LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nuk mund të integrohemi në BE si vendi me pensione 140 euro, apo si vendi ku bëhen arrestime politike

Berisha u shpreh se e vetmja forcë politike që ka faktuar se është serioze dhe e suksesshme në proceset intergruese është PD.

4 Prill 2025, 19:04 Nga r.ll
Berisha: Nuk mund të integrohemi në BE si vendi me pensione 140 euro,
takimi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka 3 javë që nxjerr një pasaportë biometrike të prodhuar sipas tij nga qeveria e mëparshme. Berisha tha se Rama e prezanton këtë si pasaporta europiane.

Ai tha  se në BE, Shqipëria nuk mund të integrohet si vendi ku pensionet janë 140-150 euro, ku burgosen politikisht drejtuesit e opozitës, apo si vendi që eksporton kriminalitet. Berisha u shpreh se e vetmja forcë politike që ka faktuar se është serioze dhe e suksesshme në proceset intergruese është PD.

"Miq, ky njeri, të rinjtë i kanë vënë memen e fundit: meme e gjallë, dhe bravo u qoftë se ua kanë gjetur. Ky njeri që nuk që nuk lë gje pa gënjyer. Tani, ka 3 javë që nxjerr një pasaportë biometrike të prodhuar nga qeveria e mëparshme, dhe u thotë ja, pasaporta europiane. Kjo parti qendroi në pushtet 20 vjet, dhe në mënyrë absolute nuk ka regjistruar një akt të vetëm madhor në procesin e integrimit.

PD e anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës. Këta thërrisinin se, molla nuk është pjekur, në atë kohë, ju kujtohet. PD natërasoi Shqipërinë në NATO. Edi Rama protestonte me portretet e Enver Hoxhës, atë ditë që Shqipëria anëtarësohej në NATO në shesh. Komisioni Europian prpozoi Shqipërinë për statusin e kandidatit. Ai bllokonte 3 ligjet në parlament për këshilltarët e Fierit. Parlamenti Europian miratoi heqjen e vizave për shqiptarët. Ai dërgonte emaile se 800 mijë shqiptarë do u dynden në Bruksel.

Pse po i them këto? Po i them këto se, në qoftë se ka një parti që ka ADN-në e integrimit, kjo është PD-ja. Po PD-ja e integrimit nuk e imagjinon kurrë se mund të integrojë Shqipërinë si vend i burgosjeve dhe arrestimeve politike. Jo, Shqipëria nuk mund të integrohet kurrë si vend i tillë. PD nuk e imagjinon kurrë që të mund të integrojë Shqipërinë si një vend i torturës masive. A e dini ju miq, se sot në burgjet e Shqipërisë 70% e 6200 të burgosurve janë në paraburgim, janë persona të padënuar. Në parim e Kushtetutës së Shqipërisë, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të Kartës së Organizatës së OKB, ata janë të pafajshëm. Dhe ata mbahen aty, në super kushte çnjerëzore, torture të vërtetë.

Jo, Shqiëpria nuk mund të ecë në këtë mënyrë drejt BE. Por, t’u them edhe njgjë tjetër ju. Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me pensionistë që marrin 140 euro, 150 euro. Nuk ecet. E kanë edhe këtë kriter. Nuk e shpallin. Por e kanë ata edhe këtë kriter. Edhe, e kanë me të drejtë. Ua jap plotësisht të drejtë. Shqipëria, nuk mund të ecë drejt BE duke eksportuar krim dhe kriminalitet, duke dhunuar zgjedhjet e lira. Pra, të gjitha këto janë vetëm mashtrime të Edi Ramës. Në qoftë se, ka një forcë politike që është faktuar se është serioze dhe e suksesshme në proceset intergruese, kjo është PD.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!