LIVE UPDATES
Politike

Berisha: E ftoj Edi Ramën në debat si të dojë dhe ku të dojë! Por ai ka frikë nga vetja e tij

Berisha u shpreh se nuk ka dëshirë kurrë ta takojë kryeministrin Edi Rama por theksoi se e fton të dalë në debat para qytetarëve.

4 Prill 2025, 20:25 Nga N.F
Berisha: E ftoj Edi Ramën në debat si të dojë dhe ku të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit u shpreh se shteti duhet të jetë i drejtë. Berisha u shpreh se nuk ka dëshirë kurrë ta takojë kryeministrin Edi Rama por theksoi se e fton të dalë në debat para qytetarëve.

Ai i bëri thirrje Ramës të lërë monologjet çdo mëngjes me dhe të dalin në debat si të ketë dëshirë ai ku të paraqesin programet e tyre për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë. 

"Tani, ne kemi një objektiv, suksesin e qytetarëve. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që ata të mëkëmbën në biznesin e tyre me punën e tyre, me djersën e tyre. Ulim taksën. Nga rënia e taksës nga 23 në 10 përqind, fiton çdo biznes, çdo biznesmen, fiton çdo punonjës. Me një të rënë të lapsit, punonjësve u rriten rrogat 13 përqind. Bizneseve u mbeten 13 përqind e fitimit për ta investuar, për të punësuar, për të zgjeruar biznesin. Po ju do thoni po arka? Ne e bëmë njëherë këtë dhe në arkë jo vetëm që nuk munguan, por u shtuan. 6 muajt e parë morëm 300 milionë më shumë, në krye të mandatit dyfishuam të ardhurat.

Pra, kjo nuk pakëson, përkundrazi kjo shton të ardhurat, shton biznesin, tërheq investimet.
Ky vit është viti i diasporës dhe ju e keni parë me çfarë malli, me çfarë dashurie, me çfarë vendosmërie u regjistruan ata dhe do vijnë për të votuar për të ndryshuar Shqipërinë.
Por edhe Shqipëria do ndryshojë ndaj tyre. Çdo familjar i juaji që dëshiron të kthehet në vendin e vet, do ketë 5 vite asnjë taksë. Të vijë, të investojë ato fitime që ka krijuar, të punësojë edhe dikë tjetër, të vazhdojmë. Këtu ka probleme të akumuluara. Legalizimi. Kam firmosur një pakt, një kontratë me banorët për legalizimin. Dy janë pikat themelore të këtij pakti.

Nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit. Nuk kemi bërë ne. Shteti duhet të jetë i drejtë. Dhe kur shteti është i drejtë, edhe qytetari e ndjek më shumë të drejtën. Atëherë ne nuk bëjmë urbanizim para legalizimit. Ne do legalizojmë dhe garantoj të gjithë, se ato leje që këta u kanë dhënë, të gjitha do të quhen tapi dhe do i gëzoni përfundimisht. Miq, e keni vënë re ju, që ai... më mirë të mos ia themi emrin, flet me vete çdo mëngjes dhe shpik emra. Por prisni dhe ju lutem është shumë e rëndësishme të kuptohet. Pse e bën këtë ai? Ai e bën këtë sepse ka mashtruar, sepse ka krijuar këtë gjendje dhe tani do ta bëjë fushatën elektorale një shaka banale, një parodi, një diçka të pavlerë, në mënyrë që programin serioz që paraqesim ne para qytetarëve, ta krahasojë me banalitetet e tij.

Tani unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë. Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij. Po, absolutisht. Kuptova se ai nga mëngjesi gjer në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falë asaj reforme që bëmë dhe thotë ja pasaporta evropiane. Por harron se ADN-ja e integrimit është ADN-ja e PD-së. Kjo është e vërteta," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!