LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ballkani i hapur merr fund, arkivohet si nga kapitujt më të zinj që shkatërroi mijëra ferma në Shqipëri

Më tej Berisha u shpreh se me ardhjen në pushtet do t’i bëjë një mbështetje të fuqishme bujqësisë.

2 Dhjetor 2024, 18:32 Nga E. D
Berisha: Ballkani i hapur merr fund, arkivohet si nga kapitujt më të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi projektin e Ballkanit të Hapur si shkatërrimtar për mijëra ferma në Shqipëri. Gjithashtu Berisha tha se kanë instaluar në këtë vend një grup hajdutësh që u transferuan nga Bashkia Tiranës në qeveri. Më tej Berisha u shpreh se me ardhjen në pushtet do t’i bëjë një mbështetje të fuqishme bujqësisë.

Fjala e Berishës:

Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë. Kanë instaluar në këtë vend një grup hajdutësh që u transferuan nga Bashkia Tiranës në qeveri. A mund të imagjinojë kush që, një rrugë, konkretisht gjysma e Unazës së Tiranës, 13 kilometra të Unazës së Tiranës, të copëtohen në 14 lote, 14 kontrata për të vjedhur, për të gjobitur 14 herë. Është skema klasike që përdorte Edi Rama me lejet e ndërtimit.

Edi Rama jepte leje, do ndërtonte ndërtuesi një pallat, leja ishte për në shkallë, për shkallën tjetër lejen tjetër, për shkallën tjetër lejen tjetër që ta vilte tri herë. Dhe këta, sollën këtë skemë. Sollën këtë skemë, dhe sot nga 57 miliardë euro buxhete të përbashkëta në 11 vite. Më thoni, çfarë kanë ndërtuar? Ku janë?

Një pjesë e mirë të rrugëve të nisura në atë kohë nuk kanë përfunduar. Nuk ka përfunduar Unaza, janë ndërtuar tre lote në atë periudhë. Nuk ka përfunduar rruga Qukës- Qafë Plloç, akoma vazhdohet dhe punohet në Bajpasin e Vlorës. Rruga e Arbërit është bërë tërkuz, nuk përfundon kurrë. Kurse miliardat zhduken.

Ndaj dhe, nuk mund të ketë asnjë lloj dyshimi se, ne do ndërtojmë, jo, ne do të ndërtojmë.
Natyrisht, ne do iu kthehemi ujërave. Kemi patur dhe kemi objektiv 24 orë ujë për shqiptarët. Shqipëria është vendi më i pasur me ujë. Me paratë e tunelit të Llogarasë, i cili shkurton gjithësej 13 minuta dhe përjashton qafën më panoramike të Shqipërisë. Ia lidh sytë Llogarasë tuneli. Me atë tunel sistemoje ujërat e zeza nga Semani gjer në Ksamil. Që të gjitha derdhen në det sot, dhe ato që ndërtuam ne, dhe ato i kanë jashtë funksionit.

Dhashë këtë shembull. Ne do ndërtojmë, do ndërtojmë fuqishëm, por ne fondet, përparësi absolute ne do të kemi qytetarin. Jo vetëm qytetarin në nevojë, jo. Ne rikthehemi parti konservatore, parti e taksave të ulëta. Ne jemi për begatimin e shqiptarëve. Dhe besojmë se rruga për të rritur të ardhurat dhe për të rritur mirëqënien kalon nëpërmjet uljes së taksave. Iu rikthehemi taksave të ulëta, siç kemi qenë, edhe më shumë mund t’i studiojmë, mund t’i ndjekim.

Rikthehemi fuqishëm mbështetjes së bujqësisë. Nuk ka vend të zhvilluar pa bujqësi të zhvilluar. E përsërisin shpesh fermerët këtë, por e përsërisin me shumë të drejtë. Edhe sikur 3% prodhim kontribut të kenë në prodhimin e brendshëm kombëtar, ata duhet të jenë një sektor i zhvilluar, jo i braktisur si është sot. A ka gjë më absurde se të përcaktosh 44 milionë euro për 20% të popullatës në Shqipëri që kontribuon me 20% të PBB.

Jo, ne u rikthehemi fuqishëm subvencionimit të fermerëve. I rikthehemi orientimit të fruti kulturës. Ne nuk diktojmë, por nxisim, dhe do nxisim ne. Krahas prodhimeve të fushës, ne do nxisim fuqishëm mbjelljen e kodrave dhe maleve me dru frutorë. Faik Konica, e quajti Shqipërinë në meritën e tij më të madhe: kopështi shkëmbor. Shkëmbor, se shkëmbore është Shqipëria, të jemi realistë. Shkëmbore, por është kopësht. Bëhet kopësht, ne do ta bëjmë. Do iu rikthehemi projekteve. Iu rikthehemi ullirit, iu rikthehemi arrorëve, iu rikthehemi druve frutorë. Nga ana tjetër, absolutisht do të subvencionojmë çdo kokë bagëti, çdo njesi prodhimi. I japim fund taksimit armiqësor ndajr fermërëve. Armiqësor ndaj tyre.

Ballkani i hapur merr fund. Arkivohet si nga kapitujt më të zinj që shkatërroi me mijëra e mijëra ferma në Shqipëri. Nuk shkatërrohen fermat në BE, jo, sepse kanë rregulla, i kanë kuotat. Nuk pranon kush, të hapë kufirin për fermerët e tjerë që të shkatërrojë fermerët e tij. Jo, jo, nuk është e vërtetë. Ëstë e vërtetë siç ka funksionuar me kuota, funksionin me rregulla. Dhe siç keni parë ju, nuk keni dëgjuar ju, të ankohet fermeri gjerman për fermerin francez, apo fermerin italian. Kurse ky shkoi i hapi në një akt antikombëtar me mashtrimin se kamioni vonon 1300 ditë në dogana. Hapi kufijtë.

Natyrisht, fermerët që marrin subvencione 8 herë më shumë se sa fermeri ynë. Fermerë të cilët kanë në tokat e tyre investime miliarda e miliarda edhe gjatë Jugosllavisë së Titos. Ata janë më prodhues, janë më kompetitivë. Kështu që, ne do t’i bëjmë një mbështetje të fuqishme bujqësisë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj