogia Meloni tha se qendra e pritjes së e...
Sali Berisha TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqi...
Rama dhe Berisha TIRANË- Gjykata e Tiranës ka gjetur fajtor për shpifje kryedemokratin Sali Berishën pas një tjetër padi...
Sali Berisha GJIROKASTËR- Kryedemokrati Sali Berisha, ka zhvilluar një takim sot me Kryesinë në degën e PD në Gjirokastë...