LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama do të zhdukë portin e Durrësit për të ndërtuar ‘Dubain’ e tij me paratë e drogës

 Në tryezën e diskutimit me ‘Brain Gain’, Berisha u shpreh se Edi Rama po krijon Dubain e 1001 netëve, gjë e cila sipas tij e bën miliardier të rajonit dhe të Europës. 

24 Prill 2026, 19:32 Nga E.d
Berisha: Edi Rama do të zhdukë portin e Durrësit për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se do të zhdukë portin e Durrësit për të ndërtuar ‘Dubain’ e tij me paratë e drogës. Në tryezën e diskutimit me ‘Brain Gain’, Berisha u shpreh se Edi Rama po krijon Dubain e 1001 netëve, gjë e cila sipas tij e bën miliardier të rajonit dhe të Europës. 

Sali Berisha: Ju kujtohet se çfarë kundërshtie pati për ndërtimin e Rrugës së Kombit, e cila haptas, mund të thuhej se ndryshon gjeostrategjinë e porteve të rajonit. Përgjigja ime ishte e prerë, qëllimi im është gjeostrategjia e Shqipërisë. Nuk kam qëllim të dëmtoj asnjë port tjetër, por kam qëllim të shfrytëzoj në maksimum pozicionin gjeografik të brigjeve shqiptare në raport me rajonin.

Në këtë kuadër, pra është normale dhe e domosdoshme që porti të konsiderohet si një aset i një rëndësie strategjike shumë të madhe. Si një hub, si një nyje, zhvillim me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e transportit, për rritjen e madhe të peshës së brigjeve shqiptare, gjireve shqiptare, në transportin ujor ndërkombëtar. Çfarë ndodh?

Në mënyrë të papritur dhe jashtë çdo lloj përfytyrimi del një ditë prej ditësh Edi Rama dhe u thotë shqiptarëve se në portin e Durrësit do të ndërtojë Dubain e 1001 netëve. Do të zhduk portin e Durrësit. Do ta shtrojë në një port marine, ku do ndërtojnë në trojet publike të atij porti 12.000 apartamente, 12.600 apartamente, 6 hotele me pesë, gjashtë yje, pishina të standardeve më të larta dhe një marinë për 200 jahte.

Dhe do ndërtojë një port tjetër në Porto Romano, i cili do të ndërtohet nga, do të ndërtohet nga privati. Cilido që njihet me këtë projekt konstaton se qytetarëve shqiptarë po ju plaçkitet pasuria publike numër një. Nuk kemi asnjë pasuri tjetër publike ne që të kapë vlerën e portit të Durrësit.

Me trullin, me investimet e bëra, me kalatat, me të gjitha e të gjitha, ajo është pasuria publike numër një e shqiptarëve. Është më shumë se kaskada e Drinit. Dhe tani kjo asgjësohet. Asgjësohet. Po të ndalemi këtu. Që mund të ndërtosh një port tjetër më të madh se porti i Durrësit, kjo është normale dhe mund ta mund ta ndërtosh atë aty ku vendos.

Portet ndërtohen, thellimet realizohen, të përmasave që do, kjo është tashmë praktikë e njohur. Por, çfarë zbulojmë tani? Zbulojmë që porti i parashikuar për t'u për ndërtim, që duhet të ishte porti i thellë i i të gjithë rajonit, do të ishte vetëm 1/4 e kapacitetit të portit të Durrësit. A mund t'i imagjinojë kush?

Do të ishte fiks 1/4. Do të jetë 1/40 e Pireut. Do të jetë 1/8 e Selanikut. Faktikisht do të jetë Shqipëria pa port. De facto, kjo është, Shqipëria humbet portin e saj kryesor dhe ndërton një port kioskë sa 1/4 e tij. Nga një anë Edi Rama krijon Dubain e 1001 netëve, bëhet super miliardieri i rajonit dhe i Europës me paratë e Frank Çopjas dhe të Çopjave dhe të Troplinëve, se aty shqiptarët duhet ta dinë, se Alabbar me kontratë investon gjithsej 70 milionë euro.

Të gjitha të tjerat i investojnë kartelet e drogës. Kartelet e drogës pra plaçkitin pasurinë më të madhe publike të shqiptarëve, portin e Durrësit. Tani, të shkojmë pak më tutje. Në deklaratën e tij për ndërtimin e portit, Edi Rama u tha shqiptarëve se porti i ri do ndërtohet nga privati. Ata privatët e Edi Ramës janë bota e nëndheshme. Ata japin paratë për apartamente, por nuk japin paratë për ndërtimin e porteve./Dosja.al

sali berisha porti i durresit edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj