LIVE UPDATES
Politike

Beqaj letër nga burgu Ulsi Manjas dhe Fatmir Xhafës: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime

Përmes një postimi në “Facebook” mësohet se në letër Beqaj thekson se prej më shumë se dy vitesh po përballet me një procedim penal në GJKKO dhe se gjatë këtij procesi ka dalë një problem shumë serioz, e cila prek standardin e KEDNJ dhe kushtetues të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri.

24 Prill 2026, 16:59 Nga D.S
Beqaj letër nga burgu Ulsi Manjas dhe Fatmir Xhafës: U shkel ligji
Ilir Beqaj

TIRANË-  Ermal Yzeiraj avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt ka publikuar një letër të klientit të tij drejtuar ministrit të drejtësisë, Toni Gogut dhe dy kryetarëve të komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja.

Përmes një postimi në “Facebook” mësohet se në letër Beqaj thekson se prej më shumë se dy vitesh po përballet me një procedim penal në GJKKO dhe se gjatë këtij procesi ka dalë një problem shumë serioz, e cila prek standardin e KEDNJ dhe kushtetues të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri..

Më tej në letër ai sqaron rastin e tij dhe u kërkon Manjas, Xhafajt dhe Gogut që të ndërmarrin veprime konkrete të nismës ligjore për të rishkruar nenin 332/d të KPrP ose të kërkojnë kontroll kushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

LETRA E BEQAJT:
Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë pjesë nga shkresa që ai i ka dërguar së fundmi më datë 20.04.2026, Z. Fatmir Xhafaj dhe Z. Ulsi Manja (në cilësinë e Kryetarëve respektiv të dy komisioneve të Kuvendit) dhe Z. Toni Gogu (në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë):

Prej më shumë se 2 vitesh po përballem me një procedim penal në GJKKO (13/2020). Gjatë këtij procesi ka dalë një problem shumë serioz, që sipas meje prek jo vetëm çështjen time, por vetë standardin e KEDNJ dhe kushtetues të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për nenin 332/d, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, dispozitë që i jep gjyqtarit të seancës paraprake të drejtën të ftojë prokurorin të korrigjojë ose saktësojë akuzën kur vlerëson se cilësimi juridik është i gabuar ose akuza nuk është formuluar qartë.

Në pamje të parë kjo mund të duket si çështje teknike procedurale. Në të vërtetë, nuk është. Është çështje themelore për ndarjen mes rolit të prokurorit dhe rolit të gjykatës.

Çfarë ka ndodhur në rastin tim?

Në procedimin penal nr. 13/2020 të SPAK, unë jam hetuar për disa vepra penale. Më 17 mars 2024 më është njoftuar me shkrim akuza për “shpërdorim detyre”.

Më pas, në seancën paraprake të datës 23.12.2024, gjyqtarja e seancës paraprake vlerësoi se cilësimi juridik i akuzës nuk ishte i saktë dhe parashtroi një cilësim tjetër: “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, së bashku me elemente të tjerë të rinj në arsyetim.

Ajo që e bën situatën shqetësuese është se vetë prokurorët deklaruan në sallë se:

* sipas bindjes së tyre, akuza që kishin ngritur fillimisht ishte e drejtë;

* por, për të shmangur një ngërç procedural me gjykatën, pranuan “sugjerimin” e saj.

Pra, sipas deklarimeve të vetë organit të akuzës, akuza e re nuk ishte produkt i bindjes së prokurorit, por pasojë e mekanizmit procedural të nenit 332/d, pika 3.

Ku qëndron problemi?

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq, në emër të shtetit.

Po ashtu, neni 34 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se një person merr cilësinë e të pandehurit me aktin e njoftimit të akuzës, dhe kur akuza ndryshon, është prokurori ai që duhet të marrë vendim dhe t’ia njoftojë të pandehurit.

Edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, kërkon që çdo i akuzuar të informohet në mënyrë të hollësishme për natyrën dhe shkakun e akuzës.

Në rastin tim, kjo nuk ka ndodhur.

Akuza e re:

* nuk më është njoftuar me një akt të ri të prokurorit;

* nuk është formuluar qartë nga prokurori në seancë;

* është referuar herë si vendim i gjyqtares së seancës paraprake, herë si procesverbal, madje deri edhe si audioregjistrim i seancës.

Pra, në thelb, unë jam vënë përballë një akuze që:

* nuk është bindja e vetë prokurorëve;

* nuk më është njoftuar me akt të rregullt të prokurorit;

* mbështetet në arsyetimin e një vendimi gjyqësor, jo në një akt të qartë akuze të organit kushtetues që ka tagrin për ta ngritur atë.

Pse kjo është e rrezikshme?

Sepse nëse pranohet kjo logjikë, atëherë kufiri mes gjykatës që gjykon dhe prokurorisë që akuzon bëhet i paqartë.

Në një proces të rregullt ligjor:

* prokurori duhet të ngrejë akuzën;

* gjykata duhet ta kontrollojë dhe ta gjykojë atë;

* i pandehuri duhet të dijë qartë dhe me shkrim për çfarë akuzohet.

Por nëse akuza del në thelb nga arsyetimi i gjykatës, ndërsa prokurori thotë se kjo nuk është bindja e tij, atëherë kemi një deformim serioz të procesit penal.

Ky nuk është më thjesht problem terminologjik apo teknik. Ky është problem i autorësisë së akuzës, i ndarjes së funksioneve kushtetuese dhe i të drejtës së mbrojtjes.

Unë mendoj se ka arsye serioze për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së nenit 332/d, pika 3 të KPrP, të paktën në mënyrën si po interpretohet dhe zbatohet sot.

Sepse nëse kjo normë lejon që:

* gjykata të diktojë përmbajtjen reale të akuzës;

* prokurori të heqë dorë nga bindja e vet vetëm për efekt procedural;

* i pandehuri të mbrohet ndaj një akuze që nuk i është njoftuar rregullisht me akt të prokurorit;

Atëherë kemi një dispozitë të KPrP që, në praktikë, vendoset mbi Kushtetutën dhe mbi garancitë e procesit të rregullt ligjor.

Kjo nuk është vetëm çështja ime. Ky problem nuk prek vetëm procedimin tim. Ai prek çdo qytetar dhe çdo prokuror në Shqipëri.

Nëse pranohet që akuza mund të marrë formë jashtë bindjes së prokurorit dhe jashtë aktit formal të njoftimit, atëherë cenohet një parim bazë i shtetit të së drejtës.

Prandaj, ju ftoj që nëse e gjeni të drejtë shqetësimin që po ju përcjell, të ndërmerrni veprime konkrete të nismës ligjore për të rishkruar nenin 332/d të KPrP ose të kërkoni kontroll kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Kontrolli kushtetues i kësaj norme nuk është interes personal. Është nevojë për të mbrojtur ndarjen e roleve në procesin penal, të drejtën e mbrojtjes dhe vetë procesin e rregullt ligjor.

Bashkëngjitur është një dokument me më shume detaje rreth rastit tim.

Nëse kërkoni më shumë informacion, bashkëpunëtorët tuaj mund te kontaktojnë me mbrojtësin tim ligjor.

Me konsideratë, Ilir Beqaj

Ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë

IEVP Durrës, 20.04.2026./Dosja.al

ilir beqaj ulsi manja fatmir xhafa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet